Punët keq, qysh t'ia bajmë?
Mbretnia Shqiptare
Të dashtun eBashkëatdhetarë,
Siç po e shihni edhe vetë, punët nuk i kemi hiç mirë. Po bahen disa javë pa asnji territor edhe çdo rezistencë po na shkon huq, përfshi edhe këtë të madhen sot (dita 1,737), kur po tentojmë me pasë nji territor sa për me i mbajtë zgjedhjet.
Pasojat e mosmbajtjes së zgjedhjeve nuk po i di aq mirë. Me atë që po e kuptoj, ata munden me na ba PTO (Political Takeover), që na e ban neve edhe ma të vështirë me i kthye territoret tona.
Unë në këtë lojë jam vetëm dy muej. Kam qenë edhe para nja gjysëm viti, kur u pat votue Kosova me qenë territor i Serbisë, edhe ma patën ba permanent ban për asgja, por tash kur po mendoj, në atë kohë shumë iu pata shkrue edhe adminave, edhe pata qenë aktiv nëpër komente, nofka Kapadaija.
Tash po ju them, që koha që po e kaloni duke iu shkrue adminave, e në raste duke i sha, s'ka me ju ndihmue, posaçërisht kur shkrueni keq anglisht, sepse po dukeni shumë joseroizë edhe adminat kanë me ju injorue.
Nëse doni me ndërmarrë nji kësi iniciative, atëherë ose organizohuni disa veta, përpilojeni nji tekst serioz me argumente të kuptueshme edhe shpërndajeni në mënyrë të organizueme, ose mos u lodhni me u marrë me këtë çështje hiç. Unë personalisht mendoj se na, si eShqiptarë, jemi akoma pordhë e ftohtë për me pasë ndonji influencë të madhe në lojë edhe se për me u ba faktor ka me na u dashtë kohë.
Do me na marrë uji
Si thash ma parë, unë nuk i di saktë pasojat nëse nuk kemi territore për kohë të gjatë. Por prej asaj që po e shoh, ka me kalue koxha do kohë deri t'i rikthejmë ato.
Jemi dy lojtarë këtu, që mendoj se më së shumti kemi kontribue në Baby Booms të eShqipërisë: Hmmmmalbania (4000+ referrals prej prillit) dhe unë (1800 referrals për dy muej).
Prurja e lojtarëve të rinj është shumë e mirë. Sot jemi shteti nr.15 në botë. Por kjo s'po mjafton. eFYROM-i është i 14-i edhe shif se ça po na bajnë! Na dërrmuen.
Prej asaj që e pash pak më herët, eFYROM-i ka poaq lojtarë aktivë, sa ka edhe eShqipëria. Dallimi thelbësor në mes të këtyre dyjave është ky: Experience level mesatar i eFYROM-ianëve është 24, ndërsa i eShqiptarëve është 9!!!
Kjo e shpjegon mirë se pse na nuk po mundemi me e kthye territorin. Pavarësisht fitoreve të vazhdueshme në DIV1 edhe DIV2, ku mendoj se jemi nga ma të fortit në botë (përjashto eKilin, ku eRepublik është bë hit dhe kanë pasë Baby Boom enorm) edhe për këtë duhemi me qenë krenar.
Si për sherr, në kohën kur unë u futa në lojë, në fund të qershorit, kur më tërhoqi ideja se e kishim fitue Kosovën, ndodhën do gjana idiote në mes të eShqiptarëve, detajet e të cilave nuk i di, por si rezultat lojtarët më me përvojë e më të fortë, ErosAlb edhe Nino54, vendosën me e lanë lojën. Kjo na dëmtoi për së tepërmi, meqë ishin shtyllat e DIV3 edhe DIV4.
Çka me ba, pra?
1. Prurjet e lojtarëve të rinj- Si prurës i rëndësishëm i lojtarëve të rinj, e kam vërejtë nji gjë: Shumica po ankohen sepse nuk po munden me u ba qytetarë të eShqipërisë, sepse s'kemi territor. Çdo gja e vogël mundet me e dekurajue lojtarin e ri, që ai mos me e vazhdue lojën.
Duhet me gjetë mënyra të organizueme për me i mbajtë në lojë, e jo artikuj individualë me instruksione, sepse tashma janë ba nja 7-8 të ndryshëm që tregojnë se si luhet eRepublik. Lojtarët e rinj duhet me pasë nji pikë të vetme referimi në momentin që futen në lojë.
2. Konfliktet ndërmjet eShqiptarëve - Unë akoma s'po e kuptoj se çfarë arsye të mutit mundeni me pasë për me u zanë ndërmje vete? Një medalje Country President ose Congress Member? Me i futë duert në thesarin e shtetit? A ka mundësi që kemi kaq lojtarë të poshtër, që janë në gjendje me e prishë lojën vetëm për me e vjedhë pak Gold? A ka idiotësia fund???
