[MoE]Guide per IRC (1/3)

Day 2,126, 00:30 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Chati eshte nje menyre shume e mire per te komunikuar me lojtaret e tjere.Por jo te gjithe dine ta perdorin IRC-ne veqanarisht lojtaret e rinj.Permes ketyre artikujve do mundohemi tua tregojme hap pas hapi si ta perdorni IRC.

Si te hyni ne IRC?

Per tu lidhur me IRC ju duhet te perdorni njerin nga web-sitet apo programet qe mundesojne kete gje.Nje gje te tille mund ta beni duke klikuar ketu :
http://client00.chat.mibbit.com/.


Pasi te keni klikuar juve do ju shfaqet nje faqe si kjo:

Ju tashme me sukses keni hyre ne sherbimin qe ofron lidhjen me kanalet e chatit.

Si te hysh ne nje kanal te chatit?

Per te hyr ne nje kanal te IRC se pari duhet te dini serverin ne te cilin gjendet kanali.Shumica e kanaleve ne eShqiperi perdorin serverin e quajtur Rizon .Perndryshe nese serveri Rizon nuk punon ,pyet pronarin e kanalit ne qfare serveri gjindet kanali.

Per te caktuar serverin siq eshte treguar ne foton me poshte klikoni ne kutine afer “Connect:”.Ku shkruan “Mibbit [webirc]”.



Pasi te keni klikuar do ju shfaqet nje liste e servereve.Nese kanali ku doni te hyni eshte ne Rizon klikojeni ate ndersa nese gjendet ne nje tjeter server caktojeni serverin perkates.

(Serverat jane te renditur sipas rendit alfabetik)



Tash ju duhet te shkruani nickun tuaj,me te cilin do te paraqiteni ne chat.
Ju mund te perdorni emrin tuaj ne eRepublik ,megjithate nuk mund te perdorni hapsire ( ) dhe ne vend te saj mund te perdorni (kete _ )

Shkruani nickun tuaj ne kutine prane “Nick:”.



Pastaj shkruani emrin e kanalit(eve) ne te cilat doni te hyni.

(Kur doni te hyni ne kanale te ndryshme ne te njejten kohe,perdorni nje presje per ti ndare ato )




Ne fund klikoni ne butonin “Connect” dhe do te hyni ne kanalet perkatese





Regjistrimi i nick-ut tuaj

Pse duhet te regjistroni nickun tuaj?
Pasi te keni regjistruar nick-un ju mund te krijoni kanalet tuaja te IRC-se dhe te keni lloje te caktuara te aksesit ne nje kanal te caktuar p.sh “Voice”.

Regjistrimi i nickut tuaj

Se pari duhet te shkoni te ndonje kanal apo te serveri per te regjistruar nickun.
Ne kete artikull do ju tregoj si te regjistroni nickun ne Rizon.

(Ju sygjeroj te beni regjistrimin ne faqen e serverit,sepse do jeni duke shkruar informacion te ndjeshem,dhe po ta kryenit kete procedure ne ndonje kanal te tjeret do mund te shihnin qfare po shkruaje nese nuk do te filloje ate qe po shkruan me ( / )



Ne hapsiren per chat shkruani kete komande:

/ns register [Password] [Email][/email]



Pasi te keni shkruar kete komande,nje passcode do te ju shkoj ne email.Pasi ta keni marre passcode nga emaili shkruani kete komande:

/ns confirm



Pasi te keni konfirmuar nickun tuaj duke shkruar passcode te sakte,ju tashme keni nickun tuaj te regjistruar ne kete server.Pra do keni nje nick teresisht tuajin 🙂

Megjitheate qdo here qe hyni ne IRC ju duhet ta “identifikoni” veten.Per ta bere kete shkruani komanden e me poshtme:

/ns identify [Passwordi juaj]




Ne ditet e ardhshme edhe pjeset tjera te guides.
Faleminderit qe ndate kohen per ta lexuar kete artikull

Me respekt: Ministria e Edukimit