I L L Y R I C U M FOR PP [LEA]

Day 2,212, 05:46 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM

Pershendetje te gjithe miq e shoke,vellezer te partise me te madhe ne vend Lidhja e Arbrit,partia e vlerave,principeve e moraleve,nje parti qe ne vetvete eshte nje familje e madhe,ku te gjithe gjejme mbeshtetje tek njeri-tjetri.

Kete muaj kam vendosur te kandidoj per PP,duke vazhduar punen e madhe te bere nga dy paraardhesit Kthetra Alb dhe Jurgen Dervishi bashke me perfaqeuesit e tyre ne Bordin Drejtues,ku une kam pas nderin te jem pjese.Per te arritur disa objektiva do kem nevoje per te gjithe mbeshtetjen tuaj,sic e kam pasur deri me tani,qe te punojme se bashku per nje eShqiperi me te mire,dhe nje LeA me te forte,me te bashkuar e me frytdhenese (jo per shkak se deri tani LeA nuk ka qene e tille,por per ti forcuar keto pika akoma dhe me shume)

Kreret e partise
zv.President i partise : strateg1
Sekretar i Pergjithshem: Jurgen Dervishi
Keshilltar: Kthetra Alb
Zedhenes: CmenduriaMB

Shefat e Departamenteve:
Dep. i Shtypit: Bashkimi188
Dep. i Brendshem: Nori.Susuri
Dep. i Jashtem: RockyBalboa78
Dep. i Mbrojtjes: Epidamn87
Dep. i Zgjerimit dhe Argetimi: Kosovo Enemy
Dep. i Ekonomise: uliks1
Dep. i Teknologjise: Rexhep Dajkovci

Bordi Drejtues
Bordi Drejtues do te jete i perbere nga kreret e partise,kongresmenet e nxjerre nga partia jone,edhe do te perzgjidhen disa te tjere me ane te nje programi,te cilen e kam planifikuar te votohet nga te gjithe anetaret,pastaj Shefi I Departamentit te Zgjerimit dhe Argetimit do te merret me te.Personat e interesuar duhet te krijojne nje artikull politik me ane te google.doc,per risite,te rejat e te mirat qe mund te sjellin tek Bordi Drejtues i LeA-se,keto artikuj do te votohen,dhe ne baze votash,2 me te votuarit do ti shtohen Bordit te partise.Per me teper informacione ne lidhur me kete pike,do ti gjeni ne ditet ne vijim ne Departamentin e Zgjerimit dhe Argetimit(Gjithmone ne rast se une dal fitues ne keto zgjedhje).Nga ana e bordit do te merret cdo vendim ne baze votash per gjithcka qe ka lidhje me punet e jashtme dhe te brendshme te partise.

Kongresi
Do te synojme nje numer me te madh ne kongres,ne baze te punes qe do te paraqesim tek populli eShqiptar per ti fituar votat e tyre.Kongresmenet do te duhen te plotesojne nje formular sic eshte bere cdo muaj,por e reja ne kete muaj eshte njejt sikur thash me lart tek Bordi Drejtues.Do te kete nje konkurs edhe per kongresin,me ane te google.doc,cdo anetar ka te drejten te paraqese nje artikull per arsyet dhe te mirat qe mund te sjelle per eShqiperine nese zgjidhet si kongresmen.I pari me shumice votash do te kete nje post te sigurt ne kongres ne rradhet e LeA-s,te tjeret do te shqyrtohen ne vende me te aferta kongresi.
Nuk e perjashtoj mundesine e nje koalicioni me secilen parti,persa i perket kongresit,jemi te hapur per cdo marreveshje,e cila nese me propozohet do te kaloje tek Bordi Drejtues,dhe te vendoset ne baze votash.
Ne rast se eShqiperia nuk arrin te kete nje territor,dhe ne kete menyre s’do te arrije te kete kongres,disa pika do te rishikohen me lart.

