Rreth marrëveshjes së fundit..

Day 1,653, 12:38 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithë qytetarët e eShqipërisë.

Do donim që të shtjellonim sot, një çështje shumë me rëndësi – kryerjen me sukses të marrëveshjes së fundit midis qeverisë sonë dhe asaj të Republic of Macedonia (FYROM).

Në fakt, kur ne e bëmë publik lajmin e marrëveshjes (menjëherë pas arritjes së saj), panika kapi shumë qytetarë të eShqipërisë. Mund të vërenit 3 grupime të qytetarëve pas publikimit të marrëveshjes. Disa kishin besim të plotë tek qeveria jonë, disa ishin skeptikë për zbatimin e saj nga ana e palës tjetër, e disa të tjerë e quajtën “tradhti” dhe e përdorën për karrierë politike.

Kush fitoi? eShqipëria. Ju, qytetarët tanë. Kjo marrëveshje është një arritje e madhe, mbajtëm regjion pa bërë shpenzime, pa i nxjerrur punë aleatëve tanë dhe jo vetëm. E në fakt, shumë nga ju do pyesnit “po cilat janë rezultatet e marrëveshjes”?
Janë të shumta.
eShqipëria siguroi kongres pa blerë asnjë gold(siç e kanë bërë shumë vende, pra kanë blerë gold me lekë reale, duke shpenzuar me qindra-mijëra euro!) e pa shpenzime tjera ekonomike,
Vendi ynë u zhvillua hovshëm, ku mund ta shihni tek faqja e shtetit tonë, nga Niveli Mesatar i lojtarëve 9, kaluam në nivelin 12!!!
Qeveria dëshmoi se e mban fjalën para qytetarëve,
Shumë shtetas u kthyen tek vendi ynë pasi mund të punësonin e të punsoheshin lirshëm tek punëdhënësit/punëkërkuesit tanë (gjë që nuk është e mundshme kur jemi të pushtuar),
Shumë lojtarë të fuqishëm të huaj morrën shtetësi Shqiptare, apo u shprehën të interesuar, duke vërejtur një zhvillim të hovshëm të vendit kohëve të fundit
etj.

Edhe pse pas marrëveshjes qeveria morri akuza të panumërta për “tradhëti” e shumë gjëra tjera të cilat nuk qëndrojnë fare, ne për hir të stabilitetit të lojtarëve e mbajtëm qetësinë, dhe lejuam që veprat e jo fjalët të tregojnë se kush ishte fitimtari.

Fitoi diplomacia
Fitoi zhvillimi ekonomik
Fituan qytetarët tanë
FITOI eSHQIPËRIA.

Vlersojeni vet ju, se ku jemi sot.

Me respekt

Presidenti

Zëdhënësi i Qeverisë