Transaksioni i goldit

Day 2,141, 08:09 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Pershendetje qytetar te eShqiperise

Siq e dini qeveria jone ka vendosur te ndaje 400 gold nga buxheti i shtetit te cilet u fituan ne turneun e fundit ,per te ndihmuar lojtaret e rinj ne ngritjen e qendrave te stervitjes.

Koha e cila ishte e ndare per aplikim ka mbaruar dhe nje numer i caktuar i lojtareve morren pjese ne te,ne kemi bere shqyrtimin e aplikimeve dhe kemi pergatitur listen e perfituesve te subvencioneve.Por e tera qe na mbetet eshte te kalojme 400 gold nga buxheti i shtetit ne Bursen e Tiranes dhe meqe koha e zbritjeve per qendrat e stervitjes po afrohet do u shperndahen lojtareve.

Kongresmeneve te eShqiperise u kerkohet ta votojne ligjin me PO,dhe per qdo sqarim te nevojshem ju lutem me kontaktoni ne PM apo ne komente te ketij artikulli.

http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/133175



Lojtareve perfitues te subvencioneve,u deshirojme suksese dhe loje te kendshme dhe i lutemi qe kur te munden te vetefinancohen ,goldin e dhuruar nga shteti ta kthejne prape per te ndihmuar edhe te tjeret apo per projekte te tjera 🙂

Ndarja e subvencioneve do behet ne menyre transparente,dhe qdo gold qe dhurohet te lojtaret do paraqitet ne gazeten zyrtare.

Me respekt:Endritt Zekka