Nisja e punes! [eAlbanian MoFA] Janar 2014

Day 2,239, 06:23 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM


Pershendetje miq eShqiptare,popull i dashur.Duke falenderuar Presidentin e eVendit tone Peja001 ,per besimin e tij te treguar ndaj meje,marr me pergjegjesi te plote detyren e Ministrit te Puneve te Jashtme te eShqiperise per muajin Janar 2014.
Dy zevendesat e mi,dhe ndihmesit e mi njekohesisht do te jene, Hitman ALB dhe TwoHead EAGLE .



Se bashku si staf kemi per qellim te bashkepunojme,dhe te zevendesojme njeri-tjetrin ne orare kur njeri prej nesh per arsye te ndryshme nuk mund te jete i pranishem per ceshtjet e politikave te jashtme.Prandaj ketu,me kete artikull e shpreh se te dy zevendesat e mi,ne mungesen time kane kompetencat qe i duhen per te marre vendime ne te mire te eShqiperise dhe eShqiptareve,duke i qendruar dhe besnik disa pikave paraprake qe kemi per synim.



Si fillim kerkova nje dokument te detajuar nga ish Ministri i Puneve te Jashtme Dark.Prince dhe ish zevendesi i tij Dobit1 per hapat e bere publik ose jo nga puna e tyre si staf,duke qendruar ne kontakt,dhe dicka qe mund te jete ne gjysme,te perfundohet ne kete mandat,ose ne ato ne vijim.Pres nga ana e tyre nje bashkepunim,i cili besoj do me ndihmoje se tepermi.



Nga ana tjeter,jam duke vendosur kontakte me te gjithe Ministrat e Jashtem dhe Presidentet e eVendeve aleate,dhe atyre neutrale qe kemi mundur te vendosim kontakte deri me tash ne loje.



Ne kete muaj paresore do jene rinenshkrimi i MPP-ve me aleatet tone me te ngushte si fillim,eShBA-ne,eTurqine,eKroacine,eKinen,eBrazilin,eKilin,eMeksiken,eBosnjen,eIndonezine,eFrancen.MPP-te e tjera nuk mendoj se do te nenshkruhen per momentin,por marredheniet do te jene gjithmone me vendet e tjera,edhe pse s'do mund te nenshkruajme MPP per momentin,per arsye te ndryshme.



Dicka me te cilen besoj kam pasur sukses si zv.MoFA para dy muajsh,ishte puna me ambasadoret,te cilet ato qe aplikuan ateher,u treguan mjaft te afte dhe te gatshem te me ndihmojne.Serish shpresoj ne ndihmen e tyre,dhe te tjereve normal,pasi cdokush eshte i lire te aplikoje per ambasador te eShqiperise,prandaj apliko ketu per nje vend ne ambasaden tone.Rekrutimi do te behet per nje periudhe 3 ditore,ku me pas do ti caktohen eVendet te gjithe aplikuesve,edhe do te orientohen ne punet e tyre,ku edhe kete muaj do te kene "zyren" e tyre personale,me te cilen shume prej jush jane familjarizuar tashme. Ketu do te prezantohet puna e cdo ambasadori,e cila do te permbledhet cdo jave nga stafi i MoFA-s.



Ju faleminderit qe te gjitheve per vemendjen.
Me respekt.
Stafi i MoFA-s.
Ministri: ILLYRICUM
zv.Ministrat: Hitman ALB(strateg1),TwoHead EAGLE