A duhet te krijohen parti ketu ne loje?

Day 1,643, 15:57 Published in Albania North Macedonia by Atila0185
A duhet te krijohen parti ketu ne eAlbania (eShqiperia)?

Eshte nje pyetje qe shume lojtareve ju shkon ne mendje. Ndoshta kjo teme eshte diskutuar edhe me pare nga ndonje lojtar tjeter nuk jam ne dijeni per kete fakt, por une gjithsesi do te perpiqem te bej interpretimin tim ne baze te eksperiences qe kam ketu ne loje.

Ju lutem kini parasysh qe po trajtoj vetem pjesen qe i perket pjeses politike te lojes.

Atehere po i rikthehem pyetjes se mesiperme: A duhet te krijohen parti ketu ne eAlbania (eShqiperia)?

Pergjigja per kete pyetje eshte po edhe jo sepse krijimi i nje partie ka anen pozitive dhe anen negative te saj.

Po jap disa argumenta dhe anen pozitive qe ka varianti po (pro) i krijimit te partive.
Se pari duke e pare lojen erepublik, konstatojme qe kjo loje ne pjesen politike eshte ndertuar, dizenjuar dhe funksionon mbi bazen e nje sitemi Presidencial.
Jane struktuat politike ne rastin konkret partite, te cilat prodhojne dhe katapultojne kandidatet per Kongres si edhe kandidatet per President te shtetit.
Pra prezenca e partive eshte e domosdoshme ketu ne loje qe sistemi i lojes te funksionoje mbi logjiken qe eshte ndertuar.
Duke qene se ne loje kemi te bejme me lojtare me diversitete idesh, mendimesh, kulturash, krahina te ndryshme, grupmosha te ndryshme eshte e pashmangshme, qe lojtare te ndryshem te marin persiper dhe te krijojne parti qe te pershtaten me programet dhe sistemin e lojes.
Krijimi i partive ka ane pozitive sepse rrit konkurencen, rrit performancen e lojes, dhe pershtat me se miri grupet te cilat ndajne te njetat ide dhe parime mbi lojen.

Po jap disa argumenta dhe anen negative qe ka varianti jo (kunder) i krijimit te partive.
Se pari krijimi i nje partie shoqerohet me nje kosto te konsiderueshme ne vlere GOLD ketu ne loje gje qe krijon shpenzime, kur fare mire ky gold i shpenzuar mund te perdorej per qellim tjeter.
Krijimi u shume partive ka ane negative sepse i corienton lojtaret dhe krijohen fraksione te vogla te panevojshme te cilat jane delikate dhe kane mundesi qe dikush tjeter t'ja u mare partine nen kotroll.
Sistemi i lojes parashikon qe ne loje njehere ne nje periudhe te percaktuar kryetari i partise te rizgjidhet.
Kryetari partise mund te behet cilido anetar qe kandidon dhe mer shumicen e votave.
Eshte shume e rendesishme se ne dore te kujt bie dhe menaxhohet partia sepse nuk ka rendesi fare nese themeluesi i saj humbet zgjedhjet. Fituesi ose kryetari pasardhes mundet qe te ndjeke poltika menaxhimi qe mund te mos jene me idete e perbashketa qe e ndertuat. Dhe ne fund shpenzimi shkon dem.
Krijimi i partive te shumta ne numer, ka ane negative sepse ju jep mundesi personave pa eksperience qe ndoshta per ego per tu zgjedhur, te hedhin kandidatura per kongresmen dhe President gje qe nuk eshte gje e mire sepse mungesa e eksperiences ne loje reflekton edhe ne drejtim me pas.
Pra nese duhet krijuar nje parti duhet qe perpara vendimit te krijimit te saj te vleresohen gjerat ne komplesitet, eksperienca, planet, strategjite, avantazhet dhe disavantazhet qe krijohen.

Duhet qe ne fillim ta njohesh nje sistem si funksionon, dhe me pas mundet ta menaxhosh ate.

P.S Nje falenderim per lojtarin Ethnic.Alboz i cili me propozoi idene per te shkruar kete artikull.