Rikthimi i Bankës Komerciale (vetëm kredi)

Day 1,621, 08:50 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

Sot po e bëj rikthimin e bankës komerciale. Bankën do e mbaj vetëm unë, dhe banka do të ketë vetëm kredi. Kjo për arsye se nuk do të mund të jem aq aktiv në lojë, e nëse ofroj edhe depozita duhet të jem shumë aktiv, pasi ato para duhet të qarkullojnë diku.

Duke marrë parasysh riskun e madh për përjashtim, kreditë do të ofrohen me norma më të larta interesi se në herën e parë, dhe do të ketë rregulla strikte për dhënien e tyre.

Poashtu, për dallim nga hera e parë kur u hap banka, këtë herë do të mund të keni mundësi të merrni edhe gold borxh.

Puna është se, kredi do të mund të marrin vetëm lojtarët në nivelin 25 apo më të lartë dhe vetëm ata që janë regjistruar në muajin mars apo më herët. Kjo për arsye se lojtarët më të rinjë janë më pak të besueshëm dhe ka mundësi më të mëdha që të kenë multies.

Siç po e shihni nëse jeni një lojtar i ri, duhet të kontaktoni me një lojtar që është në nivelin 25 apo më të lartë, dhe të i kërkoni që ai të bëjë aplikimin e kredisë për ju.

Normat e interesit janë si më poshtë




Për të aplikuar për kredi, ju duhet të më dërgoni privat mesazh dhe të tregoni arsyet e kredisë, e pastaj mirremi vesh për detaje tjera. Mos u mundoni të mashtroni, pasi mashtroni veten. Unë do të vazhdoj të kem bashkpunim të ngushtë me qeverinë, dhe çdo mashtrues do të publikohet dhe do të ketë edhe kundërshtimin e saj në këtë aspekt.

Ju faleminderit, DardanH.