Partia Reformatore e Shqipërisë

Day 1,792, 08:38 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të nderuar miqë, jam zgjedhur president i Partisë Reformatore të Shqipërisë, parti e cila ka për synim të ndryshoj gjendjen politike në Shqipëri , të vë bazën kryesore për përgjegjesi ndaj atyre që kanë keqperdorur, dhe të mos e bejë politikën vetëm për një grup të caktuar.

Si duhet të funksionoj diplomacia shqiptare, është propozim i yni , se si duhet të funksionoj zhvillimi dhe ritja sot 500 e nesër 1000 është ide e jona, na presin dhe më shumë punë, për të parë Shqipërinë të ndryshuar .

Për anëtaret e partisë:

Së shpejti do hapet forumi i cili do jetë arenë diskutimi dhe kembimi të ideve për perparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Do të caktohen pozitat udheheqese të partisë, një zëdhënës partie, një sekretar i pergjithshem, një zv i imi si president i partisë dhe një këshilltar që me gjasë do jetë ekonomist me profesion për të percaktuar menyrat e zhvillimit ekonomik të vendit dhe menyrat se si duhet të veprohet në rast të krizave.

Së shpejti do të caktojmë statutin dhe vizionin e partisë reformatore, e cila sigurisht në themel të saj do të ketë tre parime kryesore: Ndryshim, mirëqenie dhe respekt.

Nese keni dyshime për të iu bashkuar ose jo partisë sonë ju lutëm më shkruani dhe mos hezitoni të pyesni për planet tona për zhvillimin e vendit.

Për një Shqipëri ndryshe, me partinë reformatore.
bashkohuni dhe juve ketu me reformatoret.