Raporti javor dhe zgjedhjet per Avokat Populli (Kandidoni)
![North Macedonia](http://www.erepublik.net/images/flags_png/S/Albania.png)
¤Anon.4750191¤
![](http://img201.imageshack.us/img201/1232/avpo.png)
Vjen raporti i javes 18 Nentor-25 Nentor.
Pergjithsisht jave e qete, e corientuar dhe jo mjaft produktive.
Te fillojme me denoncimet e kesaj jave dhe zgjidhjet qe i jane dhene.
Denoncimet
Denoncimi 1
Data: 11/18/2012
Denoncuesi: Brigo Corleone
I denoncuari: Cerciz.Topulli
Akuza: Sulm dhe nxitje armiqesore
Menyra e shpjegimit te akuzes nga denoncuesi: "Ai perdor propagande dhe nxit te tjeret kunder meje.I nderuar zoti avokat
Nese ju nuk merrni masa ketij personi,do te jem une ai qe do marr masa ndaj ketij personi por ne kete rast,nuk do marr masa jo vetem ndaj atij,por ndaj shume vetave."
Provat e paraqitura: http://www.erepublik.com/en/article/esat-pasha-t-shqiptar--2159167/1/20
1-http://prntscr.com/k13n3
2-http://prntscr.com/k13oa
Vendimi i marre per te denoncuarin: I pafajshem
Detaje: Denoncuesi ka kercenuar kombin shqiptar dhe sulmet qe vijne nga populli jane te pritshme dhe te arsyeshme. Qellimi i tyre eshte te mbrojne vendin e tyre me cdo kusht, pra asgje ilegale nuk eshte vene re ne kete situate. Cerciz.Topulli clirohet nga cdo akuze.
Denoncimi 2
[/b]Data: 11/19/2012
Denoncuesi: Erlindi
I denoncuari: Albanian Force 1
Akuza: Hack
Menyra e shpjegimit te akuzes nga denoncuesi: "sot ka ndodhur rasti dikush esht hyr ne acc time dhe ka jepur dorheqje nga partia im. une kam nje porgram se e di se kush hyn ne kumpjuterin time dhe qfar flas em jet ne pc dhe kur hyra mi kishte fshir te gjitha bisedat dhe une menjher e dita se cili njheri esht aj dhe mi kisht moror te gjitah sendet dhe ne fundi kisht jep edhe dorheqeje nga postim im qe kisha per krytar partie."
Provat e paraqitura:
http://prntscr.com/k6o4y
http://prntscr.com/k6o9i
Vendimi i marre per te denoncuarin: I Pavendosur
Detaje: Edhe pse rasti duket flagrant mungojne provat bindese. Pa ato veshtire te marresh nje vendim. Avokati i Popullit i ka sygjeruar denoncuesit te paraqese rastin e hollesishem tek adminet e lojes. Ata jane te afte per te marre masa me te pershtatshme e me te merituara se Av. i Popullit. Perfitoj nga rasti ti bej thirrje shqiptareve te mos hapin asnje link qe ju vjen nga njerez jo te besueshem.
Denoncimi 3
Data: 11/23/2012
Denoncuesi: Erlindi
I denoncuari: Rilindasi
Akuza: Multiple accounts & Korrupsion elektoral
Menyra e shpjegimit te akuzes nga denoncuesi: "Ky rast esht rreth nje partija e cila qel shum acc the vetem i shtin ne parti dhe me nuk luan me tu ,dhe ben vjedhjen e antarv nga partit tjera kju parti esht :http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1"
Provat e paraqitura:
http://prntscr.com/kdzm7
http://prntscr.com/kdznb
Vendimi i marre per te denoncuarin: I pafajshem
Detaje: Eshte e qarte qe multet ekzistojne ne ate parti, por kjo nuk verteton se kryetari i partise e ka organizuar kete. Mund te jete dhe nje person i cili kerkon te perdhose imazhin e kryetarit dhe vete partise duke bere te duket se jane perdorur multies per te arritur top 5. Ky rast duhet ti paraqitet admineve, ne nuk kemi mundesine te gjejme se nga kush jane formuar e administratuar ato accounte. Provat nuk merren parasysh, i denoncuari clirohet nga akuza.
Rast personal (jo zyrtar)
Se fundmi doja te paraqisja nje rast personal, te cilit nuk do e paraqes si zyrtar sepse c'kuptim do te kishte vendimi kur vete gjyqtari eshte i prekur ne ceshtje.
