Programi elektoral si kandidat per President

Day 1,715, 21:52 Published in Albania North Macedonia by Atila0185

Te nderuar bashkelojtare të eShqipërisë.
Kam nderin tu paraqes programin elektoral si kandidat per President ne zgjedhjet presidenciale.
Nje pjese mjaft e mire e lojtareve me njohin ketu ne loje. Duke pare edhe situaten ne te cilen ndodhet loja ku ne aspektin politik eshte e pushtuar dhe e mbajtur peng nga nje grup lojtaresh pseudo elite, demagoge te medhenj qe jane te gatshem te perdorin cdo lloj forme apo manorve nga me te ultat,
deri ne shpifjet, perbaltjet dhe ofendimet vetem per nje qellim fare banal qe te vetkenaqen, dhe mbajne pushtetin me cdo kusht qe te vazhdojne ende te vjedhin, ta plackitin ashtu sic kane bere me skandaline Bankes se Shqiperise qe eshte ende ne gjendje mjerane -1902 Gold.
Arsyeja se perse une shpall kandidaturen eshte qe te mundesoj nje vizion me largpames edhe te bej te mundur qe loja te kaloje ne tjeter dimension menaxhimi, bashkepunimi, koordinimi, transparence dhe tjeter nivel mendesie.
Duke qene ne rolin e zv, Presidentit ne qeverine e DardanH kam fituar nje eksperience edhe me te forte dhe kam kuptuar edhe me shume se cfare duhet bere per te sjelle ndryshim ne loje per ta nxjere nga gjendja e saj e veshtire.
Po ju paraqes pikat ne te cilat une do fokusohem per te ngritur nje themel te shendoshe per vazhdimesine e drejtimit te lojes dhe duhen bere disa ndryshime rrenjesore.

Ceshtja e pare: Disiplinimi i chat channel publik i te gjithe shqiptareve #albania
Duke pare gjenden e chat ku lojtare te papergjegjshem e keqperdorin ate.
Se bashku me anetaret e kabinetit te qeverise qe une do te perfaqesoj do te formulojme nje rregullore per te gjithe ku do te vendosen rregulla disiplinore per tu respektuar qe nga presidenti edhe tek lojtari me i thjeshte.
Se pari do te rishikohet dhe modifikohet lista e lojtareve qe kane status admin edhe operator.
Ne kete rregullore do te parashikohen rastet e dhenies se statusit operator ne chat. Cfare detyrimesh duhet te permbushe operatori, rastet kur ben ban. Do shikohet mundesia qe chati dhe koordinimi ne chat te funksionoje ne kete forme, operatoreve do tu percaktohen te drejtat dhe detyrimet qe duhet te perpushin per te mirembajtur mbarevajtesine e chat, operatoret duhet te konsultohen me lojtaret te cilet jane admin, sidomos per ushtruar komanden unban.
Do te perpiqem qe te disiplinoj chat publik qe ne te mos kete me ofendime banale, qe ne chat mos keqperdoret nga lojtare te papergjegjshem, qe ne chat te mos keqperdoret per kerkese te votave, qe ne chat te mos hyjne persona te papergjegjshem dhe ofendojne, apo u vendosin epitete lojtareve te ndryshem, qe ne chat te mos keqperdoren me komandat ban dhe unban.
Per cdo rast ban apo unban duhet ti referohen rregullores. Per cdo rast te thyerjes se rregullores atyre qe e thyejne do tu aplikohet nje mase disiplinore duke i bere ban per nje periuedhe kohe te caktuar.
Te gjitha rastet do te parashikohen ne rregullore edhe do te behen publike. Ajo cka une deshiroj tu garantoj eshte se do te insistoj fort qe chat albania te disiplinohet ku cdo lojtar te ndihet i barabarte, i lire per tu shprehur, pa u keqtrajtuar nga te papergjegjshmit.

