Faleminderit, Sinqerisht..

Day 1,649, 15:44 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

E para e punës dua të ju them se ky artikull nuk ka të bëjë aspak me qeverinë, por ka të bëjë vetëm me mua.

Për koinçidencë, sot kisha ditlindjen në jetë reale, dhe arrita të bëhem kongresmen për herë të parë(më erdhi si dhuratë 😛), që ka qenë qëllimi im që nga momentet e para kur e kuptova lojën.

Do doja të ju falenderoj shumë të gjithëve që me besuat votën dhe ju premtoj se nuk do të ju zhgënjej.

Siç e kam cekur dhe në prezantim, do të mundohem të konsultohem me qytetarët për ligje të ndryshme, si dhe do të jap maksimumin që të jap raport për ligjet që votoj, të paktën për ato të rëndësishme, dhe të jap shpjegime pse kam votuar për/kundër.

Jam i bindur se nuk do të ju zhgënjej të gjithëve që më votuat.

Ju falenderoj shumë sinqerisht,
DardanH.