Reagim mbi shkrimet e fundit

Day 1,663, 08:38 Published in Albania Albania by RadeciVV
Shënim:
Ky është një reagim personal mbi shkrimet e fundit kundrejt Presidentit tonë dhe kundrejt lojtarëve që janë aktiv dhe që sipas opozitës sonë po quhen "komunista" "elita Shqiptare" etj etj.


Marr shkas të shkruaj një reagim kundrejt shkrimeve të fundit të disa antarëve që deri dje nuk i dëgjohej fare zëri kurse sot për disa urdhëra ushtarake (të cilat duhet respektuar, pasi kështu është rregulli i ushtrisë) janë ndjerë se i është ulur "posti" duke u larguar nga një regjiment në tjetrin (që në fakt është veq numër dhe asgjë më shumë), dhe kështu me këso gjëra të vogla mundohen të hudhin poshtë punën e atyre që harxhojnë orë të tëra për të i ndihmuar lojtarëve tanë si në chat ashtu edhe në lojë.

Shkrimet mund të i lexoni këtu dhe këtu.

E duke i lexuar komentet e shumta dhe shkrimet (pasi jam fans i flakt i tyre dhe i përcjelli shumë, kam shumë dëshirë të lexoj) hasa në këtë koment, nga lojtari RajuB i cili shet mend se KRIMIKO dhe të tjerët nuk bëjnë gjë, vjedhin vendin, e vet futet 10 minuta, dhe i quan "LOOSERA" ata që mundohen të i ndihmojnë lojtarët e vendit tonë

Klikoni këtu nëse nuk ju shfaqet foto e plotë.

E pra, miq, siç po e shihni, ne që harxhojmë orë të tëra në lojë e në chat, duke u munduar të ju ndihmojmë në çdo mënyrë, duke lënë shumë punë në jetë reale, qenkemi "LOOSERA", "këlyshë", "qen", "e shesim vetën për ca tanke" etj etj etj...

Shifeni vet se kush si sillet e si e tregon veten.

Kurse, sa i përket reagimeve për ndërrim të regjimenteve, po e përsëris se, AI ANTAR VET E KA ZGJEDHUR SE NË CILËN USHTRI DO TË BËJË PJESË, DHE SIPAS RREGULLAVE TË USHTRISË, AI DUHET TË LUFTOJË BASHKË ME ATA QË I CAKTON EPRORI, DHE DUHET TË I REPSEKTOJË URDHËRAT E TIJ, NË RAST SE NUK E BËN ËSHTË I LIRË TË NDËRROJ USHTRINË. Fati i mirë i këtyre është se jemi vetëm në lojë, dhe nuk janë në jetë reale, e do shihnin se si do merrnin përgjigje nga ushtria po të ndodhte një ankesë e tillë, apo më saktë, a do guxonin të bënin ankesa të tilla 🙂.

Me respsekt,
DardanH.