[Anon-4750191] Bashkepunim Kombetar

Day 1,663, 01:37 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Ne menyre qe jeta e Shqiptareve ne eRepublik mos te behet monotone, vetem duke punuar, trajnuar e luftuar, secili nga ju duhet te jete ne gjendje te jape nje kontribut sa me te vogel per vendin. Nje kontribut te vogel jep dikush, nje e jep dikush tjeter e me rradhe. Sic thote populli "Gur, gur behet kalaja".
Nese cdokush ben pak "pune shtese" rezultati do te jete shume me i madh.

Pra, ajo qe dua te propozoj une, eshte qe cdokush qe ndihet i dobishem ne nje fushe te caktuar, qofte ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike, te na kontaktoje ne menyre qe t'ju "stervisim" e me pak fat e pasion do arrijme lart e me lart.
Keshtu qe nese e ndjeni veten se mund te beni dicka me teper, qofte per fushat e lartpermendura, qofte per shtimin e popullsise, reklamimin e lojes etj etj, jeni te lutur te me dergoni mesazh privat:
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/4750191

Ne kete menyre do te zhduket pak e nga pak monotonia, dhe do te shtohet interesi dhe aktiviteti i Shqiptareve ne loje.

Sigurisht nuk do kaloni menjehere ne graden e dhenies se keshillave po duhet te kordinohemi, te perpiqeni te mesoni sa me shume. Pra nese ndiheni te talentuar le te themi ne nje fushe te caktuar, na njoftoni pavaresisht se ajo gje mund te duket ne pamje te pare e parendesishme.

Nese ka te interesuar plot qe deshirojne t'i sherbejne Shqiperise, do ta shihni se kjo levizje do te kete nje zhvillim te madh, bashke me te dhe atdheu!

¤Anon.4750191¤
Zv/President i Republikes se Shqiperise