Mbyllja e javes se dyte e punes![eAlbanian MoFA]

Day 2,254, 00:59 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM


Miq te dashur,populli eShqiptar,ne kete artikull do ju paraqes punen e javes se dyte te Ministrise se Puneve te Jashtme.



Kete jave u be rinenshkrimi i MPP-se me eShBA-ne,nje vend mik i ngushte i yne,MPP qe erdhi para se se ishte planifikuar,por duhej beri pasi ajo e vjetra skadoi.
Disa delegate te eHollandes me kane kontaktuar,dhe duke kuptuar gjendjen tone ekonomike me informuan qe ne ditet ne vijim do te na ndihmojne me 10k cc,per te nenshkruar nje MPP me to,edhe pse gjithcka mbetet per tu konfirmuar.



Kjo jave ka qene nje jave vertet e lodhshme ne aspektin e drejtperdrejte ne bisedime me aleatet tone strategjike ne Ballkan,dhe me gjere.Jane zhvilluar mbledhje te shumta,ne te cilet jane hartuar strategji te ndryshme me aprovimin e delegateve nga cdo eShtet qe ishin pjese ne mbledhje.
Kjo solli ne zhvillimin e RW pak dite me pare,te cilen e nisem mjaft mire,por rezultati serish nuk ishte ne favorin tone.
Per ate RW eshte njoftuar cdo aleat i joni,te cilet e konfirmuan pjesmarrjen e tyre,duke na ardhur ne ndihme.
Fituam dhe deshtuam ne ate beteje,te cilet te gjithe luftan me gjithcka kishin,edhe oficeret e shperndarjes se ndihmave ne chat bene nje pune te palodhshme,nje pjese e pergjegjesise rendon dhe tek mua,per faktin e organizimit me aleate,mund te kisha bere me mire,por le te shpresojme ne ditet ne vijim nje tjeter tentative.



Puna me ambasadoret ka vijuar rregullisht,gati cdo mbremje e shikoj punen e tyre ne programin e krijuar enkas per to,ku te shpalosin punen e tyre,fale disa ambasadoreve tane,kemi pas nje kontakt me te shpeshte me disa vende strategjikisht favoruese per ne,me planet qe u munduam te zhvillonim ne praktike,por edhe dua te theksoj faktin qe kete jave kam pas me pak aktivitet te drejtperdrejte me ambasadoret,dhe i kerkoj te falur,por edhe pa mua punen e tyre se kan lene pas dore.Per cdo info te punes se tyre e gjeni ketu



Nje pike qe dua te prek,esht shperberja e TWO,dhe hipotezat per krijimin e aleancave te reja,ka qene teme e perditshme gjate kesaj jave,ne nje artikull spanjoll ka dale nje deklarate e imja,qe mbante te nderthur mendimin tim personal me ate paksa zyrtar.
Por per te ber te ditur per cdo eShqiptar,qe qeveria jone,dhe grupi i MoFA-s ka pasur kontakte me shume vende,dhe bisedime te metejshme jane duke u bere,drejtimi yne do te jete gjithmone i njejti,krah per krah me vendet tona mike,aleate dhe vellazerore,po punohet bashke me vendet mike qe serish te jemi,ne te njejten aleance,nese nje e tille krijohet,por me par nuk me lejohet te flas,pasi edhe vet vendet e tjera kane kerkuar rezervim informacioni,derisa gjithcka te jete e sigurt dhe te konfirmohet.



Shenim: Sonte ne oren e vona te nates,ose me sakte ne oret e para te mengjesit,pas mesnate do te zhvillojme RW serioze,per lirimin e nje rajoni toni ne Ballkan.Ai qe mundet te jete i gatshem te na ndihmoje ne chat,ju flm.



At the end,I want to thank all our allies,which answered to our call for help,they fought with us last RW,as they did it before,and I hope to do it again,once and more,for true brotherhood.
Thank you in the name of all eAlbanian community to be with us.



Ju faleminderit te gjitheve per vemendjen.

Me respekt.
Stafi i MoFA-s.
Ministri: ILLYRICUM
zv.Ministrat: Hitman ALB,TwoHead EAGLE