O E BUKURA MORE

Day 2,360, 06:35 Published in Albania Japan by Strategi1


-Pershendetje shqiptare

-Isha duke e ndegjuar kengen o e bukura more edhe deshta te i shkruaj shqiparve qe nuk kane njohuri per tekstin e kesaj kenge ...

-Foto nalt eshe morea ne greqi po greket e kane ndrruar emrin e kane vendosur Peloponnesso.

-Ne vazhdim

- O e bukura more ce kur te lje me nigje te pe atje kam une zotin-tate atje kam u memen time atje kam u tim vella... o e bukura more ce kur te lje me nigje te pe.

-Kjo eshte historia e nje kenge 600 vjeaqare

-Kjo kenge mergimi kaq e njohur dhe e dashur jo vetem per arbereshet, por edhe per arvanitet e Greqise dhe shqiptaret e te Gjitha trevave, permban ne vetvete pothuajse gjithe sekretin historik te krijimit te fshatrave te arbereshve te Italis.

-Por shum pak e dine se kujt i kushtohet.

-- MORE!. ESHTE nje pasthirrme .... eshte nje vazj e bukur.... JOOOO!

-MORE - ESHTE Peloponezi i sotem i greqis. Nje treve e madhe te ciles greket i kane ndryshuar emrin nga MORE ne PELOPONEZ dhe kenga O E BUKURA MORE, memorizon kujtesen dhe mallin e nje atdheu te humbur, eshte nje toponim i ketij vendi nga ku u larguan shumica e arbereshve te sotem te italis.

-Kjo eshte ndoshta kenga me e vjeter shqiptare qe mbetet e gjalle akoma edhe ne ditet tona e qe vjen te na rrefej nostaligjine e madhe, por edhe sekretin historik te krijimit te komunitetit arberesh te Italis.

-i vetmi dokument i kesaj kenge per here te pare eshte materiali qe gjendet ne librin e shkruar nga filologu arberesh Dhiiter Kamarda.

-Por nuk dihet se kush arberesh i kendoi per here te pare keto vargje kaq te thjeshta por qe mbeten gjalle dhe kendohen po me te njejten dhimbje edhe me sot.(po flas personalisht kame pare njerz duke kenduar kete kenge me lote ne sy)

- Largimi i Arbreshve.

- Por si dhe pse u larguan arbereshet e sotem nga trojet e tyre nga Moreja dhe nga Arberia shqiperia sod, si u krijuan katundet arbereshe ne italin e jugut.

-Me renien dhe pushtimin e Koronit ne vitin 1534 kala qe ndodhet edhe sod e ksaj dite ne Greqi, perandori Karli i trete, i dha urdher Kapitenit Andrea doria te marri greke dhe arvanit-arberor nga moreja, dhe ti coje ata ne italin e jugut.

- Ne keto momente te shpernguljes se tyre arbereshet kenduan ndoshta per here te pare kengen O E BUKURA MORE.

-Shqiptaret e pare qe vinin nga Arberia - Shqiperia sod- u vendosen ne Kalabri dhe ne Sicili pas fteses se mbretit Alfanso i trete te Aragones behet fjale per luftetare Shqiptare, te cilet u vendosen perfundimisht dhe me familjet e tyre ne Kalabri dhe sicili per te ndihmuar perforcimin luftarak te Mbretit Alfanso ne perpjekjen e tij per te mbytur revoltat dhe levizjet e Andegavnonit kundra tij.

-Pra, krijimi i ketyre fshatrave kishe karakter ushtarak.

- Skenderbeu

-Ne vitin 1461 vete Gjergj Kastriot Skenderbeu Kryezot dhe i plotfuqishem i Arberis me nje truproje te madhe dhe te forte luftetaresh shqiptare, do te lufton ne perkrahje te Ferdinandit djalit te mbretit Alfonso kunder Andegavnonit te Italis se jugut dhe princit te Tarontos, dhe per kete ndihme dhe perkrahje ushtarake si shperblim atij iu dhuruan dy feude ne Pulia te italise. Kjo popullate e pasuroi dhe populloi pjesen e shkretuar te kesaj zone dhe njekohesisht e rrethoi ushtarakisht duke krijuar keshtu nje pjese territoriale te mbrojtur.

-Pak para vdekjse se Skenderbeut 1467 por kryesisht mbas vdekjes se tij 1468 dhe renise se pushtimit te krujes nga Turqit 1478, nje turme e madhe shqiptaresh dhe ne kushte dramatike do te largoheshin per ne Itali dhe do te vendoseshin ne fshatrat tashme te ngritura shqiptare duke krijuar njekohesisht edhe fshatra te reja. Te tjera shqiptare u vendosen ne Italine e Jugut me urdhrin dhe bekimin e Skenderbeut si dhe djalit te Joanit ne dy feudet e Pulias, qe i pati dhuruar Ferdinando ne Galatina ne vitin 1845. Numri i kesaj popullate duhet te kete qene shum i madh, pasi krijoi nje zone perfundimtare me nje fizionomi te veten gjuhesore kulturore dhe tradicionale, duke krijuar fshatrat e sotem arbresh.

- GJUHA

_- Gjuha e shumices se Arbereshve te Italis ka shum ngjyrime dialektike por si baze ka dialektin toske, qe flitet ne shqiperine e Jugut dhe me te njejten ngjashmeri te gjuhes qe flasin arvanitet arberore te Greqis.
Shume prej kengeee arbereshe perputhen me Moren, dhe shum toponime te tjera ke keto zona sikurse Koroni Nafplio Korintho .. etj

Sod koha dhe ndryshimet kane bere te vetat dhe ne menyre te pashmangshme hapa te medhenj por nuk kane mundur te zhdukin apo pluhurosin kete te vecante qe ka ky minoritet shqiptaresh arberesh,me gjuhen, traditat, kulturen,zakonet legjendat e tyre, duke perbere kushtu tashme nje pasuri dhe turizem laografik per keto zona.


Shkrimi eshte pak i gjate po ja vlen ta lexoni.

Me respekt Strateg1