VIZIONI I FPZH

Day 1,702, 11:29 Published in Albania North Macedonia by Atila0185

Pershendetje
Ky material i dedikohet dhe eshte pergatitur vetem per anetaret e rinj ne loje deri ne nivel 25.
Pa dashur te prek apo flas per punen e paraardhesve te mi, qe preferoj te mos e paragjykoj, une po perqendrohem ne periudhen e tanishme
edhe e konsideroj si vazhdimin e punes per FPZH.
Se pari me lejoni te theksoj se FPZH eshte nje kollone e rendesishme pasi qe aty fillon gjithcka edhe qe ketu varet edhe cilesia e lojes ne te ardhmen.
Dhe jo vetem, por tani FPZH me modulin e ri ushtarak ka influence dhe ndikon ne rezultat ne nje beteje.
Per te gjithe ju anetare te FPZH ju ftoj ta lexoni edhe rilexoni kete artikull http://www.erepublik.com/en/article/konkluzion-2083068/1/20
pasi ne kete artikull eshte nje permbledhje eksperience shume me vlere.

Cili eshte vizioni i FPZH?
Vizioni i FPZH eshte qe kjo Njesi ushtarake te rrite nivelin dhe vlerat e prezantimit ne te mire te bashkepnunimit dhe
te coje lart emrin e Shqiperise, duke investuar me shume ne konceptet dhe dhenien e eksperiences se lojes.
Ne FPZH eshte konceptuar qe influenca e shtetit te jete vetem ne aspektin e dhenies se ndihmave, per anetaret e saj edhe ne percjelljen e infomacionit se cilat jane prioritetet ne luftime.
Per shumekush kjo ndihme nga shteti shqiptar ka si qellim vetem qe te mundesoje qe lojtaret e zhvillimit te ulet te kene mundesi per tu pershtatur me lojen,
pasi dihet qe ne hapat e para ka mundese eksperience, nuk njihet loja dhe modulet e saj.
E pra kjo ndihme nuk konsiderohet si nje borxh qe ju jepet, por eshte nje politike investimi qe juve si lojtare te ndiheni te vlersuar edhe te ndihmoje zhvillimin tuaj.
Ju ftoj qe se bashku duke punuar fort te bejme te mundur qe FPZH te realizoje vizionin e saj.
Ne duke punuar se bashku duhet te rritim vlerat e prezantimit, duhet te punojme qe te rritim dijet dhe eksperiencen ne loje ne kohe me te shkurter,
duhet investuar ne dhenien e eksperiences sepse ajo eshte investim me vlere. Duhet te rritim vlerat e frymes se bashkepunimit, e respektit per njeri tjetrin, e tolerances, transparences, nivelit te prezantimit dhe komunikimit.
Nuk duhet lejuar dhe bere qe ndihmat te konsiderohen si lemoshe. FPZH nuk eshte MU e seksionite te kerkimit per lemoshe. Mos mesoni si te genjeni, por te mesoni si te jete gjithcka ne te mire te lojes dhe shqiptareve.
Ju ftoj qe se bashku duke punuar ta transforjme FPZH ne mendesine dhe filozofine amerikane "Mos pyet cfare shteti mund te beje per ju, por cfare mund te beni ju per shtetin"

Disa keshilla:
Mos hapni multi accounte, sepse llogarite do ju mbyllen nga admin e lojes, pra koha qe shpenzoni per te ngritur nje account eshte humbje e madhe.
Respektoni rregullar e lojes.
Mos u merni me trasferime goldi apo metoda jo te lejuara per transferim goldi.
Perpiquni te jeni aktive ne loje.
Kur eshte periudha e votimeve, nese jeni fare te rinj ne loje ju keshilloj ti injoroni. Mos votoni edhe nese ju kerkohet.
Mos e shisni voten, mos lejoni qe vota tuaj te keqperdoret.
Me mire mos votoni sesa te votoni gabim.
Ju keshilloj qe ne cdo periudhe votimesh te rrini ne rolin e spektatorit dhe perpiquni te njhni lojtaret se cili ja vlen qe ne te ardhmen nese kandidon ta mbeshtesni.
Gjate periudhave te votimeve kerkoni dhe lexoni platformat elektorale dhe premtimet.
Kete vizion une Atila0185 deshiroj te ndaja me ju te dashur lojtare te FPZH
Zoti ju bekofte te gjithe.
Rrofte Shqiperia