Komunikatë zyrtare e Ministrisë së Edukimit: Ruani Bazookat

Day 1,567, 15:26 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithë qytetarët e eShqipërisë.

Ditëve të fundit, vendi ynë është përballur dhe pritet të përballet në luftëra të ashpra, sidomos me Sërbinë dhe aleatët e saj.

Siç e dini, ne i bëmë ballë Sërbisë në luftën për jugun e Shqipërisë, madje edhe e rikthyem edhe Tiranën që ishte e pushtuar nga ata. E gjitha kjo ndodhi falë koordinimit të shkëlqyer dhe organizimit të Njësive Ushtarake të vendit tonë. Bazookat, dhanë ndihmesë shumë të madhe, pasi e dini se influenca e tyre është e madhe.

Nesër, pritet një sulm i madh nga ana jonë, kurse planifikimi i luftës dhe përdorimi i koordinuar i mjeteve luftuese, në këtë rast bazookave është mëse i nevojshëm.

Kështu që ju lusim, ruani sa të mundeni bazookat, mos i përdorni ato pa urdhëra të caktuara në njësitë tuaja ushtarake, apo edhe nga vet qeveria jonë, sepse vetëm të organizuar mund të arrijmë suksese në luftë.

Ju lutemi të gjithëve që të jeni aktiv, nesër sidomos, në chatin zyrtar Shqiptar dhe të prisni urdhërat. Nëse jeni në ndonjë njësi ushtarake të organizuar, apo edhe regjiment, edhe më mirë, prisni urdhërat e kapitenëve të regjimentit.

Ju faleminderit
Ministria e Edukimit të eShqipërisë.

Nënshkruar dhe aprovuar nga Ministri
AlbanianSoldier