Lerni thika e alltia...
Mbretnia Shqiptare
Të dashtun eBashkëatdhetarë,
Me këtë artikull vetëm po due me ju falënderue lojtarëve që po e luejnë këtë lojë, e posaçërisht atyne që po e bajnë këtë me shumë "pasion" thue se jeta ose vdekja është në pyetje.
Po t'e kishit këtë pasion edhe përkushtim në jetën reale, ndoshta sot kishim me i pasë punët ma mirë si shtete (se për momentin asnji prej shteteve në trojet shqiptare nuk i ka punët kurrqysh) e edhe këtu e kishim pasë ma mirë, sepse të gjithë kishim pasë ndoshta gjendje ma të mirë financiare, madje edhe me ble gold.
Por, kështu qysh po e shoh, kjo farë përçamje në mes të lojtarëve ma të apasionuem të eRepublik është edhe shkaktari kryesor se pse na sot kemi kaq pak lojtarë në lojë edhe pse Baby Booms po na dështojnë.
Duke qenë se jam nji prej kontribuesve ma të mëdhenj të Baby Boom-ave në lojë, mue më ka humbë motivimi me ftue në lojë lojtarë të rinj.
Ma së pari, ata po dëshpërohen kur po e shohin se s'e kemi asnji territor, e edhe ma shumë kur po i lexojnë artikujt me akuza e kundërakuza prej lojtarëve "pasionantë" e me përvojë. Madje, pasioni i tepërt na ka humbë edhe lojtarë me ma shumë përvojë e fuqi, kontributi i të cilëve ishte kyç në DIV 3 edhe 4, ku jemi shumë të dobët.
Me e pas shpenzue ju tanë këtë energji me i kultivue lojtarët e rinj e me gjetë mënyra se si me u ba bashkë me e çue eShqipërinë përpara, në vend se me u shtye me njani tjetrin, sot ishim ma mirë, e nuk ishim tuj u mendue se qysh me e çlirue nji territor të pshurrët për 100 vjetor të Pavarësisë.
Unë jam aktivist politik në jetë të përditshme edhe me sytë e mi e shoh se çka po i bajnë disa individë, që e quejnë veten politikanë, të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet në Ballkan, në nji moment kur të gjithë ish dashtë me e harrue famën, pushtetin edhe paranë, për hir të së mirës së përbashkët.
E juve, djema, po më duhet me ju përkujtue se jeni pjesë e nji LOJE, e cila është larg realitetit. Po ta kishit provue si është në realitet, kjo që po ndodh këtu ish dukë shumë e hidhun. Njikohësisht, ish dukë edhe si një hajgare e madhe, qysh po më duket mue, prandej po ju falënderoj për tanë këtë argëtim.
Duke qenë se une ne jetë të përditshme po boll shoh konflikte, këtu kam hy pikërisht për me u kënaqë nga pak me nji grup njerëzish, të cilët sikur unë, dojnë me e marrë një pushim të shkurtër prej realitetit shumë të hidhun. Mos shkoni me e dhje edhe këtë pak zbavitje që na ka mbetë.
Për fund, vetëm më duhet me ju përkujtue edhe nji gjë: Ju pshurrsha pasionin, kur nuk jeni në gjendje me u ba bashkë edhe me komunikue si njerëz. Ju dhjefsha strength-at, gold-in edhe fabrikat, kur nuk jeni në gjendje me i përdorë si një njësi, por ju rritet mendja hala pa mbërri në Level 25 edhe kujtoni se iu keni kapë zotit për koqe edhe se veç vetëm mundeni me e çlirue krejt Evropën.
Kapne luejeni lojën si njerëz, se jeni kah e bani mut edhe m'keni lodhë. Po due secilin prej juve, që keni konflikte ndërmje vete, me ju pa duke komunikue si njerëz në komentet e këtij artikulli, këtu poshtë, edhe me ju pa bashkë duke e reformue nji eShqipëri si duhet.
