[MoE]Armet

Day 2,120, 12:42 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka


Llojet dhe cilesia e armeve

eRepublik na ofron mundesine qe te luftojme pa arme (q0) apo me arme,me kualitet q1-q7.
Llojet e ndryshme te armeve me aftesine e tyre qitese dhe me qendrueshmerine jane paraqitur me poshte:

Q1: Qendrueshmeria 1,aftesia qitese 20%
Q2: Qendrueshmeria 2,aftesia qitese 40%
Q3: Qendrueshmeria 3,aftesia qitese 60%
Q4: Qendrueshmeria 4,aftesia qitese 80%
Q5: Qendrueshmeria 5,aftesia qitese 100%
Q6: Qendrueshmeria 6,aftesia qitese 120%
Q7: Qendrueshmeria 10,aftesia qitese 200%

Siq mund ta shihni armet q7 jane me te qendrueshme,me efikase dhe me to do beni me shume demtim.Nese keni ndermend te perdorni armet me se miri eshte te perdorni q7.
Pse duhet te luftoni me q7 mund ta lexoni ketu


Une as keshtu nuk e kam 🙂

Fabrika e armeve

Shumica e lojtareve kane fabrike te kualitetit te ulet te armeve,mirepo sasia e madhe e goldit qe nevojitet per te ngritur ate ne q7 madje edhe gjate kohes se zbritjeve,ka bere te pamundur per shumicen e lojtareve te kene fabriken e tyre q7 te armeve.
Ashtu si me fabrikat e ushqimit edhe me ato te armeve kthimi i investimit eshte minimal,saqe ju duhet me shume se nje vit per te kthyer ate qe keni investuar.

Megjithate ka shume lojtar qe kane fabrikat e tyre te armeve te kualitetit te ulet(Q1 eshte me e shpeshta,ne te shumten e rasteve per shkak te misionit per lojtaret e rinj kur ata fillojne lojen),qe jane te nevojshme per te ndertuar raketa.Duhet ta keni te qarte se per te krijuar fabrike te armeve duhet ta keni te siguruar qeshtjen e ushqimit qe ju duhet brenda nje dite dhe poashtu te keni nje nivel te kenaqshem te qendrave te stervitjes.Kete e them sepse goldi qe perdoret per te ndertuar fabriken e armeve eshte me mire te perdoret per te ngritur qendrat e stervitjes dhe per te siguruar ushqim per vete.

Bazuka:
Ju fitoni nje bazuke(dhe nje energy bar) per qdo dite kur te keni kryer urdherin ditor(Daily Order),ose gjate te luftuarit mund ti mbledhni pjeset qe mbesin ne fushebeteje.

Me nje bazuke mund te kryeni 3 goditje(hits) secila nga 10,000 demtim.Andaj bazuka eshte arme vdekjeprurese sidomos per divizionin e pare dhe te dyte,ku forca e lojtareve eshte e ulet dhe goditja e tyre duke perdorur arme te tjera shkakton shume me pak demtim sesa bazuka.
Pjesa me e madhe e lojtareve ne dy divizionet e para i ruajne ato dhe barsat per te luftuar per BH(hero i betejes-eshte medalja kur beni me se shumti demtim ne nje beteje)

Ne divizionet me te larta bazukat nuk jane shume te dobishme,sepse shume lojtar kane goditje(hit) me te larte se 10,000 demtim,por megjithate mund ti perdorin ne rast te misioneve ku kerkohet numer i caktuar i vrasjeve(sepse duke perdorur bazuke nje kundershtar mposhtet me vetem nje goditje,per dallim nga te luftuarit me arme te tjera kur duhen mesatarisht 2-3 goditje)
Qdo gje qe duhet te dini per bazukat mund ta lexoni ketu




Raketat:
Te gjithe e kemi te qarte se per te luftuar ne eRepublik duhet te perdoresh q7.Dhe shumica absolute i perdorin ato per te luftuar.Kjo nenkupton se armet e tjera do mbesnin te pa shitura dhe te paperdorura.Kjo eshte permiresuar sado pak me futjen e raketave ne loje.
Raketa formohet me bashkimin e nje numri te caktuar te armeve q1 deri q6.Lojtaret ne divizionin 1 deri 3 mund te ndertojne 2 raketa ne dite,ndersa ata ne divizionin e katert vetem nje rakete ne dite.
Demtimi qe shkakton raketa dhe kostoja per ndertimin e saj varet nga niveli i fabrikes se raketave.

Rakete e nivelit 1:50,000 demtim
Rakete e nivelit 2:250,000 demtim
Rakete e nivelit 3:500,000 demtim
Rakete e nivelit 4:1 milion demtim
Rakete e nivelit 5:2.5 milion demtim

Fabrike te raketave te nivelit me te larte mund te krijosh kur te dalesh ne divizion me te larte.

Bombat:
Bombat e medha(5 milion demtim) dhe bombat e vogla(demtimi varet nga divizioni juaj) ipen tek lojtaret si shperblim per perfundimin e misioneve te caktuara qe zhvillohen ne erepublik kohe pas kohe.Demtimi i tyre eshte krucial per te vendosur fituesin e betejes,veqanarisht bombat e medha.

Siq mund ta shihni mundesite per te shkaktuar demtim ne luftrat e eRepublik jane te shumta.Pa marre parasysh a i hargjoni te gjitha bombat dhe armet posa ti ftoni apo i ruani ne ndonje beteje te rendesishme nuk ka rendesi,kryesorja eshte te argetoheni me lojen.


Me respekt:Ministria e Edukimit