Arsyeshmëria e kerkesave tona dhe refuzimi nga presidenti
Rilindasi
Artikullin e mëparshëm për kerkesat e keni ketu- http://www.erepublik.com/en/article/a-do-t-euml-pranoj-presidenti-kerkes-euml-n-ton-euml-pas-ofert-euml-s-s-euml-tij--2153611/1/20
Të nderuar bashkombasë/e dua të ju njoftoj me keqardhje se presidenti nuk pranoi kerkesat tona që neve i konsiderojmë si legjitime për të qeverisur bashkë por të pavararur ketë muaj.
Para juve do të paraqes arsyeshmërinë e kerkesave dhe sqarimet e metutjeshme për çdo pikë në veçanti.
Të fillojmë nga e para:
Ne kerkuam departamentin e diplomatëve në ministrinë e puneve të jashtme, duke pasur parasysh dhe rendesinë që kori diplomatik ka për shtetin dhe duke parë perparimin e cekët në ketë drejtim menduam se do mund të japim kontributin tonë.
Partia reformatore pati paraqitur që parë planin për funksionimin e mirë të diplomacisë shqiptare ketu, duke paraqitur dhe detyrat që çdo ambasadorë do të kishte dhe që do na ndihmonte të krijonim diplomatë të karrierës.Dhe ne besonim se mund të ndihmonim Shqipërinë në ketë drejtim.
Neve kerkuam ministrinë e drejtësisë, sepse besuam në Shqipërinë me ligje , dhe çfarë do ishin ligjet? Ato do regullonin çeshtjet e shtetesisë, ushtrisë , funksionimin e zgjedhjeve, komisioneve dhe gjera të tilla , të cilat do na jepnin neve bazë të fuqishme të mirë funksionimit shteteror.
Ne e kerkuam ketë gje sepse menduam dhe besuam se mund të japim kontribut në keto çeshtje .
Neve kerkuam të udheheqim programin tutor saktësisht dy persona në programin tutor që mundësohet nga administratoret, dhe kerkuam të krijojmë shkollën e tutorëve e cila do na bente të gjithëve aktiv, dikur pata shkruar një artikull se si do funksionte ky program dhe se si të gjithë së bashku pas një muaji do të kishim plus 500 shqiptar më shumë në ketë komunitet.Ne menduam se mund të e bejmë ketë gje dhe besuam.
Në ministrinë e puneve të brendshme kerkuam që të hetojmë çdo dyshim për keqperdorime me postet politike dhe publike që çdo shqiptar ketu kishte. Ne besuam se duke e berë ketë gjë do të hetonim dhe do heqnim dyshimet që kishim , ne besuam në ketë gjë.
Neve kerkuam në ministrinë e ekonomisë të aplikohet plani ynë për fabrikat shteterore. Ky plan do inkurajonte të rinjtë të punojnë në fabrika shteterore, e jo në to të punojnë qytetarë me nivel 35 ose më lartë si ka ndodhur deri më tani.
Ne kerkuam që të menaxhojmë dy fabrika shteterore, keshtu do ruanim balansinë dhe sigurinë politike në ketë muaj të pavarësisë.Ne menduam dhe besuam në ketë gjë.
Përfundim: Neve nuk kerkuam as 20 përqind të posteve për të ruajtur stabilitetin politik në vend në ketë muaj , edhe pse kishim legjitimitetin e elektoratit prej 39 përqind të votuesve në zgjedhjet presidenciale.
Ne besuam që muaji nentor do duhej të na gjente të bashkuar. Presidenti refuzoi.Në regull, tha jo dhe ne do e respektojmë.
Në fund të mandatit ne do të kishim ambasadorë të trajnuar në çdo vend së paku aleatë, në fund të muajit ne do të kishim 10 ligje për funksionimin e vendit, nepermjet planit tutor neve besuam se do ngjallnim deshiren e çdo shqiptari për të ndihmuar të rinjtë dhe do të kishim shumë më shumë anëtarë aktiv, neve kerkuam që të hetonim çdo keqperdorim që ato gabime të mos perseriten, neve kerkuam që bashkë të udheheqim ekonominë e vendit. Ne kerkuam bashkim e pavarësi të subjekteve mbi bazën e sistemit të san marinos. Ne besuam, por u refuzuam.