Ah po, ju pshurrsha edhe garat për presidenca, gjithë kjo luftë për nji mandat të lodhun prej 1 mueji edhe 5 gold. Loja i jep mundësi secilit me u ba president nga nji herë, po u organizuet mirë, o zdrala!
P.S. Unë jam nji prej atyne që refuzoj me ble vota edhe subscribers, prandej pres prej juve me ma votue artikullin edhe me u abonue në gazetën time, se meritoj medalje për shkrimet e bukura që i shkruej.
Comments
V
Hahahahaha vote e ki t'madhe e Sub qe moti
pshUersha edhe modulin e gazetave 😃
o/
Te lumt Ternakop !!!
Une pres prej te gjithe juve ketu me u ba bashke edhe me i lane dallimet anash.
V e madhe
o7 😛
Voted vlla...i ke thene te gjitha. VTLK
hahahahahah ku votohet edhe abonohet a qysh ke ?🙂
mir fund e krye u kan vech me pa lojtart e ri chet shkrim axha Terrnakop npodrum kan me u mshe...as n'jeten reale sen i nxjerr jasht 😛
sub e ke pas.
tash edhe vot.
Haha. Bravo Terrnakopi. Sidomos kjo pjesa e fundit m'pelqeu shume.
E paske permendur realitetin dhe ketë gjë do e bej unë, do ishte e pamundur të shihje subjektin politik VV në jetën reale të bashkohej me PDK, çdo ditë mik i dashur shkruan kundër oponentëve politik një jetën reale, madje në VV na quajnë tradhëtar , na thonë fjalët më të keqija, madje na pergadisin dosje e çdosje, do të doja të shihja entuziasmin tuaj në kohen kur PDK u ka berë ftesë për të u ulur në bisedime. E perseris e permenda realitetin sepse edhe juve e keni permendur.
(1/2)
Rilindas, dallimi ne mes kesaj ketu edhe jetes reale, eshte pikerisht se ne RL njerezit po jetojne ne skamje shkaku i nji grushti njerezish, edhe dyshoj se ndonjani prej lojtareve ne eRepublik eshte ne gjendjen ne te cilet jane ata njerez.
E duke e pa se cka po ndodh ne RL, ju, ne vend se me e ba te kunderten, me mesue prej RL duke u bashkue per te miren e perbashket, ju shkoni e na bjerni RL-ne ketu! AMAN!
(2/2)
Ta dish qe lufta clirimtare e UCK-se s'e ka pase suksesin e saj qe ish dashte me e pase, pikerisht prej faktit se ka pase percamje, sikur nga jashte, ku LDK s'e pranonte si ushtri, sikur perbrenda, ky secili gjyks i ka grahe per vete. Sot, jemi ku jemi sepse me 1999 asnjanit prej aktereve politike s'i ka hanger bytha me u ba bashke per te miren e pergjithshme.
Fatkeqsisht krejt shtetet qe na rrethojne jan ne top15 nese jo ne top10 per dmg (urrejtja ballkanike e ka bo t`veten) ne jem kah 40shi , nese nuk arrijme me bo 1 mega baby boom kem me vazhdu me hjek keq per 1 territor te vogel sa me pas kongres met 25-tin, me mujt me bo 1 reklam me mbledh fonde me bo mbledhje neper qytete edhe me e fut ne tv diqysh me e bo t`famshme lojen si nifar kohe qe u kan farmville ne facebook atehere kem me pas ardhmeri per 5-6 muj mundem me u bo kogja nifar superfuqije
V
Kjo osht menyra se si arriten sukses fyromt edhe serbt tu e reklamu lojen ne tv , sidomos serbet futen shume lojtar tu perdor Kosoven si propagande.
Sa i perket pikave tjera qe ke cek pajtohna plotesisht me ty i nderum. : )
mir e ki se sa blejn vota per me u bo kryetar partie, sa blejn vota per me ftu lojtar neper parti, sa hrgjojne duke qel MU e tani tu dhan tanke me i mbajt lojtart aty,sa hargjojn tu i pagu njerzt me ja votu artikujt me i mbledh kto kish dal 1 shume e mir per me financu 1 Baby Boom dmth me ju ndimu atyre kur te futen ne loje
SHUMICA KANE CASJE TE GABUNE PER LOJEN EDHE QATA JEMI KTU!!!
