[Anon-4750191] "Pushtimi"

Day 1,642, 01:57 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Edhe pse u largova nga qeveria vetem per kete muaj muajin tjeter do kthehem prape, dhe per kete arsye dua te them sa me shkurt disa elemente mbi Marreveshjen Shqiperi-FYROM dhe regimet e disa personave.

Se pari, mos u beni shablloniste. E merrni gjithcka si shabllon, pa menduar se cfare humbim e cfare fitojme nga marreveshja. E thashe edhe me pare qe si nacionalist, s'me pelqen ti lejoj FYROM te marre 2 rajone, por s'kemi zgjidhje, jemi shah mat. Kjo marreveshje nuk eshte as e para e as e fundit ne llojin e saj, nuk eshte turp per vendin, perkundrazi, nje shtet i forte si FYROM po na merr ne konsiderate meqe po pranon marreveshjen.

Se dyti, kam lexuar mjaft budallalleqe se FYROM nuk e respektoi marreveshjen, se na pushtoi e se Shqiperia u shit e u ble nga qeveria e kush e di sa absurditete te tjera. Rezistenca ne Albanian Coast ka filluar dhe Shqiperia ka marre shumicen e betejave, SHQIPERIA DO TE KETE KONGRES.
Si ju nxe goja te thoni se Shqiperia u shit nga qeveria? Pse cfare eshte qeveria? Serbe? Ata qe hane llafet tuaja rrine me ore te tera duke u perpjekur te krijojne nje strukture sa me te forte per vendin. E di mire une, se isha dhe do te jem ne qeveri.

Se treti, shkoni ne eUSA, ne eBrazil apo ne cdo shtet tjeter brenda ne loje, asnje shtet tjeter nuk i kushton lojtareve aq vemendje sa ketu ne Shqiperi. Ne perpiqemi t'ju sqarojme, t'ju mesojme, shkoni ne shtet tjeter provojeni nese ju marrin aq shume parasysh sa c'behet ketu ku cdokush e merr pergjigjen e pyetjes qe ka. Dhe merrni parasysh se jemi vendi me i ri dhe nga me te pafuqishmet.

Se katerti, absolutisht nuk mund te merren keshilla nga personat qe nuk kane eksperience ne eRepublik. Jo per shkak se ata jane budallenj, po nuk e njohin lojen, rregullat dhe strategjine. Kam degjuar absurditete si "Sulmojme Rusine se pa pak lojtare". Cfare te bejme ne? Ti shkojme mbrapa kesaj keshille?
Detyrat e te rinjve ne loje, jane te punojne, te mesojne e te trajnohen. Pas disa muajsh nese keni mend per ekonomi, politike apo ushtri administrata shteterore ju mirepret. Po kjo qe beni ju eshte sikur nje 5 vjecar te takoje kryeministrin e Shqiperise ne realitet, e ti jape mend se si te veproje qe Shqiperia te ruaje vlerat dhe dinjitetin e saj.
Secili te mbaje vendin e vet. Kush nga te rinjte do te ndihmoje Shqiperine ta ndihmoje duke u trajnuar e punuar cdo dite, duke mesuar sa me shume te mundet per rregullat dhe strategjite, te ftoje miqte e tij ose ke te mundet, dhe pas ca kohesh pasi ti kete plotesuar kushtet te beje komentet qe beni ju sapo futeni ne loje dhe s'keni piken e haberit se c'behet.

Mbani vendin qe ju takon, fitoni eksperience e me pas do te merret parasysh keshilla juaj.