Draft ligji për Avokatin e popullit.

Day 1,847, 09:57 Published in Albania Albania by Rilindasi



Në kuadër të angazhimeve për shtet ligjor , pas kerkesës së avokatit të popullit i paraqesim parlamentit shqiptar permes perfaqësuesit tonë në parlament ketë:

Draft ligj për avokatin e popullit


Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasëve të eShqipërisë knga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të
parregullta të institucioneve shteterore , të organeve të tjera dhe të organizatave që ushtrojnë autorizime publike shteterore për llogari të tyre.
Neni 2
Fushëveprimi i ligjit
Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimii Institucionit të Avokatit të Popullit, duke përcaktuar procedurat për emërim dhe shkarkim, kompetencat dhemënyrën e punës së Institucionit të Avokatit të
Popullit si dhe rregullon procedurat për parashtrimin e ankesave dhe hetimin e tyre.
Neni 3
Parimet bazë të veprimtarisë së Avokatit të Popullit
1. Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Republikën e eShqipërisë dhe jashtë saj nga veprimetapo mosveprimet e paligjshme të organeve të institicioneve shteterore ,dhe nga veprimet ose mosveprimet e individeve , drejtuar personait/onave të tjerë, që ka për qellim të fyej, degradoj dhe të ulë personalitetin e tij.

Neni 4
Gjuha e punës
Gjuhë e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit është gjuha shqipe
l
Neni 5
Përbërja e Institucionit të Avokatit të Popullit
1. Institucioni i Avokatit të Popullit, përbëhet nga:
1.1. Avokati i Popullit;


Neni 6
Kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
1. Avokati i Popullit duhet të i plotësoj këto kushte:
1.1. të jetë shtetas i eShqipërisë;
1.3. të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
1.5. të mos jetë i shpallur i fajshëm më parë nga ana e avokatit të popullit
1.6. të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Shqipërisë, të mos jetë anëtar i kabinetit qeveritar .
1.7. të jetë qytetar me të drejtë vote në eShqipëri .


Neni 7
Papajtueshmëria
1. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij nuk duhet të jenë anëtarë të asnjë partie politike e as të ushtrojnë veprimtari politike brenda kohës së ushtrimit të detyrës së tij.

Neni 8
Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe shkarkimin e tij.
1. Avokatin e Popullit e zgjedhin qytetarët e eShqipërisë, me anë të referendumit mbarë popullor që duhet të mbahet nga data ________________ deri me datë_______________

Neni 9
Marrja e detyrës dhe betimi

1. Avokati i Popullit merr detyrën pasi të perfundoj referendumi mbarë popullor percaktuar nga neni 8 i po ketij ligji

2. Teksti i betimit është si në vijim: “Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do t’i kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar nga ana e qytetarëve të eShqipërisë dhe me ketë ligj, se do t’i mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut në eShqipëri.

Neni 10
Imuniteti
1. Avokati i Popullit gëzon imunitet nga shkarkimi nga ana e insituticoneve shteterore për veprimtari ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësisë të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Neni 11
Shkarkimi nga funksioni i Avokatit
1. Avokati i Popullit, mund të shkarkohen për arsyet në vijim:
1.2.Ka kryer veprime të cilat janë në kundershtim me parimet e avokatit të popullit
1.3. për shkak të sjelljes së tij personale që është në kundërshtim me ushtrimin e funksionit të tij;
2. Shkarkimi i tij mund të kerkohet me peticion(20 qytetar me të drejtë vote) , që do meret si bazë për të paraqitur brenda 24 orëve referendumin në të cilin do të kerkohen: 60 përqind të qytetareve.

Neni 11
Përfundimi i funksionit të Avokatit
1. Funksioni i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij mbaron:
1.1. me vdekjen e tij;
1.2. kur jep dorëheqje;
1.3. kur mbaron afati i mandatit
1.4. kur shkarkohet.

Neni 12
Kompetencat
1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo qytetar i eShqipërisë lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara nga ky ligj.
2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e eShqipëris.
Në ushtrimin
e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të eShqipëris , Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të eShqipëris ndodhen jashtë territorit të shtetit
3. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose
nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e institucioneve të eShqipërisë të drejtat dhe liritë e njeriut.
4. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm
pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
5.Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe më anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit.
9. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas.

Neni 13
Përgjegjësitë

1. Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi:
1.1. të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe të angazhohet për zgjedhjen e tyre.
1.2. të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet i shkelin të drejtat
e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla;
1.3. të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me artikuj medial
e avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;
1.4. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta;
1.5. të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja nëKuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore
1.6. të përgatitë raporte periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
1.7. Avokati i Popullit, duhet ruajtur fshehtësinë e të gjitha
informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve.
1.8. obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose marrëdhënies së punës.
1.9 Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar ankesat duke përfshirë edhe intervenimin edrejtpërdrejtë
tek autoritetet kompetente, nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit.
1.10. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet e çdo institucioni dhe mund t’i shqyrtojë ato lidhur me rastet që i kanë shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të kërkojë nga çdo institucion nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, duke përfshirë edhe kopjen e plotë apo të pjesshme të dosjes dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Avokatit të Popullit.

Neni 14
Fillimi i procedurës
Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë veprim apo mosveprim,
keqadministrim të organeve të organeve shteterore , mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës.
Neni 15
Forma e paraqitjes së ankesës
1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet t’i ketë shënimet personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet.
2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregullparaqitet me shkrim. Kërkesa për fillimin e procedurës
Neni 16
Procedura pas pranimit të ankesës
1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej 24 orësh vendos për pranueshmërinë
e çështjes si në vijim:
1.1. të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin;
1.2. të fillojë hetimin e plotë;
1.3. të hedh poshtë ankesën për shkak se:
1.3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji;
1.3.2. ankesa është anonime;
1.3.3. ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës;
1.3.4. ankuesi ka dështuar të sigurojë informatate kërkuara nga Avokati i Popullit.
1.3.5. të refuzojë ankesën si të pabazuar.
1.3.6. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në pajtim me kërkesën e ankuesit.
2. Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda 24 orëve

Neni 17
Marrja e vendimit
Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij. Vendimi i tij i dërgohet parashtruesit të
ankesës , të pandehurit behet publike me raport periodik.


KY LIGJ DO TË DEGOHET NGA ANA E PARTISË REFORMATORE NË PARLAMENTIN E SHQIPËRISË PËR TË U MIRATUAR, ËSHTË DRAFT LIGJ ANDAJ BESOJ QË REKOMANDIMET E TYRE MUND TË I JAP ÇDO PERSON I INTERESUAR, APO GRUP INTERESI, PARTI POLITIKE.