Zgjidhet Kongresi i ri i Shqiperise.

Day 1,648, 12:57 Published in Albania Albania by jankeri

Te nderuar miq, me 25.05.2012 u votua per Kongresin e radhes te Shqiperise.
Keta jane 10 te zgjedhurit tane.
Ne vijim po ju paraqes nje biografi per 10 kongresisite, ne menyren time se si une i njoh dhe i shoh.


Ky kongres do mbahet mend se shume te rinje po hyjne per here te pare. Pra ka shume lojtare me grada me te medha dhe me te vjeter qe as nuk kane konkuruar fare per kongres, por kane vendosur qe tua lene kete pune disa kongresmeneve me te rinje ne loje.

Kandidatet per kongresmen nuk kane dhene premtime shume te medha bile bile perpos Festi ManUtd Bublica dhe DardanH nga TOP 10, asnje prej tyre nuk ka marre mundin qe te pakten te shkruaj nje artikull ku shpall kandidaturen,
Edhe Ethnic.Alboz poashtu kishte pergaditur nje artikull por nuk e ka vendosur linkun te "Presentation", per ate arsye nuk e kam pare me heret.
Ndersa nga ata qe kane mbetur jasht TOP 10, vetem 2 prej tyre kane pregaditur artikujt ku kerkojne voten tuaj.
Cameria Soldierboy, ka shkruar nje artikull te mire, por per momentin mbetet jashte gares per kongresmen. Poashtu edhe Sabri Hakuli ka shkruar nje artikull te vogel.
Gjithsejt nga 37 kandidat per kongresmen, vetem 5 prej tyre kane pregaditur artikujt, qe eshte shume pak, krahasuar me poziten e rendeishme qe kandidatet synojne te marrin.



KONGRESMENET E ZGJEDHUR DHE NJE BIOGRAFI E SHKRUTER NGA ANA IME.



1. Napoleon 54 , 97 vota.
5 here Presidenti i Shqiperise duket se eshte Kongresisti me i pelqyer i Shqiptareve dhe larg larg me i votuari. Si duket shqiptaret e vleresojne larte ish Presidentin per punen e tij qe ka bere ne Shqiperi.
Edhe pse nuk ka postin e Presidentit, per mendimin tim eshte shume aktiv, shpenzon nje kohe te gjate te dites ne chat, shkruan komente dhe jep spjegime, merr pjese ne takimet rajonale per Shqiperine etj.
Me nje popullaritet te tille, Nino ka te siguruar edhe shume kongrese e poste tjera te rendesishme ne Shqiperi.

2.Ethnic.Alboz, 31 vota.
Ish ambasadori shqiptar ne Singapor i terhjekur siq e quan ai per shkak te tradhtise se Presidentit Krimiko.
Si duket populli shqiptar ka vendosur qe ne vend te dyte ta pozicionoje opozitarin dhe kritikuesin e madh te qeverise. Edhe pse i ri ne loje, ai ka arritur te mposht emra te medhenje dhe rankohet bindshem i 2-ti. Ishte shume kritikues ne punen e taksave, dhe skandalit te bankes se Shqiperise.
Ta shohim tash ne postin e kongresistit se qka do te na ofroj, ka premtuar se per cdo vendim do te konsultohet me popullin.

3.Festi ManUtd Bublica, 29 vota.
Siq e tha edhe vet, kandidaturen e tij e ka perkrahur Presidenti aktual Krimiko, djalosh aktiv ne loje, i angazhuar sidomos shume me Military Unit "Dardanians Elite". Eshte pjese e nje kontigjenti te ri lojtaresh qe edhe pse te rinje ne moshe kane korrur sukses te madh ne organizimim e sulmeve, sidomos te ores 22 me grupin e tij ushtarak.

4. DardanH, 27 vota.
Edhe pse i ri ne kete loje eshte angazhuar shume shpejt ne poste te rendesishme shteterore, luan rolin e Ambasadorit ne Brazil, zv. minister i Puneve te Brendshme, dhe me e rendesishma po e luan me sukses rolin Zedhenesit te Presidentit te Shqiperise, njihet si aktiv neper shkrimet e ndryshme ne eRepublik, me pergjigje te shpejta, natyrisht ne mbrojtje te qeverise.