Kjo i drejtohet lojtarit dhe ish-presidentit Festimbeqa. Eshte e cuditshme se sa te gatshem jane disa persona te genjejne e te shpifin vetem per te poshteruar figuren e dikujt. Sikur ky zell te ekzistonte per te punuar per vendin do ishim te paret e botes me siguri. Sipas te nderuarit Festimbeqa, une planifikoj te kandidoj per president, dhe qenkam i mbeshtetur nga ish-presidenti Napoleon 54. Imagjinate e tij shkon deri aty ku une po luaj lojen e Ninos vetem per pak fushate e madje i ben thirrje disa personave te mos ma kene besen se une per aq paskam nevoje, per mbeshtetje. Ne nje bisede ne chat Festimi me ben thirrje mos te luaj nje loje te dyfishte, sipas tij nga nje ane une po perqesh Ninon e nga ana tjeter e mbeshtes. Biseda eshte bere print screen dhe si inteligjent qe eshte personi ne fjale ia ka derguar kete bisede qe s'tregon absolutisht asgje personave te ndryshem. Mjere ne, per keto shqiptare mashtrues e shpifes qe kemi. Shqiptare me shtetesi Amerikane ne fakt. Une s'kam ndermend te kandidoj per asgje, keto jane shpifje nga fillimi gjer ne fund, te tilla figura te djegura s'kane mjaft arsye per te me sulmuar dhe e bejne me rrena. Shqiptaret te bejne kujdes nga keto fenomene dhe pseudo-shqiptare.
Rekomandimet
Ende ne pritje per pergjigje per 3 rekomandimet e meparshme. I bejme thirrje qeverise te jete me produktive e me e shkathet, e se pari ti jape pergjigje rekomandimeve nese do zbatohen ose jo.
Rekomandimi i katert eshte nje rekomandim jozyrtar drejtuar Ministrise se Edukimit per te marre lojtare te rinj. Detajet e gjeni ne artikullin e meparshem te gazetes "Albanian Voice".
Zgjedhjet, kandidaturat per Avokat Populli
Zgjedhjet per avokatin e ri te popullit do te mbahen se shpejti. Ju mund te kandidoni, por duhet te plotesoni disa kushte. Te tilla jane:
1. Doreheqja nga politika dhe partive politike
2. Pasja e shtetesise shqiptare
3. Vjetersia ne loje te jete minimale 7 muaj
Keto jane kushtet qe duhet te plotesohen. Kandidatura mund te paraqitet duke lene nje koment ne kete artikul qe deshironi te kandidoheni ose duke me derguar mesazh privat. Mendohuni mire para se te kandidoni, nese zgjidheni supozoheni te jeni ndermjetes ne politiken shqiptare, zedhenes te popullit dhe gjyqtare te drejte e te pandikuar. Personalisht nuk do te kandidoj. Ky mandat ishte eksperimental, per te paraqitur nje shembull se si duhet te behet puna ne te ardhmen. Kohezgjatja e mandatit nuk eshte diskutuar ende, dhe do te vendoset nga vete populli paralelisht me zgjedhjet per postin.
Kjo ishte gjithcka per kete jave.
Me respekt,
Kris Hasa A.P
![](http://img835.imageshack.us/img835/5412/sighg.png)
Comments
Mos ma prekni Çercizin oooooo Shkije 😡
oooo Kriss lej kto sene ooooj ilteme..
Bukr shum, pun e qëlluar, por diqka nuk më pëlqejti :
Si mundet DEPUTETI t'i parashtoj kushte DEPUTETIT të ardhshëm për të hyr në QEVERI ??
Fjalën e kisha tek ' Zgjedhjet, kandidaturat per Avokat Populli '
Pra simbas mendimit tim PRESIDENTI vendos se kë do e vëj AV.i POPULLIT, apo jo ?
Perderisa avokati i popullit eshte i POPULLIT, atehere duhet te jete ky i fundit qe duhet ta zgjedhe zerin e tij. Nese zgjidhet nga presidenti eshte shume e mundur te jete i ndikuar politikisht, pra alternativa me e mire eshte te zgjidhet nga populli.
Hmmm, paska pasur denocnim që nuk isha informuar. Ky Erlindi është në moshë i ri, por më vjen keq për të , sapo më tha vlla në mesazh privat, kurse kendej paska berë denoncim pa bazë e pa fakte.
Një nderë pikat e A.P duhet të jetë të informoj palet para se të ndermarë veprime, sepse duhet të vlej parimi i ndegjimit.
Nqs se keni kuptu Avokati pop ketu ka rrolin e prokurorit tpergjithshem ne RL...
Jo Arnold, A.P, ketu e ka rolin e Inkvirentit aktualisht. Mos e mer si ironi. Është perdorur në mesjetë , kur një person kryente të gjitha funksionet, të ndjekjës të gjykimit dhe të mbrojtjës, por është hapë para, nga mesjeta më pas do kalojmë periudha dhe do arijmë edhe në ketë komunitet diçka. Përndryshe, vendimet deri më tani kanë qenë objektive , flasë në raport me mua.