Big Vote . Bravo 🙂
@Rilindasi shum je i shkputun prej realitetit kta e shoh se sa shum koh i jep artikujve dhe lojes nese po folim per realitet te folim jo per ata njerz qe nuk kan internet me lujt ket loj po as buk nuk kan me honger mos haro kur policia shkoj ti mar pikat kufitare ne veri vetvendosja e perkrahi ket ide edhe sa her qe PDK ka me pas 1 qendrim qe eshte ne te mir te popullit ka me perkrah VV po kur ja ka hillu mos me na interesu per ket pjes te popullit qe eshte 40% ne varferi na u kan shfaq keto...
probleme e ti e une qe kemi luksin me pas internet te shpija nese vazhdojm kshtu dije qe po ja pim gjakun 1 shqiptarit tjeter @ Ternakopi vetem 1 njeri siti qe ka kontribo per ket popull mundesh me i bashku kta shqiptar te erepublikes
o7
bravo
BIG VOTE
njeherë e pergjithmonë duhet te mbushemi mend !
o7
v
ma mir dje ne ksi vakti te kishe perdor ujin qe tu nal ton diten, se me shkru gjith ket artikull 😛
Pshurranat UNITE!!!
Fis ta bona vote dhe sub.
Lkshqiperi🙂
Ps. Kur tja filloj nga kritikat🙂
Ternakopi is da shizlee.
ah nanes, po mir paske fiqirue.
hallall tamli i nanes tkoft.
Peja dhe unë jam aktiv në VV në realitet, dhe ndoshta kur fole për VV dhe gjerat që ka berë kemi dhenë kontribute në të.
Kurse për disa gjera të cilat ndodhin realisht nuk mund të flas por nga tre plumba të fundit ende i ruajmë disa nga ne.
donalerto: Rri trus leme rahat ketu! 🙂
😃 Mire pra ja fillova:
Loja eshte teper afer realitetit🙂 Perndryshe nuk e kishim lujt.
Minimumi ketu po njihemi me njeri-tjetrin ani pse kaniher bohet pershesh 🙂
donalerto: Une mendoj se loja ka vlere pikerisht duke e mundesue nji ikje nga realiteti, posacerisht duke e pa se ne cfare gjendje eshte eShqiperia. Nevojitet qasje komplet tjeter. Me kete situate ne eRepublik, na jemi ne kohen e Skenderbeut, te pushtuem krejtesisht, me lufta rezistence tane kohen. Prandej, duhemi me mendue ndryshe.
TERRNAKOPI PER PRESIDENT!!! 😃
vote ta pshuerrsha hahahahaha
i madh je Sifi
Atrikujt do ishte me mire t`i shkruaje ne gjuhe letrare, por gjithsesi me pelqejne artikujt e tu 😃
nonakrimit: I kam shkruejte ne gegenishte letrare. Sigurisht se tetane e merrni vesh se cka po them, plus qe armiqte e kane ma veshtire me e perkthye ne Google Translate. 🙂
kjo pjesa dyte e bukur 🙂
Gjithsesi per artikuj ku nuk ka gje per te fshehur gjuha letrare do ishte ne e pershtatshme
nonakrimit: Une jam nji prej atyne qe e perprah gegenishten edhe ne RL. Keshtu qe, do qendrime s'i thej, se s'i thej. 🙂
Bravo !!!
V
sub moti
edhe e vetmja gazet qe e lexoj ne eRep 🙂
mendoj qe mungesa e seksit ne trojet shqiptare ne RL osht kah e prish ambientin edhe ne eRepo...
Arius, Festim, Rilindas, Peyan, Napoleon, Syl, Filan... duhet tkeni ma shum Seks nRL!!!
V