Një analizë e shkurtër mbi zgjedhjet e kongresit

Day 1,620, 11:37 Published in Albania Albania by RadeciVV

Nëse analizojmë zgjedhjet kongresiale të mbajtura në muajin Prill si dhe në muajin shkurt(muaji i fundit kur kishim kongres para prillit), vërejmë një ulje të numrit të votuesve në kongres, edhe pse kohëve të fundit numri i lojtarëve në Shqipëri është rritur dukshëm.

Në muajin shkurt kishte 330 votues, kurse në prill 263. Si faktor mund të mirret edhe përjashtimi i dhjetra lojtarëve aktiv nga adminët e lojës, që siduket ka ulur edhe interesimin e lojtarëve për të vazhduar lojën. Gjithashtu ndryshimet e fundit në lojë po vërehet se po ndikojnë në nr. e lojtarëve aktiv, pasi ata zakonisht votojnë, e numri i votuesve siç u cek ka rënë.

Duhet cekur se në këto zgjedhje numri i kongresmenëve ishte i vogël(vetëm 10), dhe gara ishte shumë e ngushtë.

Poashtu mund të vërejmë një rënie të lehtë të numrit të kongresmenëve në përqindje të Partisë kryesore në vend, asaj Nacionaliste, pasi në kongresin e shkrutit kishte 66% të vendeve, në atë të prillit 50%.

Partia "Illyrians" ka pasur një rritje të lehtë, pasi në shkurt kishte 13% e në Prill 20%. Partia e Unitetit Shqiptar kishte nga 1 kongresmen si në shkurt ashtu dhe në Prill, kurse ajo Muslimane ariti që për herë të parë të ketë kongresmenë.

Poashtu vërejmë që partia "YAKUZA" ka humbur vendet që kishte në kongres dhe tani nuk ka asnjë përfaqësues.

Në përgjithësi gara mund të konsiderohet fer e korekte, dhe me një konkurrencë të jashtëzakonshme për vendet e pakta që i ka Shqipëria në kongres për prill. E më e rëndësishmja është se arritëm të sigurojmë kongres, e kjo është pika kryesore pasi tani mund të i shfrytëzojmë paratë e mbledhura në llogarinë shtetërore.