Shtet pa qeveri, e me patriot teatral

Day 1,814, 12:40 Published in Albania Albania by Rilindasi

Mbi gjendjën momentale në Shqipëri.

Ky artikull do të flasë për gjendjen momentale në Shqipëri, zhvillimet që po ndodhin në jetën politike në vend dhe do flasë për projektin e partisë reformatore, qendrimet tona në përgjithësi.


Shtet pa qeveri

Po , kjo është praktika e ndjekur nga presidenti i kaluar të cilen e ka trashëguar dhe presidenti i tanishëm JonKastrioti, i cili ende nuk ka prezentuar qeverinë.
Partia reformatore shpreh shqetesimin për ketë çeshtje dhe i kerkon publikisht presidentit aktual duke i rikujtuar që jemi në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, të 100 vjet shtet që të e formoj qeverinë dhe të e prezentoj para opinionit mbarë shqiptarë ketu.



Partia reformatore deri më tani.


Po, partia reformatore është duke ndjekur bazën kryesore të fjalës reformë, ndryshim me hapa të sigurtë , hapa keto që shumë shpejtë do të na gjejnë në mesin e top 5 partive shqiptare e që do na mundësojnë zgjedhjet për parlamentin shqiptar , e që shumë shpresojmë që do kemi zgjedhje për parlament në ketë muaj që të fusim frymën e ndryshimit edhe në parlamentin shqiptar frymë kjo që u ndje shumë hapur në zgjedhjet për president.


Mbi legjitimitetin e opozitës.


Zgjedhjet për president legjitimuan veprimet e opozitës dhe kerkesat e tyre për funksionimin e mirë të Shqipërisë dhe për ndryshimin e saj, partia reformatore do të jetë pjesë e opozitës shqiptare për të vendosur bazat e mirë funksionimit të demokracisë, baza keto të pa qena deri më hyrjën në skenë të partisë reformatore.


Mbi "teatralet dhe teatrot"

Mendoj se jemi të lodhur nga patriot teatral dhe shpetimtar teatral të kombit të cilet mendoj se komuniteti shqiptar duhet të i vleresoj si persona pa kredibilitet dhe të cilet luajnë lojë të ulët politike dhe veprojnë në demë të ketij komuniteti , unë besoj shumë që bashkëkombasit e mi do të jenë të zgjuar që të mos bien në kurthat e tilla .


Mbi planet e partisë reformatore.

Po , qellimi ynë do jetë të krijojmë një Shqipëri të fuqishme dhe të reformuar , me diplomaci të fuqishme publike , politike dhe ushtarake, me bazë të fuqishme të programit tutor për qytetarët, me punë për të gjithë qytetaret dhe me konkurse të fuqishme, dhe me një Shqipëri me ligje, me politikë aktive dhe proaktive , me debat për zhvillimin e kombit, me respekt e jo perulje, me identitet kombëtar të fuqishëm karshi botës dhe me një ngritje të lartë të forcës së kombit tonë në ketë komunitet.

Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoftë Shqiptarët.






http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.


Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :

The News in eRepublik

ReStart

AL-Republik

Crazy shady news

Nese deshironi që gazeta juaj të jetë ketu dhe jeni anëtarë i partisë reformatore , ju lutëm më shkruani dhe kjo gjë do behet e mundur brenda minutave.