Kjo jo vetëm që po na shkakton humbje të territoreve, por edhe po na i humbë lojtarët e rinj, të cilët ne momentin që e shohin një konflikt të tillë, po thonë vetmevete "Ik, se edhe këu qenka sikur në Real Life." Ndaloni, o djem e vajza, se jeni në nji lojë të mutit, ku mandati zgjat 1 muej edhe kurrkush nuk ju do as ma pak, as ma shumë, nëse keni CP medalje. Pse nuk uleni me u marrë vesh me e bë këtë punë me rotacion, pra me turne: nji muej bahet njani CP, muejin tjetër tjetri, e kështu me rradhë?
Krejt çka duhet me ba, është me e gjetë nji mënyrë me i identifikue lojtarët seriozë, ata që investojnë mund, kohë e madje para, me u ba bashkë edhe me e udhëheqë vendin bashkë. Secili me e marrë CP-në nga nji muej, edhe me e çue eShqipërinë përpara.
3. Zhvillimi i lojtarëve - E fundit, por më e rëndësishmja është mënyra se si me i zhvillue lojtarët e rinj edhe me i mbajtë në lojë, posaçërisht në rastet sikur ky, kur nuk kemi territore. Për me u ba faktorë në lojë, për neve është e doemosdoshme me e ngritë Experience Level mesatar në së paku 20. Atëherë, kemi me pasë influencë edhe në DIV3 e DIV4, edhe influencë në aleancën EDEN (se edhe ata kanë me përfitue prej neve), e edhe te adminat e lojës, kur të vie koha me e ngritë çashtjen e Kosovës në mënyrë të organizueme edhe me përkrahjen e lojtarëve nga krejt bota.
Përmbyllje
Kjo duket si rrugë e gjatë, por e doemosdoshme për me u zhvillue si eShtet. Nuk po i dij pasojat e mos të pasunit territore për kohë të gjatë, por unë mendoj se na duhemi me mendue se si me u zhvillue kolektivisht në lojë, pa u dekurajue, e mbas 2-3 muejve, kur të kemi ma shume DIV3 e DIV4 lojtarë, me e kthye eShqipërinë si burrat edhe me e mbajtë pa qenë të varun prej aleatëve ose marrëveshjeve idiote me okupatorët.
Mos harroni se na mundemi me e pasë situatën ma të randë prej krejt shteteve të eRepublik, sepse jemi të rrethuem me 3 vende armike, të cilat mezi që presin me na ba Natural Enemy. Për me iu përballë, duhemi me u organizue edhe me pasë DURIM!
Në fund, po e baj nji lutje publike drejtueme Nino54 edhe ErosAlb me iu ri-kthye seriozisht lojës, së paku për nja 6 muej të tjerë, në mënyrë që me na ndihmue me i zhvillue lojtarët edhe me e krijue nji eShqipëri të fortë.
E tash, nëse të pëlqen ky artikull, mos harro me "vote" (kliko në kutinë e gjelbër në majë të artikullit majtas), me u abonue në "Tërrnakopi Ditor" (subscribe) dhe me lëshue vegëzën e artikullit në "feed" (shout). Po e due nji Media Mogul MEDALJE!!!
Comments
v
terrnakopi per president (Y)
v+s
Artikull vertet i mire
Voted ! Por shihe mir se krahasimi nuk eshte i dobet ! Ata e kane average level 24 ndersa ne 9 ! E tregoi edhe fakti ne lufte pasi qe ne fitonim divizionin 1 ddhe 2 ndersa ata 3 dhe 4 !!! Na duhet shume kohe qe te permiresohemi por eshte duke shkuar mire gjiithcka pasi qe ne ne dite marrim nga mbi 300 lojtare te rinje sic e shikoni ndersa ata vetem 100 !!! Shqiptare vazhdoni !!! Do vije dita kur do na kerkojne territore me lek fylolat !!!
vote
po a po e sheh dallimin e lojtareve aktiv o vlla nuk po du me qit poshtu mundin e juaj hallall ju qoft po une sa po e shoh veq nr osht ai 6500 shum mir e ke qit dallimin me Fyrom
v+s, sidomos pika 2, fantazi e ke përshkruar
e ke shkruar edhe vete ne artikull ! Por thash ta shpjegoj me mire suksese !!!