Presidenti i Vendit
Ende nuk jam ne dijeni per ndonje kandidature te mundshme brenda LeA-s per CP,por serish do jemi te hapur per nje marreveshje gjitheperfshirese,ne rast se LeA nuk del me nje kandidat te vetin zyrtar.E perserish cdo propozim per marreveshje ose koalicion do te kalohet nepermjet Bordit Drejtues me ane votash.
Kam nje tjeter program ne mendje per sa i perket funksionimit te eShtetit dhe gjith qeverise se eShqiperise,nese zgjidhem PP,do te votohet ne Bord,dhe me pas do ti behet e ditur te gjithe PP-ve te partive,ne menyre per te arritur nje marreveshje.E vetmja gje qe mund te them eshte se program ka te beje me kthimin e eShqiperise ne nje vend ushtarak.

Politikat e Jashtme
Do te synojme afrimin e anetareve te rinj e te vjeter,me apo pa eksperience,duke i ofruar mbeshtetjen tone pa kushte ne formimin e tyre politik ne te mire te eShqiperise.Rekrutimi i anetareve do te vijoje nga Departamenti perkates,edhe do te perfshije cdo lojtar i cili ende nuk i perket asnje partie.Por nese dikush i nje partie perkatese vjen prane nesh per shkak te perputhjes se ideve,eshte i mirepritur gjithmone.Ne kete aspekt Departamenti perkates bashke me mua dhe pjesen tjeter te stafit do te jemi ne kontakt me kreret e partive te tjera,per nderthurje idesh ne te mire te eShqiperise.
Nje tjeter ide qe kam,eshte bashkeveprimi edhe me politikat jashte eShqiperise.Nuk e di sa do mundemi te realizojme kete pike,por kam menduar te bisedojme me kreret e ndonje partie ne vendet aleate,duke bere te mundur nje nderrim anetaresh,keshtu mund te mesojme me shume nga politikat ne eVendet mike,dhe pse jo te mund te marrim dicka te re nga ato.Mund te mesojme metoda dhe organizime nga eVendet mike,per sa I perket drejtimit politik.Keto dite jam vene ne bisedime me kreret e nje partie ne eGjermani dhe nje mik ne eKili,ditet ne vijim do vihem edhe me kreret e partive ne eVende te tjera mike,per te arritur nje marreveshje me to.

Politikat e Brendshme
Sic e kam theksuar disa here cdo vendim do te merret nepermjet Bordit Drejtues,ku here pas here do te merret mendimi i cdo anetari te LeA-se.Synojme nje bashkepunim gjitheperfshires,dhe nje nderthyrje te eksperinces dhe forces se rinise.Presim mendime dhe ide te reja nga cdo anetar I partise sone.

Punet e Departamenteve
Cdo Shef i Departamentit perkates ka te drejten te zgjedhe stafin e tij qe ti vije ne ndihme prej 2 apo 3 personash.Cdo Shef i Departamentit do te udhezohet me te drejtat dhe detyrimet e punes se tij.
Disa pika te detyrave te Departamenteve i kam paraqitur ketu
Mund te kete nevoje ende per disa rregullime ne disa pika,pres sygjerime nga te gjithe.

Fondi i Partise
Fondi i partise do te preket ne rast nevoje te ndonje aktiviteti,apo organizim politik ne te mire te eShqiperise,Lidhjes dhe individit.
Te gjithe kongresmenet ne zgjedhjet e ardhshme,do te kene nje obligim moral qe shumen pre 5 gold-ash nga medalje e tyre ta ndajne ne 3 pjese,2 gold te shkojne per Fabrikat Shteterore,ku eshte me teper nevoja,per kete do te udhezohen nga VisarJ ,2 gold do te shkojne ne fondin e partise,dhe 1 gold do ta mbajne vete kongresmenet.

Chati
Kemi nevoje per nje rigjallerim ne chatin tone #lea.Shpresoj do kem aktivitetin tuaj ne te,gjithmone kur do keni kohen e lire,dhe deshiren per te biseduar me miq,ejani na vizitoni ne chat.Pak e nga pak,besoj se do ta popullojme,dhe do mund te flasim me drejtperdrejt per gjithcka sesa me mesazh ne loje.Eshte nje menyre me praktike perdorimi i chatit.

Se fundmi,i uroj kandidateve te tjere suksese,dhe ju faleminderit te gjitheve.
Me respekt,ILLYRICUM

SHQIPERIA-LIDHJA-UNE