Thirrje e qeverisë për votim masiv në zgjedhjet për kongres

Day 1,643, 14:56 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje Qytetarët e eShqipërisë.

Shteti ynë po marrshon i sigurt në zhvillimin e tij të hovshëm. Pas përpjekjeve të shumta të Qeverisë dhe lojtarëve tjerë, eShqipëria arriti që Nivelin Mesatar të lojtarëve ta ketë 12, ndër më të mëdhenjët në histori. Para kësaj vendi ynë kishte level 9, dhe tani ka level 12. Dihet se për të kaluar një nivel më lartë është vështirë për një vend, e lëre më 3 nivele përnjëherësh.

VENDI YNË PO ZHVILLOHET!

Gjithashtu, siç edhe u lajmëruat më herët, me një komunikatë zyrtare nga qeveria, vendi ynë e ka siguruar tashmë Kongresin dhe së shpejti do të mbahen zgjedhjet për kongresin e vendit tonë.

Ju ftojmë të gjithëve që në ditën e zgjedhjeve (më 25 Maj), të ndërroni rezidencën tuaj në Bregdetin Shqiptar (Albanian Coast) dhe të votoni për kongres. Qeveria shpreson se në këtë mandat për kongres do të ketë pjesmarrje masive në zgjedhje, pasi po rritet aktiviteti në vendin tonë, dhe pasi në këtë mënyrë mund të tregoni përkushtimin tuaj për zhvillimin e vendit tonë dhe të zgjidhni atë që ju besoni se është më i/e denjë për të ju përfaqësuar.

Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se zgjedhjet do të jenë të drejta, dhe do të mundohemi të evitojmë sa më shumë tendencat e lojtarëve që do të mundohen të bëjnë hile apo blejnë votën tuaj. Mos shitni votën tuaj, pasi nesër/pasnesër mund të pendoheni pse e keni bërë një gjë të tillë, sidomos nëse kongresmenët që do të zgjidheshin në atë mënyrë do të i shisnin nënshtetësi armiqve tanë, e kjo do të ju bënte edhe juve fajtor.

Të dalim masivisht në zgjedhje, mos e shitni votën tuaj.

Me respekt

Presidenti i Shqipërisë

Zëdhënësi i Qeverisë