Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Rilindasi
http://www.youtube.com/watch?v=KDCyxXWu878 një interpetim i mrekullueshëm nga Reshat Arbana të kryeveprës së Fishtës për gjuhën shqipe
Gjuha shqipe nga Gjergj Fishta
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :
The News in eRepublik
ReStart
AL-Republik
Crazy shady news
Erdhi Koha
Comments
per mu ky eshte artikulli qe ke shkru mamir ne kete loje dhe ftoj qe te jen ma shum kshu artikujsh v
V.
V
V
v
permi za çi lshon bylbyli
giuha shqype m'shungullon
permi er çi nep zymyli
pa da zemren ma ngushllon
geg e tosk, malsi, jallia
jem nji kom, me u da s'duron
fun e maje, nja asht Shqypnia
e nji gjuh na bashkon
V+S
Massive Media Mogul Project
http://www.erepublik.com/en/article/massive-media-mogul-project-2158182/1/20
CHAIN SHOUT
Me pelqen shume kjo poezi 😃
Per ata qe nuk shkruajne mire shqip eshte kjo strofe (dhe perdorin fjale te huaja kur flasin shqip)
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Po e them ketu se pertoj te komentoj ne youtube....
Kush ka qene ai katunar qe ka vene alfabetin dhe i ka nderruar vendet shkronjave X dhe Xh ....
Kush te doje ta komentoje icik ne youtube se me sa duket asnje nuk e ka vene re kete gje....
Ky eshte nje nga problemet e medha qe kemi ne Shqiptaret ... Bejme te tilla gabime dhe uk i veme re fare... detajeve.
http://www.erepublik.com/en/article/hakmarrja-eshte-hakmarrje--2158423/1/20
Aqif Pasha ku ???
Linkun?
nonakrimit ... tek linku i youtube, tek video . Kur fillon recitimi thot "gjyha shqipe" dhe jep aflabetin ... aty i ka nderruar vendet X dhe Xh . Nejse ... link i vjeter eshte ai.
AqifPasha, videon nuk e kam vendosur unë në youtube, dhe si pasoj e kesaj ketë ngatërim nuk e kam berë unë. Por pasi që paske llogari në ketë faqe interneti, shkruaji personit që e ka vendosur dhe ndoshta të kthenë pergjigje.
v
Rilindas , pse i ngaterron gjerat. Eshte mjaft e qarte qe ate ngaterrim nuk e ke bere ti.
Komenti im nuk kishte te bente fare me ty dhe me artikullin tend. Dhe si pasoje nuk te akuzoi njeri ty.
Bera thjesht nje koment per nje gje qe me vrau syte tek video ne youtube.
Nganjehere kur shkruan ti rilindas dukesh sikur je jasht botes me 360 grade. Duket sikur kendveshtrimi yt shkon ne 45 grade. Duket....nuk do te thote qe je ashtu OK . Nuk eshte as akuze . Qe te kuptohemi .
AqifPasha, fakti që komentuat për diçka që nuk kam berë unë me beri të ndjej obligim që të e sqaroj .Kurse fakti që mereni me mua në vend të temes me lind dyshime lidhur me gradat që arini juve. Pa dashur të ju akuzoj sigurisht vetëm të ua sqaroj, të kuptohemi.
Ahu
Nuk ka asgje per te debatuar. Po lodheni kot duke shkruar ne tastiere 😛
Rilindas => mos perdor fjalen obligim por detyrim.
Prandaj i kemi fjalet shqip per ti perdorur 😉
nonakrimit , obligejshën ma mir 😛