[Anon-4750191] Marreveshja Shqiperi-IRJ Maqedoni

Day 1,637, 13:45 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Kam vene re se ka shume diskutime dhe komentime mbi ceshtjen e marreveshjes se re midis Shqiperise dhe Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise.

Si Nacionalista, mua, qeverise dhe popullit padyshim kemi ne goje shijen e keqe pasi s'na pelqen ti leme territoret nje shteti si FYROM, sidoqofte eshte zgjidhja me e mire per momentin.

Kongresi eshte nje element kryesor i lojes, aq me shume per shtete te vogla e te pafuqishme si Shqiperia. Por mungesa e kongresit do te sillte nje krize te madhe ekonomike, nga e cila marrja e vetes do te ishte shume e veshtire.

Perseris qe askujt nuk na pelqen, por jemi 'shah mat'. Duhet te behen disa sakrifica qe te kete rezultate ne te ardhmen.

Vete fakti qe FYROM ka pranuar te beje marreveshje me Shqiperine eshte hap i madh, pasi nese do te na konsideronin te parendesishem as qe do kishin marre mundimin. Duke pasur te pakten 1 territor do te kemi mundesine e kongresit, mundesi me te madhe ekonomike.

Duhet bere ca sakrifica tani qe te kemi nje te ardhme me te forte e me baza. Kjo eshte sakrifice, nuk eshte per qejf. Nuk na pelqen por s'ka tjeter rruge. Shqiperia nuk mund te perballoje mire edhe nje tjeter muaj pa kongres.

Krenaria jone nuk mposhtet me kete marreveshje, perkundrazi, derisa FYROM e cila mbahet si nje nga me te fortet ne eRepublik kerkon marreveshje me ne, eshte hap i madh per Shqiperine.

Jepini kohe Shqiperise te rritet. Asgje nuk rritet pa sakrifice...