Mbi ngjarjet e fundit tek Shqiptarët.

Day 1,632, 02:23 Published in Albania Albania by RadeciVV


Përshëndetje të gjithë qytetarëve të eShqipërisë.

Së pari ju ftojmë të lexoni edhe këtë artikull nga Napoleon 54
http://www.erepublik.com/en/article/rrofte-shqiperia1-2030392/1/20

Qeveria Shqiptare i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit që po ndodhin tek lojtarët Shqiptarë, në veçanti disa mospajtime e njëformë përçarje e krijuar midis lojtarëve.
Duke dashur që të mos ndikojmë në përkeqësimin e situatës (pasi situata të tilla janë delikate) qeveria jonë ka qëndruar e distancuar në debatet dhe replikat e fundit që kanë dalur midis disa qytetarëve në lojë.
Shprehja e mendimit të lirë është e drejtë e garantuar për çdokë, edhe në lojë, e edhe po të dojë ndokush nuk mund të ju ndaloj. Megjithatë, qëllimi ynë parësor është të qëndrojmë të gjithë të bashkuar.
Ne ju kuptojmë të gjithëve që keni qëllim të mirë për hapjen e Partive Politike apo edhe Njësive Ushtarake me qëllime të ndryshme, por a ndikon kjo mirë tek Shqiptarët në lojë?
Shqiptarët këtu, e treguan se jemi më të bashkuar se kurrë, dhe përveç që e treguam këtë kundrejt vendeve të tjera në lojë, e treguam edhe kundrejt atyre në jetë reale. E treguam në zgjedhje ku shumica e partive (apo ndonjëherë dhe të gjitha në mënyrë unike) e përkrahnin një kandidat, një qeveri, një ide, të gjithë njëzëri punuam që të çojmë sa më përpara vendin tonë, dhe ia arritëm.

Para se të mendoni të hapni një njësi ushtarake apo parti politike (në përgjithësi), mendoni mirë, mendoni 2 herë, mendojeni dhe më shumë nëse është nevoja.

E para e punës, mendojeni, sepse hapja e tyre kushton shtrejtë. Po, po, shtrejtë. 40 gold janë shumë e madhe në këtë lojë, pavarësisht qëllimeve tuaja.. Kushton. Ato 40 gold, në vend se të krijoni partinë apo Njësinë Ushtarake, mund ta përdorni në mënyrë shumë më të mirë dhe më efektive. Mënyrë që së pari ndihmon vendin tuaj, dhe pastaj ju ndihmon juve që të keni reputacion të mirë ndër lojtar.ë Mund të ndihmoni projekte qeveritare, apo dhe të ndihmoni personalisht lojtarët në lojë. Mund të hapni ide të reja, të hapni fondacione. Apo dhe më mirë për ju, mund të bleni shumë gjëra në vendet tjera më lirë, e të i shisni në Shqipëri, edhe e ulni çmimin e tregut, edhe fiton qeveria nga taksat, edhe ju fitoni personalisht. Më mirë të fitojnë lojtarët Shqiptarë, se sa loja duke ju larguar 40 gold.

E dyta, si në fakt do ndikojë hapja e Partisë/Njësisë suaj Ushtarake tek Shqiptarët? Në mendjen tuaj mund të jetë qëllimi i mirë, por në fakt, a e keni menduar që së pari të bëni analizë. A është e nevojshme ajo Parti/NU(nga tani për Njësi Ushtarake do shkruajmë shkurt NU) për Shqiptarët? A do të ketë efekte të mira? Mos do të i inspirojë të tjerët të hapin akoma më shumë Parti/NU dhe kështu loja të fitoj akoma më shumë, ndërsa goldi të mos qarkullojë ndërjmet qytetarëve të eShqipërisë? Shtjelloni mirë, dhe analizoni, sepse përfundimin do e nxjerrni vet.

Andaj.
Ne si qeveri ju bëjmë thirrje:
Të vazhdojmë të mbesim të bashkuar, siç kemi qenë deri sot, dhe siç, besojmë fuqishëm se do të vazhdojmë të jemi;
Të konsultoheni me Qeverinë para se të hapni një Parti/Njësi Ushtarake (nëse mendoni të bashkëpunoni dhe të punoni në të mirën e vendit) ;
Të jeni më të qetë kur debatoni;
Të mos fyeni njëri-tjetrin vetëm se ai ndjek një ide, apo nuk e ndan mendimin e njejtë me ju;
Të ndaloni më debatet e panevojshme që krijojnë përçarje dhe të kërkoni falje publike nëse keni përdor fjalë të panevojshme kundër një apo grupi të caktuar të Shqiptarëve në lojë;
Dhe mbi të gjitha, të e merrni këtë artikull vetëm si këshillë dhe si shtysë që të punoni sa më shumë të bashkuar në të mire të vendit tone, e jo ta merrni si një artikull që do krijojë më shumë përçarje midis jush.

Për fund, kujtojeni shembullin e Skenderbeut me thupra, një histori e thjeshtë, por shumë domethënëse për të gjithë ne. Vetëm nëse jemi të bashkuar, eShqipëria mund të arrij në lojë dhe të jetë vend i respektuar, i denjë, konkurrues me vendet tjera të fuqishme në lojë.

Me sinqeritet të plotë
Zëdhënësi i Qeverisë


Nënshkruar nga Presidenti