Bashkepunim i te gjitheve per nje qellim
Do te mundohem te jem racional ne te mire te eShqiperise por edhe te gjithë qytetarëve, do te jem pika e perbashket, duke i bashkuar ata per nje qellim - zhvillimin e vendit tone, dhe duke i trajtuar te gjithe pa dallime, por do siguroj qe te ndihen sa me te lire per tu shprehur edhe do ofroj mundesi te barabarta qe te jene kontribues ne rritje te vlerave dhe emrit sa me lart te eShqiperise.


Ceshtja ekonomike.
Se bashku me kongresmenet dhe ministrat, gjithmone do te jem dhe propozoj nivel te ulet te taksave, sepse kam konstatuar se nuk eshte problemi i ardhurave te buxhetit, por menyra sesi menxhohen dhe shperndahen keto fonde.
Gjithmone ne kete kuader, do te insitoj qe te rrit transparencen e te gjithe transaksioneve.


Do te perpiqem te vazhdoj iniciativen e nisur nga DardanH dhe qeveria e tij ne lidhje me Përkthimi në gjuhën Shqipe i lojës si edhe
Ministria e Wikipedias qe te shtohen azhornimet me te reja.

E ne kete kuader une Atila0185 do te propozoj krijimin e nje website ku ne te te shihet mundesia qe te publikohen historiku i lojes i eShqiperise, eventeve luftarake qe jane shenuar, qeverite e e Shqiperise.
Te krijohet nje seksion i vecante me nje search funksion ku ne te te jene te publikuara tutoriale te ndryshme ne lidhje me dhenien e eksperience sa sa me te shpejte per lojtaret e rinj.
Krijimin e nje seksioni te vecante ku ne te jete kushtetuta e eShqiperise. Ligjet e miratuara nga ne te gjithe qe do te na sherbejne qe drejtimi i lojes te jete ne baze te nje linje te konsloliduar.
Te krijohet nje seksion votimi edhe anketimi, si edhe krijimi i nje arene debatesh konstruktive, ku te gjithe lojtaret e eShqiperise te shprehen lirshem dhe te jene pjese e procesit vendimarres.
Funsioni search do te lehtesoje kerkimin e tutorialeve. Si edhe nje seksion i vecante per te gjetur artikujt me te bukur dhe te goditur te shkruar nga lojtare te ndryshem. Ne lidhje me kete projekt kuptohet qe gjithcka eshte e hapur edhe do te rishikohet edhe dikutohet para se te hyje ne zbatim.

Ne ceshtjen ushtarake:
Do te punoj per te formuar nje Shtab te Pergjithshem i cili do te meret vetem me strategjite edhe koordinimet e luftimeve, ne menyre qe hallkat e percjelljes se strategjive edhe urdherave te funksionojne korrekt.
Do te propozoj depolitizimin e Njesive Ushtarake (MU) me qellimin qe MU te mos perdoren si vegla te partive per te mbledhur vota me anen e shperndarjes se tankseve besnikeve te partive ne fuqi dhe jo atyre qe vertet i meritojne keto ndihma.
Tankse keto qe shpesh here perfundojne ne treg dhe jo per te luftuar ne betejat ku Shqiperia ka nevoje!
Dhe per te bere kete depolitizim duhet:
Depolitizimi i komandanteve per te gjitha MU
Çdo fakt i vetem i cili te vertetoj lidhjen e ketyre komandanteve te Mu me nje parti te caktuar apo kryerjen e propogandes politike nga komandantet e MU te cilet keshillojne antaret e Mu te votojne per nje parti te caktuar te denohet me heqjen e tyre nga posti i komandantit te MU.
Do propozoj qe Commander te caktohen lojtare aktive, te depolitizuar.

Ne lidhje me ish FPZH qe sot eshte MU me emrin Albania D-1 duke qene se eshte nje MU shume delikate qe ka te beje me fillesen dhe ardhmerine e kesaj loje do te propozoj qe te hidhen themelet e shendosha dhe keshillat qe jane ne kete artikullin http://www.erepublik.com/en/article/vizioni-i-fpzh-2084343/1/20
qe kjo MU te mos trajtohet me si fabrike votash, te mos trajtohet me si MU e antivlerave dhe e kerkesave per lemoshe.
Por ta shnderojme ne nje MU vizionare, qe ti pershtatet mendesine dhe filozofine amerikane "Mos pyet cfare shteti mund te beje per ju, por cfare mund te beni ju per shtetin"

Ne fushen e politikes se jashtme
Me rishikimin e te gjitha aleancave te kryera nga Shqiperia dhe venia ne politik si synim kryesor çlirimi i te gjitha territoreve te Shqiperise!

