NJE PRESIDENT NDRYSHE

Day 1,657, 14:19 Published in Albania North Macedonia by Atila0185

Pershendetje !
Emri im ne erepublik eshte Atila0185 dhe ne nentorin e vitit 2011 kur u bera pjese e kesaj loje i shtyre nga kurioziteti dhe deshira qe te ndihmoja me aq sa mundesha Shqiperine nuk besoja aspak se fushat e betejes te erepublikes do te behesh pjese e pandashme e jetes time te perditeshme!
Emocionet e ndertimit te nje fabrike te re apo te nje fitore kundra armiqve te ndjekura ne menyre te pashmangshme edhe nga disfatat dhe pushtimet e territoreve te Shqiperise nga agresoret do te mbushnin dhjetra e qindra ore pushimi te diteve te mija qe nga ajo mbasdite e larget nentori!
E keshtu dite pas dite njoha shume lojtar me eksperince te cilet me ndihmuan ne zbulimin e te fshehtave te kesaj loje dhe shume prej tyre do te beheshin per mua edhe miq te mire me te cilet nuk do te flisnim vetem per lojen por edhe per problemet e perditeshme!
Dhe tashme i nxitur nga deshira per te ndihmuar me sa te mundem Shqiperine paraqes kanidaturen time per president duke ju bere kete pyetje...
Çfare presidenti i duhet eShqiperise ne kete moment!
Shumekush qe eshte pjestar i kesaj loje te pakten prej disa muajsh njeh fare mire qe dy territore te shqiperise gjenden nen pushtimin maqedonas dhe i treti eshte akoma i pavarur fal nje traktati paqeje qe qeveria shqiptare nenshkroi me qeverine maqedonase!
A mundemi ne ti marrim serishmi keto territore te humbura?
E pra nese do shohim pertej propogandes dhe premtimeve te harruara qe presidenti tanishem dhe kanidati per president per zgjdhjet e ardheshme ka bere do te bindemi se gjendja eshte e veshtire per te mos thene dramatike!
Rajoni i Tiranes ka 1394 rezident nder te cilet 871 jane qytetar maqedonas ndersa ne shqiperia jug lindore ka 1639 rezident nder te cilet 826 jane qytetar maqedonas !
Dhe ne hulumtimet e mia te perditeshme kam vene re se numri i qytetareve maqedonas ne territoret e pushtuara po shtohet ne menyre shqetesuese nga dita ne dite!

Nderkohe qe zona e lire e shqiperise bregdetare nuk i kalon te 600 qytetaret!
Pra a eshte e mundur ti çlirojme territoret e pushtuara?
Sigurisht ndihma e aleateve tane do te luaj nje rol te rendesishem por ne si shqiptar çfare duhet te bejme ?
Duhet te vazhdojme te jetojme me shpresen tek ndihma e aleateve?
Pergjigja ime eshte JO!
Shteti shqiptar me ne krye preidentin duhet te beje gjithçka qe eshte e mundur per te rritur numrin e qytetareve shqiptar qe jetojne ne shqiperi !
Si mund te kryhet kjo?
Do perdorim programe ekonomike qe numri i rezitenteve ne eShqiperi te rritet.
Ku do te gjenden fondet per te perballuar keto shpenzime?
Kjo pyetje na çon edhe tek problemi i dyte qe gjate ketyre koheve ka shkaktuar aq diskutime nder shtetasit shqiptar!
Trasparenca !
Disa jave me pare i parashtrova qeverise shqiptare qe per te shuar dyshimet mbi shperdorimin e fondeve qe qeveria mbledh nga taksat ishte e nevojshme nje paraqitje publike e te gjitha fondeve qe hyjne ne thesarin e shtetit dhe per menyren se si ato shpenzohen nga qeveria http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-te-pasqaruara--2046296/1/20
E pra kane kaluar disa dite, dhe ende nuk kam marre asnje pergjigje nga qeveria!
Gjithesesi nga diskutimi me ish ministrin e ekonomise visar jasiqi mesuam se shteti shqiptar eshte pronar e 3 kompanive!

Nese do te zgjidhem president do te bej gjithçka te mundur qe bilancet e ketyre kompanive te behen publike dhe nese ato dalin me humbje te shihet edhe mundesia e shitjes se tyre dhe fondet e mbledhura te perdoren per te ndihmuar qytetaret shqiptar qe do jene rezident ne shqiperi dhe ne krijimin e nje fondi te veçante qe do perdoret per financimin e betejave qe kane nje rendesi jetike per shqiperine !
Gjithashtu do te bej çfare eshte e mundur qe shteti shqiptar te shkepusi çdo lidhje te erret apo fenomeneve duke eliminuar keshtu çdo perfshirje ne skandale te mundeshme korrupsioni apo larjesh parash per te patur ne banke kombetare prestigjoze ne sherbim te çdo qytetari, edhe ne sherbim te eShqiperise!
Te gjitha keto veprimtari te bankes do te jene publike per tu kontrolluar nga çdo qytetar i shtetit shqipatr!
Pas ketyre projekt ideve qe do te perpiqem te realizoj nese zgjidhem president ju premtoj se presidenca ime do te behet nje e vetme me fjalet ….
Ndershmeri dhe Trasparence!
Sepse te gjithe ju qe harxhoni dhjetra qindra ore me deshiren per te ngritur sa me larte emrin e shqiperise ne erepublik mbi çdo gje tjeter mendoj se meritoni dhe kerkoni te keni nga qeveria shqiptare dhe presidenti i saj.
Ndershmeri dhe Trasparence!
Me respekt Atila0185