Te harrojme e ta fillojme nga e para

Day 1,814, 11:15 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤
KY ESHTE ARTIKULLI ME I RENDESISHEM QE KAM SHKRUAR, JU LUTEM COJENI LEXIMIN DERI NE FUND, FALEMINDERIT


Para se te filloni sulmet si "prape u ktheve?" dua t'ju them qe nuk e kam bere, dhe kete artikull po e shkruaj per shkak se situata politike eshte renduar. Accounti im eshte ne pritje per delete (sic mund ta shihni nga linku ne profil) por sic duket adminet duan shekuj. Jam matur rreth 2-3 dite per ta shkruajtur dhe tani mblodha mendjen.

Edhe pse kam qene inaktiv ne jeten politike, s'kam punuar, s'kam bere train, s'kam luftuar, s'kam votuar per rreth 2 muajt e fundit qe kur shperndava parate personale tek shqiptaret pasi do lija lojen, e kam ndjekur situaten politike e ushtarake ne vend, e mund te them qe jam totalisht i zhgenjyer.

Po shoh qe shqiptaret po e sulmojne njeri tjetrin, po ne te njejten menyre qe ne, brezi i pare ne eShqiperi kemi sulmuar Serbet e FYROMianet. Kjo do te thote qe kemi harruar kush jane armiqte e vertete e kemi filluar te percahemi aq keq sa nese do te kishte ndonje opsion per te ndare vendin ne disa shtete do e kishim ndare ne dhjetera.

Ne rast se do krahasonim kohen e krijimit te Shqiperise dhe kohen e tanishme, mund te them se nuk ka asgje te perbashket. Ne te shkuaren edhe pse ishim me te dobet se tani kemi qene te bashkuar e dinim te kenaqeshim me lojen. Pse mos ta bejme perseri?

A nuk doni te fillojme nga e para, te lejme pas kraheve gjithcka qe na ndan, e te harrojme gjithe mosmarreveshjet tona? Te gjithe kemi gabuar, ne nje menyre apo ne nje tjeter, per nje arsye apo per nje tjeter. Personalisht kam qene fanatik pas sistemit autoritar, pasi shqiptaret ne fillimet e veta donin te krijonin opozita edhe pse nuk njihnin lojen, rregullat dhe strategjine e saj. Kam qene une ai qe ka luajtur rolin e nje roje te armatosur te shtetit, dhe kam mbrojtur qeverine ne cdo rast, me cdo arme te mundshme.
Po, po, dhe ne kemi bere shume gabime e duhet ta pranojme, megjithese mendoj se veprimet e mia kane qene te justifikueshme pergjithesisht pasi qellimi ishte vetem shendeti i vendit. Pra ne menyre qe te gjithe te 'pajtoheni' me njeri tjetrin, po e filloj une i pari, une i cili kam pasur mjaft debate me shume persona. Por dua te diskutoj vetem per dy.

Arius Argiri - mund te them se ai eshte mjaft i pergatitur, di se per cfare flet, kemi te bejme me nje person te kulturuar e te shkolluar e jo me nje nga rruga. Debatet e mia me Argirin kane qene nga me te ashprat, shume prej jush e dine, kjo per shkak te pikepamjeve tona te ndryshme politike. Sidoqofte Ariusi si dhe une dhe te te gjithe ju, ne plan te pare ne eRepublik...ka Shqiperine. Ne fillimet e tij akuzat dhe argumentet ishin jo aq logjike, per shkak se eksperienca e tij nuk ishte e gjate, por me kalimin e kohes kjo gje ndryshoi totalisht.

Kalaja e Prezes - Ndryshe nga debatet me Ariusin, debatet e mia me Kalane e Prezes nuk kane qene per arsye politike por fetare pasi u hap e u drejtua nga ai Partia Myslimane dhe sigurisht une isha (dhe jam) kunder kesaj. Sidoqofte as Kalaja nuk eshte nje person i ardhur nga rruga, apo ndonje cope injoranti. Madje ne ushtrine e pare shqiptare te drejtuar nga une e njohur si ish-SSA, divizioni i drejtuar nga Kalaja ka qene nje nga me te mireoganizuarit (kete mund ta gjeni ne nje nga artikujt e mmi te lashte). Pra mos ti mohojme kurre meritat.

Ashtu si une, dhe ju per te miren e vendit duhet te beni terheqje. Tani nuk ka me vend per autoritarizem, sepse shqiptaret jane te afte, jo sic ishin muaj me pare, pa asnje ide per lojen.
SHQIPERIA TANI ESHTE GATI PER PLURALIZEM.

Pra ketu dua te propozoj disa reforma te cilat nuk do te prekin aspak pluralizmin ne vend, por do te shtojne bashkepunimin. Dhe ja ku po e filloj.
1. Presidenti dhe zv/presidenti
Ne menyre qe te tere te bashkepunojne, pozita dhe opozita, duhet te perfshihen te dy palet ne qeveri. Zv/presidenca duhet ti perkase kandidatit ne vend te dyte.

2. Koalicionet
Partite duhet te organizohen ne koalicione. Kjo do sillte qe zv/presidenca mos te merrej nga nje aleat i ngushte i fituesit si president, por vertet nga nje opozite e mireformuar. Cdo koalicion do te kete vetem 1 kandidat per president.

3. Krijimi i Ministrise se Drejtesise
Detyra e kesaj ministrie eshte te hetoje veprimtarite e vete qeverise dhe te mases se gjere te popullit. Kjo ministri do merrta masa diskretituese per personat qe veprojne ne dem te vendit. Kjo ministri do te udhehiqej nga opozita, ne menyre qe transparenca te jete e konsiderueshme.

4. Avokati i Popullit
Ky institucion do te perzgjidhte nje kryetar dhe nje staf te caktuar i cili do te merrte ankesat e qytetareve te cfaredoshem e ti transmetonte ne qeveri, duke detyruar kete te fundit ti jape zgjidhje ceshtjeve te caktuara. Administrata e saj do te ishte e pavarur nga partite, dhe do te zgjidhej nga vete qytetaret shqiptare per nje kohezgjatje te caktuar.

5. Departamenti i Informacionit Popullor
Departament ne varesi te Ministrise se Edukimit, e cili do te ndihmonte lojtaret e rinj vetem ne aspektin informativ, jo ne ate ekonomik. Ky departament do te sqaronte cdo medyshje te qytetareve.

6. Gjitheperfshirja ne qeveri
Qeveria do te perbehej nga anetare te te gjitha partive dhe koalicioneve, ne baze te aftesise per te luajtur nje rol te caktuar ne qeveri, nuk do te kishte paragjykime politike.

7. Zyra e punesimit
Nje insitucion i varur nga Ministria e Brendshme. Do te mundesonte pune vullnetare per qytetaret shqiptare, ne menyre qe te gjithe te jene te afte te kontribojne per vendin e tyre dhe te marrin nje kenaqesi duke i sherbyer vendit.
Kjo pra eshte kontrata qe po ju propozoj, keto 7 pika qe do te bejne Shqiperine nje shtet te organizuar.
Personat qe jane dakort me kete propozim le te bejne nje koment pozitiv poshte, gjithashtu partite te cilat jane dakort me kete, udheheqesit e tyre te me dergojne ju lutem mesazh privat. Edhe pse nuk mund te jem mjaft aktiv do isha i lumtur te ndihmoja sadopak. Partite qe bien dakort do te listohen ne kete artikull.

PS: NUK KAM NDERMEND ASPAK TE KANDIDOJ PER DICKA, PRA KY ARTIKULL ESHTE TOTALISHT ME DUAR TE PASTRA.
Rrofte Shqiperia!