Guidë - çmimi i botit

Day 1,655, 13:08 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarët e eShqipërisë.

Kjo është një guidë speciale, e garantuar për ju nga qeveria e eShqipërisë, dhe e përpiluar nga ana ime (DardanH). Guida ka të bëjë me bot-in e tregut të implementuar nga loja. Ky bot, sipas analizave të shumta nga lojtarë e ekspert të lojës, është bërë në mënyrë që të balancojë tregun, sidomos tek vendet e vogla apo ato vende që nuk kanë resurse (pra kanë pak regjione).
Për të e kuptuar artikullin më poshtë duhet të keni njohuri në matematikë(njohuri mesatare), por është shumë i nevojshëm nëse mirreni me tregti në lojë.

Si funksionon bot-i?
Bot-i ne treg funksionon edhe për prodhuesit vendor, edhe për eksportuesit.
Ai e ka një formulë të thjeshtë, dhe lehtë të llogaritshme.
Tek My Places e keni për çdo produkt një çmim fiks (bot price). Ai është çmimi i vendosur nga loja për shitjen e atij produkti. Megjithatë, çmimit i botit të tregut i shtohet VAT (tatimi mbi vlerën e shtuar, apo TVSH) për shitësit vendor, e VAT dhe taksa e importit për ata që kanë licensë për të shitur(për të i parë këto taksa sa janë duhet të shkoni tek faqja e shtetit http://www.erepublik.com/en/country/economy/Albania).

Që të ua thjeshtojmë, keni shpjegime më poshtë.
Çmimi i botit për shitësit vendor = Bot Price (tek my places) + VAT (TVSH)
Çmimi i botit për shitësit e huaj = Bot Price + VAT + Taksa e importit.

Ja një shembull shumë i thjesht.
Një produkt tek my places, e ka çmimin e botit 10 AL.
VAT (TVSH) e një vendi është 5%, dhe taksa e importit është 30%.
Një shitës vendor, nëse dëshiron që produkti i tij të shitet sigurt, pra ta blej boti, duhet ta vendos çmimin 10,5 AL ose më të ultë, kjo pasi siç e thamë
Çmimi i botit për shitësit vendor = Bot Price (tek my places) + VAT (TVSH)
Çmimi i botit për shitësit vendor = 10 + 5*10/100
=10 + 0.5 = 10.5
Çmimi i botit për shitësit e huaj = Bot Price + VAT + Taksa e importit.
Çmimi i botit për shitësit e huaj = 10 + 5*10/100 + 30*10/100 = 13.5
Pra, nëse një person që ka licensë në tregun Shqiptar dëshiron ta shesë këtë produkt, duhet ta vendos çmimin 13.5 AL ose më lirë.

P.S.
Llogaritja e taksës bëhet si më poshtë
Përqindja * Bot price/100
Pra, e kemi dhe më lartë, për 5% TVSH, në fund i bjen çmimi 0.5 pasi
5*10/100=0.5

A blen boti të gjitha produktet?
Nuk mund të ju them sigurt, por besoj se po. Megjithatë që ta vërtetoni ju vet, përdoreni atë që do shkruhet pak më poshtë.

Si ta di nëse blen boti?
Boti në tregun tonë blen automatikisht çdo herë në orën :51. Pra, 1:51, 2:51, 15:51… Vendoseni një produkt në shitje me çmimin siç ju shpjegova më lartë pak para orës :51(p.sh. në orën 18:49). Prisni të bëhet ora 18:52 dhe shikoni nëse në atë kohë të janë shitur një numër I caktuar produktesh. Nëse po, atëherë boti funksionon për atë produkt.

Ilustrim konkret.
Më poshtë po e marrim një ilustrim konkret. Shembulli do mirret me armët q5.

Së pari shkojmë tek my places, e zgjedhim figurën e armës q5, dhe e vërejmë se bot price për këtë armë është 19.20 AL.

kliko këtu nëse nuk të shfaqet foto e plotë
VAT për armë në Shqipëri është 1%

kliko këtu nëse nuk të shfaqet foto e plotë
Pra çmimi që duhet të vendosim është
19.20 AL + 1 * 19.2/100 = 19.2 + 0.192= 19.392

Ndërsa për importuesit (e vërejmë se taksa e importit për Armë është 99😵
19.20 AL + 1 * 19.2/100 + 99*19.2/100 = 38.4
Pra çmimi i botit për ata që duan të importojnë është 38.4 AL.

kliko këtu nëse nuk të shfaqet foto e plotë

Tek foto më lartë mund të shihni provën, se si importues të shumtë shesin me çmimin që e llogaritëm më lartë.

Për çdo pyetje, paqartësi apo të tilla, mos hezitoni të më dërgoni mesazh privat.

Ky artikull është shkruar vetëm me qëllim që të ju mësojë për çmimin e botit në treg. Ky studim vjen si rrjedhojë e punës sime që gjatë një kohe bëja në treg. Pra, është analizë personale, dhe nuk është marrë asku asnjë element, kështu që mund të hasni në ndonjë gjë që nuk qëndron. Ju ftoj të gjithëve që të diskutoni në komente nëse keni ndonjë gjë.


Me respekt,
DardanH