Ceshtja e Kosoves
Eshte nje pike delikate qe te gjitheve na prek, dhe duke qene nje ceshtje e tille meriton te trajtohet me deliaktese, vizion dhe largpamesi.
Ceshtja e Kosoves ne loje eshte nje situate e tille qe te gjitheve na ngacmon ne brendesi aq sa nuk mund te mos jemi emocional.
Ne lidhje me ceshtjen e Kosoves gjate presidences sime une do te mundesoj rishikimin e plote dhe hartimin e nje plani relaivisht te gjate per te mundesuar qe ceshtja e Kosoves te mare nje pergjigje dhe trajtohet
ne menyre te denje ku ne planin qe do te hartojme te mos te kemi te bejme me zgjedhjen e varianteve midis te keqijave.
Per ceshtjen dhe planin e Kosoves do te ftoj rreth vetes te gjithe kongresmenet dhe lojtaret me mendjenditur me eksperience qe te mundet te hartojme nje plan vizionar, ku nuk do te mungoje as bisedat publike edhe rahjet e mendimeve me te gjithe.
Askush nuk ka te drejte te luaje me emrin e Kosoves. Jo zgjohet nje lojtar edhe thote te marim Kosoven. Ceshtja e saj meriton vemendje nga te gjithe. Nuk duhet pare si nje ceshtje qe meqe e ka arsyen edhe justifikimin qe na takon edhe hajde ta bejme.
PO, ta bejme por duhet ndertuar dhe pergatitur terreni per ti dhene vendin e denje qe i takon.
Juve jeni te gjithe koshiente qe eShqiperia eshte ende nje shtet i vogel ne loje edhe perballe kemi shume kundershtare shume te fuqishem.
Nuk duhet perseritim gabime qe jane bere me perpara, sepse nuk duhet qe Shqiperine dhe Kosoven ti transformjome ne "fela torte" per kundershtaret.
E theksoj se nje nga krenarite ne kete loje jane lojtaret Kosovare dhe nga Diaspora ata i kane dhene shume hov Shqiperise.
Theksoj gjithashtu qe duhet te ndertojme nje plan me largpames per ceshtjen e Kosoves.


Te gjitha keto jane prioritetet e kandidatures time per president. Kuptohet qe keto prioritete apo mendime i vetem nuk mund te realizohen, presidenti, kongresmenet, te gjithe se bashku duke punuar mund ta cojme eShqiperine ne rruge te mbare.
eShqiperia nuk ka me nevoje per nje qeveri qe i bazohet mentalitetit "me mire i pari, sesa me i miri"
EShqiperia ka nevoje nje qeveri e cila duke ndertuar themelet e nje menyre qeverisjeje te udhehequr nga mendesia, vizioni dhe lojtare mendjendritur, te mundesoje krijimin e nje elite, ku idete dhe forcat te jene te rigjenerueshme, ku tu jepet shansi i barabarte te gjitheve atyreve qe kane mendesi, ide, vizion per te qene pjese e elites drejtuese.
Jam kurdohere i hapur me te gjithe dhe ne sherbimin tuaj dhe te eShqiperise, dhe nese e ndieni veten se mund te kontriboni dhe keni aftesi per te drejtuar nje post, apo nje projekt te caktuar, ju lutem me dergoni mesazh.
Ky eshte vizioni im, ju ftoj ta ndajme se bashku.

P.S Do te preferoja qe komente te ishin sa me te pakta. Me mjafton si pergjigje pelqimi dhe vleresimi me voten tuaj.

Ju faleminderit
Zoti ju bekofte
Rrofte Shqiperia