Eros_Alb, presidenti i pershtatshem per qeverine e Gushtit

Day 1,711, 03:34 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Mbase ka ardhur koha qe Shqiperia te kete nje rinovim te pergjithshem.
Mbase ka ardhur koha qe te tere te dalin nga rutina.

Per kete arsye besoj se eshte koha perfekte qe te vije ne pushtet te vendit brezi pak me i ri i Shqiperise. Pra, besoj se Partia Nacionaliste duhet te behet mbeshtetese e Eros_Alb ne zgjedhjet Presidencjale te 5 Gushtit.
Eros_Alb eshte nje nga lojtaret kontribues ne rritjen e Shqiperise, dhe mendoj se per kete arsye duhet te jete president.

Nderkohe do me pelqente qe brezi me i vjeter (duke perfshire veten) te leje postet qeveritare ne gusht brezit te dyte, pra brezit me te ri por jo te sapoardhur. Sigurisht qe nuk mund te largohemi nga politika perfundimisht, por mund te luajme nje rol me dytesor. Mund te punojme ne projekte ne te mire te vendit. Personalisht kam filluar punen ne projektin e Kosoves se Pavarur. Kush deshiron te kontriboje eshte i mirepritur. Per ju qe jeni kunder Kosoves se Pavarur:
1. Jo, Kosova nuk mund te kthehet territor gri sepse polli per kete arsye u be, qe te mos qendronte ne ate menyre, pra ska kuptim te kthehet ne gjendjen e meparshme.


2. Jo, Kosova s'mund te jete territor origjinal i Shqiperise pasi kufijte ne eRepublik vendosen sipas territoreve ne realitet, dhe ne realitet Kosova nuk eshte pjese e Republikes se Shqiperise.
3. Jo, Kosova nuk do sjelle percarje. Do te kishim 2 shtete Shqiptare, te tera shtetet jane gati te bejne gjithcka qe te kene me shume se 1 shtet ne dore, kurse ne jo edhe pse na perket me te drejte? Hyrja e Kosoves dhe zhvendosja e nje pjese te Shqiptareve atje do te sillte me shume perpjekje per te bere baby boom, dhe ne te ardhmen do kishim 2 shtete Shqiptare, te dyja te forta, duke mbrojtur njeri-tjetrin pa asnje kusht, sic bejne vellezerit.

Sidoqofte te rifutemi ne teme. Besj se ardhja e brezit pasardhes ne qeveri do hiqte rutinen te brezit te vjeter, brezit te dyte, dhe gjithe popullit. Shpresoj se "moshataret" e mi (SIPAS MOSHES SE LOJES) e jene dakort me mua, ti japin mbeshtjetje qeverise se ardhshme ne rast se do provojne te mbajne te bashkuar vendin, dhe te dalin ne plan te dyte si background ne politike.
Brezi i dyte ka eksperience, dhe do fitoje shume me shume duke drejtuar vendin. Perfitoj nga rasti te bej thirrje brezave me te vonshem te vazhdojne zhvillimin e tyre sepse do vije dhe rradha e tyre te udheheqin, dhe duhet te jene te zote kur te vije rradha.

Per nje Shqiperi te rinovuar e jashte rutines, votoni Eros-Alb.
(Partia Nacionaliste mbeshtetese!)