RRËFIM

Day 1,697, 13:21 Published in Albania Albania by LmBigger

Kur jam regjistruar në eRepublik, rreth tetorit të vitit të kaluar, kam njohur shumë lojtarë me të cilët kemi kaluar orë të tëra në chatin shqiptar, shpeshherë deri në mëngjes. I kisha lënë anash të gjitha gjërat tjera,rrjetet sociale, lojërat tjera, se më kishte mbërthyer eShqipëria.
Sot, fatkeqësisht, aty pothuajse gjithçka ka mbetur e shkretë. Jemi shpërndarë, saqë nuk po dihet se ku po bëhet "ndeja" më e mirë. Pse u desh me u shpërnda, sa andej-këtej.
është bërë klishe thënia "Bashkimi bën fuqinë", por më thuani, po të mos kishim qenë të bashkuar, po të mos ishte organizimi po në chat që është bërë, a do të mund ta shihnim KOSOVëN kuq e zi? Po ju siguroj qe JO. JO,se influenca e secilit lojtar, po të bëhet në kokë në vete, është e barabartë me 0, e pavlerë.
Prandaj vëllezër e motra, shumë sinqerisht po ju lus që të i lëmë pas inatet mes njëri tjetrit, që të ngrisim eShqipërinë mes shteteve më të forta. Kemi qenë të bashkuar, në kohën kur kemi qenë "askush" në lojë, e tani kur shumë lojtarë kanë përparuar, kemi shumë lojtarë të rinjë, e tani jemi të shpërndarë. është mëkat për tokën tonë, është mëkat për tërë punën që është bërë për të arritur deri këtu!.

PS: Si një lojtar, që i bëra pothuajse 1 vjet në lojë, ju bëjë thirrje të gjithë komandantëve të Njësive Ushtarake, qofshin private ose shtetërore, të ribashkohemi, ose të paktën të kemi koordinim mes vete për sulme të përbashkëta, se siç thashë, secili veç e veç, është e kotë. Do kishte qenë mirë një riorganizim GJENERAL sipas divizoneve në mënyrë që të jemi sa më të fuqishëm.

Me sa kuptova, sot Illyrians ka rifilluar me supplies, kështu ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë DIV 3 dhe DIV 4 të rifuten në Illyrians.
Po e përmbylli me një thënie te NIno54 :
-"Ç'na u mbush chati plot me rrush".. (ishte kjo koha kur në illyrians supplies mblidheshin nga 30-40 lojtar që merrnin supplies.

Me nderime:
Lumbardhb_suzz

Hail ALBANIA
Hail ALBANIANS