Zgjidhet Kongresi i eShqipërisë, disa fjalë nga Kongresmenët

Day 1,652, 14:01 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarët e eShqipërisë.

Siç e dini këtë muaj kemi arritur që të sigurojmë kongres, dhe tashmë kemi kongresmen të rinjë për mandatin një-mujor Maj-Qershor.

I falenderojmë të gjithë qytetarët që morrën pjesë në votime dhe iu përgjigjën thirrjes së qeverisë për pjesmarrje masive në votime, pasi në këtë mandat u thye edhe rekordi i votuesve.

Gara ishte e ngushtë, dhe vërejmë se shumë kongresmen kanë marrë mandatin e tyre për herë të parë.

Më poshtë keni fjalën e atyre që janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin.

Festi ManUtd Bublica
Faliminderit per intervisten.
Sigurisht, i faliminderoj te gjith votuesit qe qe ma besuan voten. Ishte ni gare e forte ku dihej qe vetem 10 veta do zgjidheshin dhe une siq e dini pas verifikimit te votav dola i treti dhe kjo me shtyn qe te punoj dhe ti perfaqsoj njerzit qe me besuan.
Do angazhohem per me shum transparece dhe prioritet im eshte ti mbaj sa me te bashkuar shqiptaret ne kete kohe te keqe qe po kalojm edhe nje her faliminderit miq.


Altinks
Falenderoj te gjithe ata qe me votuan,per kete besim qe me keni dhene do te jem mirenjohes dhe do te punoj aq sa mundem per Shqiperine. Me respekt altinks .

Ethnic.Alboz
Fitorja ime ne kongres me vendos perpara nje detyre dhe pergjegjesie te cilen ju premtoj se do ta realizoj, te jem zeri i te gjitheve dhe te mbroj interesat e Shqiperise.
Une ju premtoj qe do angazhohem gjithmone ne te miren e Atdheut ne kete loje dhe do konsultohem gjithmone me JU per çdo vendim te Kongresit ku do te duhet vota ime.
Si lojtar i ri qe jam ky fakt me obligon qe te angazhohem dyfishin e kolegeve kongresmen per ta kryer edhe me mire detyren time.
ATDHEU MBI TE GJITHA!!!


DardanH
Ju falenderoj te gjitheve qe me besuat voten tuaj, jam I sigurt se nuk do te ju zhgenjej. Ne mandatin tim te pare si kongresmen, prioriteti im kryesor do te jete transparrenca dhe konsultimi me qytetaret. Faleminderit shume edhe njehere.

BIGMEF
Falenderoj te gjith ata qe jan pjes e kesaj loje dhe po kontribojn ne ate qe ne mendojm ta bejm se bashku.
Faleminderit te gjith juve qe me votuat dhe me bete te ndjehem shum mir pasi e shoh veten sot si kongres men,
te gjith ata qe kan synim ta shohin shqiperin e lir dhe kosoven e kejt trojet shqiptare i ftoj per nje bashkpunim sa me te madh
me mua dhe kongresmet e tjer besoj, sepse kam per qellim te mbaj raporte sa me te mira me te gjith antaret e Shqiperisë
Synimi im i par si kongresmen eshte ta bejm nje ligj per sjelljet e qytetarve , respektimin e vendimeve , dhe bashkpunimin sa me te madh ndermje vete.
Deri me sot kemi arritur mjaft mir ta zhvillojm shtetin tone por kjo eshte pak ne krahasim me ate qe do arrijm ne muajt ne vazhdim , me gjith problemet
qe kan pasur shteti me bankat dhe probleme te natyrave te ndryshme.
Do mundohemi se bashku me kongresmenet tjer ti mbajm sa me te balancuara resurset dhe te gjitha perfitimet , te jemi te kujdesshem me shpenzimet
dhe te mbajm popullin e bashkuar ti japim arsye qe ta vazhdojn lOJEN.Nje nder prioritet e mija eshte ti kthejm lojtaret shqipetar nga shtetet tjera qe
per arsye qe te gjith i dim jan detyruar te bejn nje shtetesi tjeter por ende ju rrah zemra per flamurin e kombit te tyre .
Me keqardhje me duhet te them se per ti bere gjerat ashtu si duam ne te gjith shqiptaret, duhet nje mund i madh duke marr parasysh
periudhen e inkuadrimit te shtetit tonë ne lojë.Por perkunder te gjithave do japim maximumin sepse e dua Shqiperin si te gjith ju ,
Per fund edhe nje her dua ti falenderoj te gjith ata qe me besuan dhe vazhdojn te me japin respekt megjithese jam i ri ne loj, nuk kam ndermend te ndalem
ME RESPEKT BIGMEF


Kushtrimzz
Siq e dini te gjithe,kete muaj ka qene nje konkurrence shum e madhe per tu futur ne kongres.Kjo per arsye se kemi vetem nje rajon dhe se kane kandiduar lojtare te forte dhe qe shquhen per kontribut te madh.Une falenderoj te gjithe ata qe me votuan qe te futem ne kongres dhe premtoj se do te punoj vetem per te miren e eShqiperise ashtu siq kam bere prej se e kom fillu lojen.
RROFTE SHQIPERIA


Kris Hasa
Dua te falenderoj Shqiptaret qe kane patur besim tek une jo per pak po per mbi 6 muaj, qe kur Shqiperia u be pjese e eRepublik. Do vazhdoj pa pushim te punoj per kombinsic kam bere gjithmone. Sic e kam thene armik m te madh konsideroj ndarjen kombetare sesa armiqte tone fqinj. Pra gjithmone prioriteti im do te jete bashkimi i Shqiptareve, pa dallim vendndodhje feje apo cfaredolloj kategorie. Nje popull eshte i pavdekshem per sa kohe eshte si nje trup i vetem.
Gjithashtu urime kongresmeneve te tjere, pacin nje muaj aktiv e frytdhenes.


ArlindXhakoli
Edhe pse une nuk isha nje kandidat zyrtare i partise,prap morra vota mjaftueshem,i falenderoj shume te gjithe personat qe me votuan,dhe i falenderoj per besimin dhe sinqeritetin e tyre.
Be happy. It's one way of being wise.


Lapraksi94
Ju faleminderit shume qe me besuat kongresmenin ne nje konkurrence kaq te ngushte. Jam I sigurt se nuk do te ju zhgenjej. Puna ime do shihet ne veprat e mia, juve ju mbetet te vlersoni. Faleminderit.

Napoleon 54
Eshte nder i madh per mua ti sherbej Atdheut tim edhe pse eshte nje loje. I falenderoj te gjithe per besimin e treguar. E kam treguar dhe me pare me punen qe kam bere se si di tjua shperblej,dhe do vazhdoj te njeten gje. Per mua eshte vetem nje fjale,SHQIPERIA dhe vetem asaj i sherbej.


Me respekt
Presidenti i Shqipërisë

Zëdhënësi i Qeverisë