Diplomatët janë sytë dhe veshet e shtetit

Day 1,787, 03:19 Published in Albania Albania by Rilindasi

Diplomacia është shkencë në vete, ne mund të inkuadrojmë një diplomaci aktive , shumë aktive për të mirën e Shqipërisë, sigurisht të mirën publike dhe ushtarake të Shqipërisë.

Duke parë në artikujt paraprak, saktësisht para disa muajve , pash se një numër i ambasadorëve të Shqipërisë të deleguar në shtetet tjera janë të vdekur! E disa prej tyre mbanin vetëm titullin ambasador , që nuk njihesin nga shtetet ku janë deleguar, disa mund të kenë kryer punen me pergjegjesi, por një numër , një numër shumë i vogël i tyre sa që ndoshta nuk mund të numërohen në gishta.
Artikulli ka për qellim të shpjegoj menyrat se si një ambasador duhet të sillet, pasi personalisht kam propozuar një Shqipëri me ligje, një model i cili u pelqye nga të gjithë për edukimin e të rinjëve, por që nuk u pranua fatkëqësisht .

Një sistem i fuqishëm i ambasadave do të thotë :

Që ambasadori i caktuar të e pranoj detyren me pergjegjesi të plotë.
Që ambasadori i caktuar, të vendos ambasadën e tij, në forumet e shtetit ku është deleguar.
Që ambasadori i caktuar , të krijoj mardhënia shumë të mira , me president të shtetit ku është caktuar, me deputet dhe ministra.
Që ambasadori i caktuar, të prezentoj kabinetin qeveritar të vendit të tij tek forumi dhe çdo gjë që ka të bej me mardhëniet reciproke.
Që ambasadori i caktuar, të krijoj miqësi me ushtaret më të fuqishëm të vendit ku është deleguar.
Që ambasadori i caktuar, në listën e miqëve të ketë sa më shumë miqë nga vendi i caktuar.
Që ambasadori i caktuar, para luftërave të kontaktoj presidentin se çfarë ndihme mund të na jap ai shtet në luftëra serioze.
Që ambasadori i caktuar të jetë pergjegjes për lidhjen e marrëveshjeve me shtetet e caktuara.
Që shteti të ketë kujdes se kush do delegohet ambasador në Serbi e në Fyrom.
Që ambasadori i deleguar në keto shtete të jetë pergjegjes për deshtimet e marëveshjve.
Që Shqipëria të ketë sytë dhe veshet e saj në çdo kend të botës.

Për një sistem më të mirë të ambasadorëve


Shënim: Ju lutëm po patet diçka për propozimin tim të replikoni, fyerjet e zakonshme do mbesin si fyerje dhe nuk do jenë të replikuara proporcionalisht. Shpresojmë që qeveritë të mendojnë në ketë drejtim për të krijuar një sistem të fuqishëm të ambasadorëve.