Për të lexuar për menyrën si udheheqet San Marino nga opozitë-pozitë lexo këtu
Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :
The News in eRepublik
ReStart
AL-Republik
Crazy shady news
Nese deshironi që gazeta juaj të jetë ketu dhe jeni anëtarë i partisë reformatore , ju lutëm më shkruani dhe kjo gjë do behet e mundur brenda minutave.
http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.
Comments
&-V-& , m
Me të vërtet më pëlqyen idet , shpresoj t'i futësh në funksion mandtin e ardhshëm !
Legjtimiteti ne keteloje nuk eshte njelloje si ne RL. Legjitimitet mund te kesh vetem nese fitonpostin ose fiton numrat ne kongres. Ky legjitimitet qe e cek ti eshte thejsht iluzion, pasi thjesht, sado qe vullneti yt mund te jete i mire, ti nuk ke ne dore as edhe nje gje. Nese do jonkastrioti mund te te ofroj ndonje gje nese jo jo dhe ske cte besh.
Ai mire te ofroi post shprehu gatishmeri per bashkpunim, sdi pse e ben kaq te madhe dhe nuk pranon.
DardanH, ka dallim legjitimiteti me ligjoren. Ai ka fituar zgjedhjet, në regull ka fituar, na ofroi bashkpunim ne i kerkuam që të udheheqim sipas sistemit të San Marinos, për të ruajtur pavarësinë tonë dhe që të mos kemi një post kukull e të mos bejmë diçka për vendin, në menyrë që më pas të mos detyrohemi të japim dohereqja nga mos perkrahja e dikujt për ketë arsye paraqitem kerkesat tona, ato nuk u pranuan po për të njejten arsye që ju theksuat i takon presidentit të pranoj ose të mos pranoj.
Rilindasi, e teprove me kerkesat.
Mjafton te kerkoje nje apo dy gjera qe te jepje kontributin tend. 1 Muaj drejtim do ishte, jo me shume
E vertete AlBrave. Ok disa nga kerkesat kishin kuptim por Rilindasi bere aq shume saqe dukej sikur donte te refuzohej.
Rilindas ti e di shume mire qe une te mbeshtes ne shume drejtime por gjysmen e punes e beri JonKastrioti duke pranuar bashkepunimin ti duhet te besh gjysmen tjeter te bashkepunosh.
E kuptoj qe nuk kerkon bashkepunim kukull por nese i pergjysmon kerkesat e tua ndoshta njehere edhe ne shqipetaret mund tja dalim te bashkepunojme.
38 perqind te votave i bie qe te kemi 38 perqind te posteve drejtuese ! rilindasi po te llogarisesh kerkon shume me pak se 38 perqind te ketyre posteve ! joni beri nje propozim dhe rilindasi afroi disa kushte per diskutim! joni nuk pranoi diskutimin por tha jo! dhe kjo eshte e drejta e tij! por te dashur zoterinj nuk mund te thoni aspak qe eshte faji i partise reformatore qe joni nuk pranoi te diskutoi! tani joni me njerezit e afte qe ka rreth vetes te cilet qytetaret i dhane 52 perqind te vota
te votave duhet te formoj nje qeveri dhe te meritoj besimin e qytetareve!
Mund të mos jetë vendim populist, por është më i miri më besoni, ne kerkuam as 20 përqind të gjerave dhe keto gjera pas një muaji do kishin hapat e para të reformës. Joni refuzoi, ai nuk më ka shkruar mesazh tjetër privat për të më thenë se mund të ofroj ketë ose atë, nga kerkesat e mia, e çfarë duhej të beja unë? Të hiqja dorë dhe të behesha marionetë? Jo faleminderit , ne e kemi bazuar në arsyeshmëri dhe keto janë arsyet tona, mund të i shkruani jonit të i pranoj e jo neve të heqim dorë .
Dhe juve që po lexoni, më tregoni cila kerkesë e jona ishte e tepert dhe të e diskutojmë së bashku.
