Një faleminderit të sinqertë

Day 1,813, 06:32 Published in Albania Albania by Rilindasi


Të nderuar qytetarë të republikës së Shqipërisë, të nderuar bashkombas/e.


Kur para juve , pata prezentuar kandidaturën time për president të Shqipërisë, u pata thenë se ky nuk ishte një vendim i lehtë, se është një vendim i veshtirë, dhe si i tillë ishte, por mua sot ky vendim më gjë të lumtur, të lumtur për faktin se pashë bashkombasit e mi që duan ndryshim, dhe që kerkojnë formë e mendesi të re të qeverisjës , andaj unë dua të ju faleminderoj, për legjitimitetin që më dhatë, sepse më duhet të pranoj se kisha frikë se si do më pranonit, dhe se si ndryshimin do e konsideronit, por juve së bashku më mua jeni të prirur për të kerkuar ndryshimin.
Kishte shumë fyerje, madje dhe drejtua familjës sime, por juve më dhatë besimin dhe forcën , por mbi të gjitha perkrahjen tuaj, për të vazhduar.
Unë do të i uroj zgjedhjen për president kundërkandidatit tim JonKastrioti, dhe shpresoj që shumë që do bejë punë të mirë në vend, zgjedhjet mbaruan, por jo kerkesat tona legjitime për të parë Shqipërinë më të fortë se kurr, ne nuk do ndalemi së kerkuari ndryshimin.
Ishte e pritur që nuk do fitonim qysh në rastin e parë, sepse është e veshtirë të kerkosh revolucion në një shoqëri ,dhe bazuar në ketë fakt ne deshirojmë të reformojmë Shqipërinë. Mbi fuqinë dhe forcën tuaj, ne do të punojmë për të miren e kombit, të kombit të Arbërit.
Dua të ju inkurajoj që të beheni pjesë e ndryshimit duke u anëtarësuar në partinë reformatore, dhe duke pasur një vijë të mendimit sikur neve.
Dua të faleminderoj pa kushte dhe rezervë diasporen shqiptare për të gjithë kontributin që dha dhe që po jepë vazhdueshëm për të miren dhe zhvillimin e kombit.
Betejat politike janë të tilla, duhet të kenë një fitues dhe një humbës.Por kjo e Shqipërisë dha dy fitues, njëri që fitoi një post presidenti, dhe neve që fituam legjitimitet për të kerkuar ndryshimin e Shqipërisë.
Dhe unë dua të ju garantoj se mbi ketë legjitimet ne nuk do të ndalemi dhe do të punojmë për të realizuar kerkesat tuaja, për të berë reformën realitet.
Por , për ketë gjë na duheni dhe juve, unë ju inkurajoj që të ngrini zërin pas çdo padrejtesie , paregullsie që vereni në Shqipëri, ju inkurajoj që të zhvilloheni individualisht, sepse zhvillimi i së cilit është si një copë e kesaj kalaje të quajtur Shqipëri.
Andaj , unë nuk dua që neve të marim merita, sepse Shqipëria është e juaja po aq sa e imja, e imja po aq sa e juaja, jeni apo nuk jeni pjesë e ndonjë qeverie , grupacioni politik, të gjithë kemi një copë Shqipëri.

Është e jona dhe duhet të e mbrojmë.
Po , Shqipëria na takon të gjithëve,ashtu si edhe e dini ketë muaj ne realitet Shqipëria ynë, do të mbush 100 vjet shtet, janë 100 vite shtet por jemi të vjetër sa është vet njerezimi, andaj duhet të jemi krenarë për ketë gjë që jemi.
Ndonjeherë atdheu di të të vrasë, por ai është atdhe andaj duhet të e duam, dhe të punojmë për perparimin dhe zhvillimin e tij.
Ketë muaj ju jap forcën për të luftuar bashkë për Shqipërinë në betejat që do na presin , sepse është detyrë e jona që të e lartësojmë sa më lartë emrin e Shqipërisë.

Të dashur miqë, duke mos dashur që të mos e zgjasë më shumë, ju faleminderoj edhe njeherë për votat tuaja drejtue ndaj Rilindasi-t , keto vota janë legjitimet i kundershtimit tonë ndaj çdo padrejtesie që ka ndodhur ketu dhe e drejtë e jona për të vazhduar së bashku për të kerkuar ndryshimin.

Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoftë Shqiptarët.






http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.


Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :

The News in eRepublik

ReStart

AL-Republik