[Anon-4750191] Opinion dhe propozim

Day 1,660, 04:07 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Kam qene se fundmi duke lexuar dhume artikuj, duke folur per opozite, te bashkuar ne 7 parti etj etj, pra duket se nje pjese e Shqiptareve, qofshin keto pak apo shume kane kritika dhe jane kunder "perjetesise se qeverise".

Do te me pelqente te propozoja dicka per muajin Korrik qe te mbyllej nje here e mire ky kapitull dhe shqiptaret te ishin te bashkuar me nje parti ose me nje tjeter.

Idea ime eshte qe ne zgjedhjet e presidentit dhe te kongresit ne Muajin Korrik, mazhoranca e tanishme mos te shpalle kandidate, pra ne menyre qe opozitaret te kene mundesine te drejtojne Shqiperine ne menyre perfekte meqe te tjeret s'munden. Meqe ka shume kritika sigurisht qe puna e tyre do te ishte perfekte.

Pra, idea ime eshte qe nje muaj, pushteti ti qendroje opozites. Nese jane te zote dhe Shqiperia ecen per bukuri ate here te fitojne zemren e shqiptareve, sepse ne kete duam, Shqiperi te forte. Ama ne rast se thellojne krizen politike, ekonomike e ushtarake nuk do ja vlente me as ti vije veshin ne te ardhmen.

Kjo eshte idea ime, nje "test" per opoziten. Nese do binit dakort do me behej qejfi shume, dhe nese Shqiperia do ishte me e shendetshme ne duart atyre do me behej qejfi akoma me shume dhe do i mbeshtesja plotesisht, jua premtoj kete per shkak se mua sme intereson pushteti, me intereson Shqiperia. Dhe nese Shqiperia do kishte ekonomi te forte, territore te tjera, ushtri te forte do me behej zemra mal 🙂

PS: Flas si ¤Anon.4750191¤, jo si kongresmen apo mbeshtetes i ndokujt.