Rilindasi te gjitha kerkesat e teperta i ke. Na ke ca k... me kte San Marinon, problemi eshte ktu eshte eRepublik jo San Marino. Edhe ZvPresidentin e ke shum vallaj. Kalofsh mire
Problemi është se juve jeni mesuar me persona që janë vasalë pas posteve dhe qesin gjuhen jashtë kur të u gjuhet ndonjë post, kurse tani që po shihni që ka dallime menjeherë po reagoni me ofendime dhe fyerje. Ne nuk kemi kerkuar asgjë, Joni na u ofrua për të u bashkuar, dhe ne patëm disa kerkesa reale, unë nuk dua të ulem në nivelin tend të idiotizmit sepse do isha si ti më pas. Vetëm ta sqarova dallimin midis juve dhe neve.
pirdh pirdh
o smundeni ju me kan pjes e qeveris se jeni pushtetar te flakt edhe dini veq me shkru artikuj nuk dini me punu sic e shifni edhe gjanat qe i keni kerku nuk kan te bejn ne kontroibutin direkt per shqiperin tepara me qu 🙂
Ndersa Karius sa i perket votat nuk i keni fitu po jau kemi dhan😅🙂🙂 se nuk keni bo as edhe me te voglen gje ose veper ose pun qe per te marr vota perpos qe keni ndjell percarje me gjera te paverteta dhe keni shkru artikuj 😃
po Arius Argiri 38% tvotave i keni mbledh me ndimen e plot shokve te Jon Kastriotit, sepse me pas mbet sa per votat e juja reale"tmeritume" ju kishi ngel me nja 3.8% qe nqeveri kishit meritu me kerku vetem nje Kapiten regjimenti ose ose me jav cu nga nja 5 tenka Q5 per me jav permbush kerkesat si mbas perqindjes kuptohet.
Mirë, ju moret qeverinë, qeverisni. Faleminderit për votat tuaja, ishin 155, sikur të ishte që joni paska mbledhur vota për neve ai sdo kandidonte fare, por tani ka arsyetime të kota që behen gjithandej. Joni fitoi zgjedhjet, ai na beri ofertë ne shpaluam kerkesat tona? Ai refuzoi. Tani le të qeveris me qeverinë e tij. Skemi asgjë kundër , vetëm tregova arsyeshmerinë sipas mendimit tonë për kerkesat tona.
obobo cna the !!! je i mrekullueshem me te vertet po si nuk te vjen turp o burr ku vetem ne komente publike Un si festimbeqa bera thirrje te votohet per ty andej kushtrimi e gjith shoket ose ish antaret e qeveris se kaluar te than se do votojm per rilindasin per kuriozitet te shofmi se ca je ne gjendje te besh hahah
O burr i botes lexoje qat comment albmaniacu shum mir e paska cek ca duhet tju japim sa pe meritat e juve se sa meritoni 🙂
A un mendoj se ju meritoni vetem ni Q7 nlule tballit 😃
Faleminderit për thirjet tuaja për të na votuar FestimBeqa, i vleresojmë lartë.
🙁
Une e di se ai qe fiton zgjedhjet ai krijon qeverin
Dmth ai qe ka shumicen e votave ai duhet te beje ndarjen ju jeni tregu paksa si Mendjemdhejnje duke i caktu poste vetit nejse um erdh keq se pata qef shum me pa nje BASHKIM mirpo si qdo her DESHTOI
@Rilindas Ne Emer Te Popullit Te Kam Qire Ropt Nstil Zhapiku
Po mungon Karius Argjiri
@Karius Dhe Ty Ti Qi Ropt Mos U Mrz Ste Lej Dhe Ty Pa Gjo
Fessti sa për dijenin tuaj ne nuk i caktuam vetës poste , por iu pergjigjem ftesës së presidentit, nese keto janë poste virtuale ashtu si thoni nuk do duhej të ishte një frikë dhe të pranohej për hirë të bashkimit në ketë muaj. Por ndoshta ishte deshira për të na dhenë një post, e ne nuk po vrapojmë pas posteve ketu. Madje kemi kerkuar gjera ku mund të ndihmojmë Shqipërinë. Por deshtoi sepse presidenti refuzoi.
Kleantjo + +++++++
Rilindasi ju nuk keni kerkuar asgje qe mund te ndihmoni direkt ne clirimin e Shqiperise, ju keni kerku ca gjera qe doni te gjeni gabime te ish qeverive ne te kaluaren dmth interesi juaj nuk esht shqipria po claudeku apo fabrikat shtetrore.
Un shum mir ju propozova merrni banken, ministrin e ekonomis se bashku me fabrikat shtetrore sepse aty kishi kerkesa. Ju nuk pranuat sepse e dinit qe nuk do beni gje 😃
I juaji festimbeqa
Ndersa o injorant shkolla e tortuorve si i thua ti apo mentorshipi behet nga adminat kshtu qe shkruaju ticket atyre se nuk i bon ato pun qeveria.