Me shume pasion Terrnakopi! I shkelqyer
Unë nuk po ndalem në artikull me vetëm një V ose me të lumtë artikull i mirë. Sigurisht është artikull i shkelqyeshëm , vetëm sa për të shtuar se i bashkangjitëm fteses për të ftuar Erosin, kurse sa i perket Nino54 ai edhe vet e ka thenë http://oi48.tinypic.com/2ez75ug.jpg që është duke luftuar , vetëm se me gjasë nuk do të perzihet në politikën e presidenteve të tjerë. Erosi është shtylla e Shqipërisë, dhe realisht ai mund të ndryshoj gjendjen sepse është i respektuar ndër ushtarë të lartë .
Rilindas, po kam deshire me i pa te dyte te involvuem shume ma shume. Po Krimiko ku ka mbete? ka kohe qe nuk e kam pa.
Unë kam ardh në kohen e tij ketu, kur ai ishte president, realisht më sa kam degjuar ka obligime në realitet. Më shumë se kaq nuk di më fal.
Për me pas debat në temen të cilen e ke hapë , është 1 problem i madh në Shqipëri se njerezit nuk pranojnë ide dhe menyra të reja të cilat kishin me e ndihmue vendin. Thjesht mirë e ke thanë , medaljet e CP edhe medaljet e kongresit më duket se po i prishin punët.
v+s ishal behte kshtu si thu ti po zorr shum
Fiss ky artikull na u desht mas ksaj beteje te humbun.... veq paramenone D1 dhe D2 i eAlbanias gjith ka me kon i fort per fyromsa..>>>> D3 ka me u forcu per 2-3 muj bajagi shum...kshtu qe D4 me ndihmen e ALEATVE TE VERTET ( JO si ksaj here te pshurrsha ne EDEN) kemi me bo ngritje te madhe ne loje..
Fiss ni sygjerim ( se kshill jom i vogel met dhon ty ) dhe te gjithe atyne qe kan bo ndihme ne baby boom: Bone ni shkrim ne fejsbuk edhe ata qe jon regjistru edhe e kan lan lojen...let kthehen
Nji shkrim qe e bon me u ndje ai/ajo qe duhet me u lujt kete loje ... pra duhet me u kthy me vazhdu lojen....) ti dhe Hmmmmalbania .... parameno ata me aktivizu accountin e tyne apet edhe me vazhdu lojen ishim kan tash dikun mbi 10 k lojtar ne loje...
Pavarsisht humbjes sot... VIVA LA eALBANIA!!!
Realiteti esht se ska mbi 600 Shqiptar ne loj ate 6mij e ca do jen multi ose lojtar qe durojn 1 dit ne loj . Kuptohet dhe nga lojtaret qe ka ne linj fyromi dhe sa kemi ne ose kur kemi zgjedhje qe mezi behen 400 vota. Artikull shum i bukur dhe me vend e meriton voten time. Ne si Shqiptar e vazhdojm lojen se jemi optimist se do vij dita qe do marrim hak ndryshe do ta kishim len kte loj
Shikoni dhe statistikat e luftes sot ketu http://www.erepublik.com/en/article/statistikat-e-luftes-se-dates-22-gusht-2012-2106947/1/20
shum bukur
eShqiptare pergatituni per 28 Nëntor, ateher do ta bashkojme Shqiperine e madhe 🙂
DURIM!
V
terrnakopi krimiko ka qene ne pushime ne shqiperi,e ka thene qe nuk ka me pas kohe me qene aktiv..do kthehet shpejt besoj
V+S
shyqyr qe njeri e gjeti problemin edhe te vetja jone e jo vtm te EDEN 🙂
V+S 😃
v
v44
vote !
o7
Fis hallall t koft, se kam dite qe e ke marr lojen kaq per zemer e je kaq i involvum. Besoj se je nder anetarte ma te vjeter ne moshe (sjam as une shume mbas teje), pra lirisht munesh mu aktivizu edhe me udheheq me ndonje resor, plusi i kesaj eshte se e paske kuptu lojen me themel
Une po e ceku veq nje problem, ne Kosove eshte jashtezakonisht problem, sidomos ne Prishtine, me pru lojtare t ri, thjesht eshte e pamundur, kshtu qe mduket Fis ke kontribu shume per do prurje te reja koheve t fundit
edhe hallall per kohen qe gjene 😁
fis,shkrimi yt eshte ngushllim per neve me tvertet dje edhe punt i kem lan anash aq shume kem qene involvun,me bazuka e besa edhe inat😉DIV.3,4 jem pak,plus sjan aktiv(QE SKI KOH JE JASHT,JEPJA VLLA DIKUJT BESUSHEM PASIN,SBOHET NAMI)!pas 2muajsh,besoj shumica dalmi div,3,4(si un qe rri 12or dit) pasi ashtu punoj lindje mesme dikun!p.s:vendosa me ju shkru adminave per 2gjera; 1.o demotivim per neve trive qe kaq shum pik marrin div 3,4&qe kosova me qen vend neutral me flamur BE perkohsisht?
