Dhurime per lojtaret e rinj. Accounti im eshte per delete

Day 1,753, 03:02 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Tjeta Shqiptare,
Sapo i kam derguar mesazh admineve per te me mbyllur perfundimisht accountin.
Shoh qe cdo gje shkon keq rrotull, plus qe kjo loje per mua eshte kthyer ne harxhim kohe. Se shpejti do jem mjaft i zene me jeten e realitetit, do kem shkollen, mesime private per gjuhen time te dyte (Gjermanisht) si dhe me gjase aktivitet rinor ne nje parti ne RL.

Pra, per te mos u zgjatur, kam gold, ALL, dhe ushqime shume.
Sa te shkojne kot me mire po jua shperndaj juve te rinjve qe keni nevoje.
Dhe ndihmat do te shkojne tek personat qe kan lindur ne loje me 1 Gusht 2012 e prapa.
Do jap 1000 health ushqim per secilin qe ben koment "Ndihme" ne kete artikull, mbase nese me mbaron shpejt ushqimi dhe ALL dhe gold.

BENI VOTE ARTIKULLIN JU LUTEM QE TE ARRIJE TOP 5 DHE TE TERE TA SHOHIN E TE KERKOJNE NDIHME 🙂

Mos harroni se ndihma eshte per ata qe jane lindur me 1 Gusht 2012 e me vone, pra mos abuzoni ju lutem, kjo behet per lojtaret e rinj, na lini ti ndihmojme.

Vazhdoni te punoni Shqiptare, mos u merrni me llafe por me vepra.
Shpresoj qe se shpejti te arrini te beheni nje superfuqi e eRepublik.

Ju uroj gjithe te mirat, dhe suksese ne vazhdim.
Lamtumire 🙂
I juaji perjetesisht,
Kris Hasa

EDIT:
Per ata debilat qe mendojne se largimi eshte genjeshter, shpresoj qe ky imazh tja mbylle halen. 😃