Ti definitivisht nuk ke lidhje me lojen hahaha
Mirë Festim, faleminderit për mesimet që mora nga ju. Ne kerkuam kaq, presidenti nuk pranoi, i urojmë fat në qeverisje.
Une te afrova post vetem e vetem per Shqiperine qe ta ndihmosh e ti thua "Në ministrinë e puneve të brendshme; dikasterinë e ri të hetimit të puneve të pista që janë berë deri më tani dhe ndarjen e shapit prej sheqerit"
une do te mirrem me gjitha punet e ti te miresh me hulumtime ??? deri tash je marr me hulumtime dhe perqarje a nuk ke mjaft a ??
JonKastrioti, je president i Shqipërisë mik, ke konkuruar ke fituar. Tani udheheq me vendin. Paq fat.
Je i mjere o shok!
Nje here nese do te keme fat: do te doja qe fati ime te jete,mos te shof me perqarje dhe artikullat e tu hulumtues 😉
Ky do te me bente qe te knaqem me loje sepse une se pari ketu jam per me pas kontaktet e mira me persona virtual,te gjith Shqiptare 😃 E shpesh here i thom vetit O SA MIRE QE JAM SHQIPTAR por kur i shof artikullat e tu hulumtues disi neverisem dhe thom O SA MIRE QE ESHTE VETEM LOJE 😃
Nese nuk do qeverisësh pse zgjodhe garën për president? Nese nuk do qeverisësh jep dohereqje pra. Nuk e di çfarë të ofroj mundësi tjera. Qeveris JonKastrioti vet ke konkuruar tani u bere president udheheqe vendin.
Pse a ty me ta lon a ? ahhahahaha Sa deshi kishe pasur qe joni te jape dorheqje e te te realizohet endrra jote qe sigut e ke ne RL qe e ke te pamundur e ktu ta arritsh 🙂
Me vjen shum keq mik po me te vertet po me dhimbsesh 🙂
Rilndasi mund ta nderosh nickun vendoje Hulumtuesi te ka hije
Nga te dyja anet na keni care k**** ...
@Rilindas Burr cfare ke ndermend te besh me ato poste ? A nuk te duket budallallek ajo qe thua ...?? ne pranojm te qeverisim me juve por ne sic duam kur dihet se JonKastrioti fitoj shumicen e votave ..?
@festimbeqa Nuk duhet te perdoresh ate fjalor me shqiptar .. si president qe ke qene e tregon veten e ulet me kto veprime
@JonKastrioti Ti cfare deshiron te besh ..? vetem me nje post te zvCP nuk quhet bashkpunim midis partive
@Te gjithe Shqiptarve
Harrojeni endren se nje dite do jemi te bashkuar ... interesat nuk na e mundesojn ate gje ...Nese me degjoni mua mos merni pjese ne zgjedhje ... le ta votojne kandidatet vetveten dhe nese shihni qe ne nje artikull ka fyerja per dike mos vazhdoni ta lexoni se vetem do te beheni nervoz dhe do thoni QR si ne RL qenka edhe ketu .. i lus lojtaret e rinj me shume te mos e lene lojen por ta vazhdojn dhe te forcohen se i duhen Shqiperise , kurse mos ua varni ketyre politikaneve
Imagjino nje cerr nga Burreli si Kleantjo ofendon si skizofrenik dhe presidenti qe iku i thote Kleantjo+++++
Te dhjefsha shtetin dhe shtetaret qe kemi pas dhe do kemi
+ infinit Da White Death
Nuk kam se çte shtoj me shume.
@AlBrave per kto kalamojt qe shajne mjafton ti bojm report "stil Zhapiku" siç thot ai , nuk kemi ça te bojme me shume se eshte çeshtje edukate dhe kete virtyt qe jo te gjithe mund ta kene
Keq me vjen per ishCP qe ja mbeshtet komentin sepse duke e pare ne foto u dukte goxha çun...
ehh gjynof...
@Da White Death tamam na caven k****
na e shpifen lojen,zihen burrat si ato kurvat.Nuk organizohen se lame nam vetem te pushtuar po der der der te gjithe.