V
Si te gjithe shqiptaret ne kete loje jam i zhgenjyer dhe i trishtuar nga humbja e djeshme por nuk mund ta fsheh qe me vjen mire qe shume lojtar te cilet nje muaj me pare me kundershtuan dhe shane per kete artikull http://www.erepublik.com/en/article/projekt-plan-per-te-ardhmen-e-shqiperise-2095675/1/20 shoh se ne komentet e ketij artikulli kane arritur ne te njejtat perfundim ne te cilin arrita un ne artikullin e mesiperm! Shpresoj qe kete humbje ta shohim dhe ta shndrrojme ne nje fillim te
per te cilin te bashkpunojme te gjithe per ta bere shqiperine dhe shqiptaret me te forte !
voted
fis pasojat jon qe nuk mund te miratohen ligjet edhe ka shum mundsi qe edhe kta lojtar te rinj qe po e vazhdojn lojen mos me pas ndihma per ket muj ndresa bujaral i perzen lojtaret e ri me konspiracione ne artikujt e tij, ne lvl 24 mundet njeri me arit per 1 muj po puna osht se duhet ti mbajm lojtaret e rinj deri ne at lvl kur ta gjejm menyren kemi me u qliru mos haro se edhe serbet po luftojn shum per fyrom edhe pasoja tjeter osht qe banka ka mbet ne 0 nuk i dolen as donate per me fitu kongres
Qy Ky Presidenti qe e kena osht i mir kur ka mundsi na nimon veq mue qa um ka nimueh mos vet
v+s 🙂
V
Fisi ke harru ke cek nje problem edhe me te madh qe eshte durimi ne sulm.
Duhet me kuptu te gjithe qe e kemi nje kundershtart me te fort ku sidomos ne div4 edhepse me 6000 lojtar jane ne top5 ne bote edhe div3 e kane shume te forte. Ne beteje AexilKong ka bere 130mil dmg, Voix 50 mil, Skymex 16mil qe eshte shume per lufte kunder shqiperise.
Nuk pres me fitu kunder fyrom ne lufte direkte sikurse spo mundet me fitu kroacia kunder shkieve ose bosna qe jane shtete me te forta se ne.
Divisioni i pare dhe i dyte i joni shume lehte po i fitojme betejat por mendoj qe po shpenzojme me shume se qe duhet. Shume shpesh e kam pa murin mbi60% qe eshte gabim sidomos kur kemi mbi 1500 pike domination. Shfrytezoni ate dmg per te luftu diku tjeter, me i ndihmu aleatet ose me marr naj BH
Disa shtete te organizume mire si Sllovenia apo Polonia nuk luftojne fare kur muri eshte mbi 52% qe sjell shume efikasitet.
Keta lojtar te div 1 dhe 2 se shpejti kane me dal ne div 3 dhe pastaj shofim e bejme. Tash per tash ....
recruit, train and fight fight fight
I see a good future
http://www.erepublik.com/en/article/te-mesojme-nga-humbja--2107309/1/20
Bravo per artikullin. Munesh edhe me cek punen e military units, sidomos per division 2, qe jon katastrof komandantat ose qka do qe jon ata!
a pot qelen vit hiq 😃 😛 voted-subed
Artikull i shkelqyeshem. Deshta me ja shtu edhe 1 pike qe duhet eShqipet me fillu me ble GOLD qe me perparu ma shpejt me D3 dhe D4, kuptohet ata qe kan mundesi e SIDOMOS eShqipet qe jetojne e punojne jashte dmth kjo momentalisht eshte ePatriotizm
Fis, per ty votoj si president, as dy here nuk mendoj. Duhesh me e marr seriozisht kete pune, se jam i bindun qe shumica e eShqiptareve kishin votu per ty.
Jaaaa, Enko, s'kam kohe per me u angazhue kaq shume. Detyra ime kryesore vazhdon me qene prurja e lojtareve te rinj, duke i shfrytezue kanalet e mia te njerezit, edhe pjesemarrja neper beteja ku kerkohet ndihma ime. Deri tash e kam verejte qe po kryej pune shume te mire me e kthye wall-in ne favorin tone, sa here qe po luftoj. 🙂 60 medalje per 2 muej s'asht keq, a?
per ty do votoj
Mos i harroni ata qe janë banore te shteteve te tjera e nuk po mund ta marrin shtetësinë e Shqipërisë shkaku i territorit.
futuni ne crep 😃 http://tinyurl.com/c5xchkf nuk pushtohemi