Raporti i punës së deritanishme në kongres

Day 1,656, 04:22 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

Së pari dua të ua bëj të qartë se ky artikull nuk ka të bëj me qeverinë, por është artikull personal, i punës sime dhe në përgjithësi të deritanishme në kongres, që nga dita kur jam zgjedhur zyrtarisht si kongresmen (26 maj).

Në përgjithësi, në diskutimet që po i zhvillojmë midis neve, vërehet një frymë e mirë bashkëpunimi midis kongresmenëve, dhe aktivitet i kënaqshëm i tyre, edhepse shumica jemi për herë të parë në këtë post të rëndësishëm.

Në përgjithësi, siç ndodh zakonisht, shumica e ligjeve kanë të bëjnë me aleanca, që është dashur të i zgjatet mandati, me vendet aleate tona (shumica që janë antare të EDEN/TERRA, apo janë pro tyre).

Gjithashtu, me miratim të të gjithë kongresmenëve, u votua dhe ligji për embargo tregtale me Sërbinë, ligj që ndoshta ka efekte simbolike, por megjithatë u pa e arsyeshme të veprohet kështu.

Gjithashtu, vendosëm që me qëllim që të ulet çmimi në treg të ulim TVSH apo VAT në armë e ushqim në vetëm 1%. Ky ligj ka efektet e veta pasi çmimet janë ulur dukshëm në tregun tonë, dhe po bëhen akoma analiza nëse ka ndikim të madh në buxhetin tonë. Nëse po, mund të kthehet taksa e vjetër, megjithatë analizat vazhdojnë e për çdo të re do të ju lajmëroj personalisht.

Kongresi ka qenë absoultisht strikt ndaj kërkesave për nënshtetësi Shqiptare, dhe janë aprovuar vetëm ato që kanë pasur kontroll të hollsishëm të lojtarit, duke analizuar se mos është rrezik për të bërë PTO në vendin tonë.

Ky ishte një raport i shkurtë i punës sime 1-javore si kongresmen, raporte të tilla nuk do të ju mungojnë.

DardanH.