Propozoj qe te mos ket me sharje ofendime dhe hulumtime nga kjo dit .Ti tregojm njeri tjetrit se e duam Shqiptarin se esht bir i Shqipris .Ne nuk jemi hasem jemi vellezer la ta lem menjan sedren dhe egoizmin . Çdo dit kur te shkruani artikuj ose te komentoni kujtoni pse kemi hyr ne loj. Te gjith jemi ktu per te mbrojtur krenarin Shqiptare ne fillim pastaj ate vetiake mos e harroni kte
"...për të qeverisur bashkë por të pavararur...".
@Da White Death, më vjen keq po me këto lojëra që po luhen, qoftë prej pozitës ose opozitës, a nuk ju duket se askush nuk po mirret me të rinjtë. Çfarë motivimi kanë ata për me e vazhdue lojën?
"...38 perqind te votave i bie qe te kemi 38 perqind te posteve drejtuese..."
@Rilindasi, këtë artikull nuk e lexova, vetëm komentet, por artikullin e mëparshëm, po. Thua që të diskutojmë se cila kërkesë e juaja ishte e tepërt. Sipas mendimit tim, të qeverisësh bashkë, por të pavarur, kjo nuk i bie bashkëqeverisje. Sa u përket kushteve tuaja, se çfarë pozita kërkoni, nuk më interesojnë fare, sepse jam lojtar i ri, apartiak dhe ma kryesorja, nuk kishte me e ndigjue mendimin tim askush për faktin se nuk njihem me askënd.
Kleantjo dhe festimbeqa vetem karakterin tuaj po e tregoni me fyrje banale dhe fjalor rrugaqesh!
Nuk edi qka ka... tem po ju pengojn kaq shume artikujt hulumtues te Rilindasit....?!
Po sju pelqyen mos u merrni more me to thjesht injorojeni sepse askush smundet me ndalue mu shkru diqka ne artikuj ju pelqej ose jo.
O ti Rilindas o vlla qa e ke marr kaq afer zemres ket loje bre? pe dim se per tmir Shqiptarve amo ja ke q.. nanen qitash na keni lodh me perqarje na keni ba lojen m..t!
Para mese 100 vjetve Pasko Vasha do te vajtonte ...
http://www.youtube.com/watch?v=YX5_i3hGOxU
Ne sot jemi ne te njeten situat.
A nuk mundemi valle ne qofte dhe nje mandat te vetem te krijojme nje qeveri gjithperfshirse ?
Edhe me poste simbolike ?
Vetem per hir te ceshtjes se madhe ?
@festimbeqa une e di shum mire qe ti mas shumti nga te gjithe e don bashkimin e shqiptarve (une mbas teje ) le ta fillojme nga vetja ti mos me perdor fjal fyse per askend . Kure e kane gabim hajde tia shpjegojme .
E di qe e ke bere kete gje por duhet akoma me shume durim .
@Rilindasi eshte nentori i 4 per hir te ceshtjes se madhe lerini menjan disa vogelsira , me tha i thash pfff.
Zgjedhjet i humbe , kishe 38% te vota ke kerkesat e tua per qeveri por ato sa me te rrafinuara sepse ...
kjo duhet te jete muaji i te gjithe shqiptarve .
JO vetem i partis reformatore edhe jerzve te tu ....
CONIU SHQIPTAR PREJ GJUMI CONIU TE GJITHE SI VLLAZEN NJE GRUSHT SHTRENGOIU .
LE TI TREGOJME SKLLAVIT SE KUSH ESHTE SHQIPTARI .
TA RUJME TRADITEN SIC NA E LA I PARI .
Gjithmon mes jush Klitoni92 (Komandanti92)
Psikopatat e jetes reale dhe deshtakat e jetes reale dojne me na jep mesim ketu ne loje ncnccncn
O Rilindasi, me kto module t`hamomit shko nRL e bon qka tdush me to, nuk na nevoiten module e qmodule ne loje mos na filozofo se na ki tek k.... na ki bo lojen bajat .
Edhe te tjeret qe po shajne e ofendojne,ju lutem mblidheni gojen e respektojeni njeri tjetrin.
RROFTE SHQIPERIA
jeni bo si qent Zoti ju dhasht mend
po me kandidu ne jeten reale vritni njerz ju per karrike
ptuuuuuuu
Dafuq did I just read! 😮