Dorëheqje nga postet qeveritare

Day 1,677, 14:44 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

Po e jap sot këtë deklaratë, këtu, para jush, (pas aprovimit dhe leximit të Presidentit) duke dhënë dorëheqje nga postet e mia aktuale në qeverinë tonë(si zëdhënës i qeveris dhe Ministër i Imigracionit dhe Emigracionit) (vetëm nga postet qeveritare e jo nga ai i kongresmenit).



Siç mund ta shihni më lartë, jam tërhequr pasi ato poste në të cilat jam aktualisht kërkojnë aktivitet jo të vogël, që të cilën unë nuk mund ta bëjë shkaku i angazhimeve në jetën reale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk do vazhdoj të luaj, po thjesht me një tempo më të vogël. Poashtu, Presidenti KRIMIKO dhe qeveria e tij do të vazhdojnë të kenë mbështetjen time të plotë, pasi kam besim se kjo qeveri është e denjë për popullin tonë dhe e tillë do vazhdoj të jetë.

Jam mëse i sigurt se shumë shpejt do gjehen zëvendësime adekuate për pozitat që i lash, dhe besoj se ka lojtarë të shumtë që kanë talent të i mbulojnë këto pozita.

Ju falenderoj të gjithëve që më përkrahët, po edhe ju që kritikuat ndoshta ndonjëherë punën time, më keni ndihmuar që të përmirësohem dhe të avancoj më shumë.

Një ditë, kushedi, do kthehem, gjithçka varet nga jeta reale, pasi, sigurisht, për mua, po edhe për të gjithë ju besoj, ajo është në plan të parë.

Deri atëherë,
të gjitha të mirat.

P.S. nesër do e bëj një prezantim ku do e publikoj kandidaturën time për kongresmen, për një mandat të dytë.

Respekt,
DardanH.