5. Kris Hasa, 27 vota.
Nje nga lojtaret e vjeter shqiptar ne kete loje "old school", me shume poste te rendesishme pothuajse ne cdo qeveri shqiptare deri tani. I terhequr vullnetarisht nga jeta politike, por siq duket perkrahja e ndaj tij eshte ne renje mu pershkak te terheqjes se tij dhe duke pasur parasysh se shume te rinje kane arritur te marin me shume vota se ai.

6. altinks, 22 vota.
Eshte pjese e kongresmeneve te ri, aktualisht mban 3 pozita te rendeishme, minister i Ekonomise, Ambasador ne Indonezi, dhe Komandant i njesise ushtarake "Dardanians Elite", njesi kjo e afert me qeverine e Krimikos. Pra edhe pse i ri ka marre pergjegjesi dhe ka arritur te kete sukses te madh, nuk eshte lehte te behesh kongresmen, te kesh Njesi Ushtarake me me pak se 2 muaj loje.


7. BIGMEF, 21 vota.
Edhe ky i ri ne loje, momentalisht eshte kaptiten dhe Komandant i Regjimentit te 2-te te njesise ushtarake "Dardanians Elite", e poashtu eshte edhe Ambasador ne Filipine.
Eshte aktiv dhe bashk me kongresmenet e rinje po shkon drejt nje zhvillimi te hovshem ne loje.

8. ArlindXhakolli, 20 vota.
Eshte president i partise "Vellazeria Muslimane", parti kjo qe padrejtesisht u akuzua si perqarese e popullit shqiptar. Eshte me i vjeter dhe ka me shume medalje se lojtaret qe i ceka me lart pos Napoleonit dhe Kris Hases.
Per te eshte hera e dyte qe zgjedhet ne kete post te rendeishem.

9. Lapraski94, 20 vota.
Edhe ky si pothuajse te gjithe kongresmenet e tjere mban edhe postin e ambasadorit te Shqiperise ne Argjentine, jo shume i vjeter ne loje por nje gje me ka bere pershtypje eshte se ka ftuar ne loje me shume se 30 persona.

10. kushtrimzz, 18 vota.
Eshte nje nga lojtaret shqiptar te rralle qe kane arritur mbi 1 mije "Subscribe" apo abonues ne gazeten e tij personale.
Me heret ishte i njohur si A.Avdiu, pjesetar i Ministrise se Financave ne muajin e pare te krijimit te eShqiperise, zv. minister i Edukimit dhe ambasador ne Pakistan dhe mbi te gjitha krijues i FPZH qe se fundmi eshte rikthyer dhe ka pasuar ArlindXhakollin ne postin e Komandantit, pra ne njesin me te veqante per mua dhe shume te tjere qe jane dhe ishim pjese e FPZH-es.
Momentalisht rankimi i tij ushtarak eshte "National Force".





Keta pra jane 10 njerezit qe u zgjodhen, te gjitheve ju uroj sukses, ju rikujtoj ti mbani premtimet qe i keni dhene, tani me kete post keni edhe me shume pergjegjesi.
Une po behen gati 2 muaj qe luaj kete loje dhe ende nuk kam pare ndonje kongresmen qe ka shkruar ndonje artikull per tu konsultuar me qytetaret rreth ndonje ligji, shpresoj se kongresmenet e rinje do te jene me bashkepunues, qe ti zgjidhim sebashku te gjitha qeshtjet qe mund ti kemi.
Mbi te gjitha SHQIPERIA.
Suksese.





Keta jane 10 Kongresment, kerkoj falje per ndonje gabim te mundshem qe mund te kem bere, ose nese per dike kam shkruar me pak, por i tere shkrimi eshte bazuar nga biografia qe ju keni bere publike ne profilet tuaja, dhe nga ajo se qka kam verejtur une gjate lojes.