Rilindas nuk e bera kete se ti i ki shti at multi ne party dhe jam i sigurt qe ti nuk i ki shtir por vetem e kam paraqitu kete se diksh ta ka ber multi parti dhe ket rast aj tregova avokatit ,kete ta ka ber nje lojtar qe mundohet ti prish punet qdo shqiptari faliminderit
Mirë Erlindi , sytë për të parë janë. "Ky rast esht rreth nje partija e cila qel shum acc the vetem i shtin ne parti dhe me nuk luan me tu ,dhe ben vjedhjen e antarv nga partit tjera kju parti esht " Po të citoj.
Gjithsesi, mos ke brengë. , ka diçka të vertet aty, është dikush ketu që tenton të i prish punë çdo kujt që i del para, dhe ai që është e ka berë dhe sot dhe do e bejë çdo herë sa të jetë ketu, një "shpetimtar" i madh i ketij komuniteti.
Informoj palet kur situata eshte e diskutushme. Ne raste kur nuk eshte e nevojshme nuk behet.
Rilindas:Ktu ne kete LOJE,e perseris LOJE,mos duhet te vi edhe komisioni zgjedhor,apo kolegji??Boll u trregove gjthm negativ,nqs te gjith e perseris TE GJITHE e kan me ty,nuk dmth se jane te tjt te "keqinjt",mund te jesh edhe ti vete,asigjo personale...thjesht keshille miqsore...
Arnold, faleminderit për keshillen miqësore, nuk quajta dikë të keq, e as të mirë. Artikulli ishte për Partinë që udheheq dhe shkrova, tani që të pengon çfarë shkruaj mos repliko e as mos lexo. Artikulli është publik, unë nuk preka ndonjë personalitet, dhe unë për lojën po flas dhe në lojë po shkruaj. Pa prapavijë e gjera të tilla. Nese do themë unë " Sali Berisha , zhvati 130 000 të eShqipërisë" do ishte e pakuptimtë apo jo? Spo flas ketu për Saliun por për LOJËN. Ju prift shneta.
Kushtin e tretë, për aplikim si avokat, e kam diskutue në të kalumen, do ta diskutoja edhe tani. Lojtarët më të vjetër se shtatë muaj në lojë, ose janë politizuar gjer më tani, ose edhe kanë parti të veta politike, të cilat neve shqiptarve kurrë nuk na munguan. Këto thjeshtë kanë të bajnë me aftësi hulumtuese, komunikuese ma tepër se sa aftësi loje, prandaj edhe ky kusht as që duhej të ekzistojë...
Citim nga Kris Hasa: "Mendohuni mire para se te kandidoni, nese zgjidheni supozoheni te jeni ndermjetes ne politiken shqiptare, zedhenes te popullit dhe gjyqtare te drejte e te pandikuar."
Çka ka lidhje kjo me lojën dhe ajo minimalja e shtatë muajve përvojë loje?
@Rilindasi, pajtohem që nëse ka denoncim ndaj dikujt, duhet të njoftohet edhe i pandehuni, që të ketë kohë për paraqitjen e mbrojtjes.
PraeIllyric, 7 muajt jane te nevojshem per te pasur eksperience, te rinjte ne loje nuk jane ende te formuar mire. Dhe sic thashe lajmerohet i pandehuri kur situata eshte e diskutueshme ose me serioze. Ne rastin kur i pandehuri shpallet i pafajshem, per cfare duhet te mbrohet?
Vella rilindes une te respektoj ty shum edhe ket nuk e bera qe jam kunder teje une vetem e paraqet ket rast per arsyje qe diqka nuk esht ne rregull ne part edhe jam i sigurt qe ti se ki ber ate por per ket arsyje esht avokati te sqyrtoj rastin faliminderit vella
@Kris Hasa, sa i përket shtatë muajve, nuk keni argument bindës, është opinion i imi vetëm, sepse prapë po e përmendni "...të rinjte ne loje nuk jane ende te formuar mire..." dhe fakti që unë kërkoj të jeni ma bindës është se çka ka të bëjë kjo me lojën? Ndërsa sa i përket informimit të pandehurit, kjjo është e domosdoshme, se mund të ketë akuzë nga i pandehuri për shpifje apo diç tjetër.
dioni.baj nuk asht multi une e njoh at njeri ne RL dhe nuk mundet te luaj se ka obligime ne shkolle dhe prandaj do te luaj me vone
Po merreni me gjera koti. Kemi 3 muaj qe flasim per daten 28 nentor dhe kur vjen puna, me date 27 nentor nuk kemi Natural Enemy me Serbine dhe nuk e sulmojme dot ne Kosove. Kush e ka pergjegjesine ketu? Besoj se duhet bere President Impeachment per te heq presidentin.
o7
sulmuesi, kete pune e ka tjeter kush ne dore. une jam caktuar per te bere kto pune dhe kto bej, ju qe jeni te interesuar per te bere natural enemy forcojeni qeverine ta beje e dilini vet zot strategjise se luftes me serbine e mbani pergjegjsit e luftes😉