Shqiptare, Gjaku therret!!!

Day 1,683, 03:25 Published in Albania China by Cameria Soldierboy

Pershendetje te dashur bashkeatdhetare,
E mora nismen ta shkruaj kete artikull nisur nga lufta e fundit e shtetit tone.
Ne radhe te pare do te doja tju falenderoja te gjitheve qe bete te mundur duke kontribuar qofte edhe sado pak endrren time dhe te te gjithe shqiptareve, ta kishim Kosoven te kuqe ne harte.
Por kjo perpjekje e madhe vellezer ndodhi vetem per pak kohe. Nga ana ushtarake pushtimi i Kosoves sipas meje ishte nje koordinim i perkryer i divizioneve tona dhe ndihmes ne divizionin 4 nga aleatet e sidomos Turqia.


Megjithate vellezer, ne nuk i cuam me tej sukseset tona, kjo ishte per shkak te luftes se pabese qe na shpalli Mali i zi, por edhe per shkak te disa gabimeve tona. Ndoshta fillimisht duhet ta shohim gabimin tek vetja.
Gabimet tona konsistonin ne betejen e Raska-s ne te cilen forcat tona te pergjysmuara perballeshin me furine serbe nderkohe qe divizioni i pare dhe disa eksponente te divizionit te dyte luftoni ne Kosove. Vellezer, une i kuptoj shume mire ndjenjat tuaja per token meme dhe ua njoh vuajtjet sepse ndaj te njejten dhimbje me ju per token e te pareve, por ne vellezer duhet te mesohemi te ndjekim urdherat dhe te hidhemi te gjithe ne sulm kur na therret i pari yne. Ti leme menjane ndjenjat dhe me gjakftohtesi te bejme veprimin me te arsyeshem, ne te mire te atdheut dhe lavdise se tij.
Megjithate vellezer nuk dua tju kritikoj sot ketu, sepse kam pare nje Shqiperi qe e bashkuar si nje trup i vetem mori Kosoven nga shteti me i forte ne loje, kam pare aq zemer ne keta luftetare sa me bene te kuptoj se nqs te gjithe zbatojme me disipline te rrepte urdherat e komandanteve tane, qellimi yne i perbashket triumfon, dhe bashke me te ideali i bashkimit te trojeve etnike.

Arsyeja e vertete perse e shkruajta kete artikull eshte hartimi i nje plani inteligjent ushtarak, per te ndermare fushaten ndeshkimore ndaj Malit te Zi qe guxoi te vinte ne prove durimin e shqipeve. Vellezer, nga pikepamja ushtarake ne jemi shume te fuqishem dhe me nje organiozim te mire si ai ne luften e Kosoves, Mali i Zi do te binte i gjithi ne duart tona, me nje fushate blitz pa e lene te marre fryme armikun.

Planin tim e kam te parashtruar ne pikat me poshte:

1.Mendoj se fushata ndaj malit te zi duhet te nise 5 dite perpara zgjedhjeve te Kongresit, fillimisht duke cliruar Shqiperine dhe me pas duke ndermare nje sulm masiv drejt Malit te zi.

2. Gjate gjithe kesaj kohe cdo lojtar duhet te permbushe DO, dhe te furnizohet me ushqim per betejat e fushates sone ndeshkimore.

3. Ministria e Mbrojtjes duhet te ndermarre nje nfushate informuese per te gjithe kapitenten duke u caktuar detyra si me poshte:
a. Cdo kapiten do te jete i detyruar te qendroje online dhe gati per te nderruar DO sa here te jete nevoja, ne menyre qe bazookat te mos shkojne dem dhe lojtaret te mos percahen sic ndodhi ne betejen e Raska-s dhe rezistencen e Kosoves, nje gabim i pafalshem.
b. Cdo kapiten duhet me urdher te prere ti dergoje cdo lojtari te regjimentit te tij linkun e chatit se bashku me orarin duke e detyruar te futet ne chat, ne kete menyre ushtari do te jete gjithmone ne pritje te urdherave ne baze te cdo rrjedhe qe merr situata.
(Sipas meje, per cdo moszbatim urdheri nga kushdo lojtar, shteti duhet te marre masa per ta bere shembull, suksesi eshte disiplina dhe organizimi)

4. Gjate kesaj periudhe shteti duhet te mbledhe taxa nga qytetaret , qofte edhe ne gold dhe ti vere ato ne sherbim te luftes duke mos renduar financat e qeverise dhe duke patur nje potencial me te madh ekonomik per te shpenzuar.

5. Per sa i perket situates politike ne rajon, qe fushata jone te jete e suksesshme duhet te plotesohen keto kushte:
a.Greqia duhet te jete ne gjendje lufte me Maqedonine ose te ndermarre veprime konkrete luftarake.
b.Kroacia, Bosnja dhe Italia duhet te nisin rezistenca te forta dhe serioze per ta mbajtur serbine te angazhuar(shtetijone duhet te paguaj qe ta bejne kete nqs nuk pranojne ta bejne)
c.Turqia duhet te subvencionohet nga Shqiperia per ndonje ndihme te mundhsme qe mund te klerkoje divizioni 4.
Vellezer, ju deklaroj sot solemnisht perpara jush:
Nqs keto kushte zbatohen me perpikmeri, dhe ne nuk arrijme te pushtojme gjithe Mzlin e Zi brenda harkut kohor prej 2 ose 3 ditesh, une do te largohem perfundimisht nga loja!

Me respekt: Admirali Cameria Soldierboy