Nga shqiptaret , për Shqipërinë .
Rilindasi
Të nderuar qytetarë Republikës së Shqipërisë,
Dua të ju faleminderoj që jeni pjesë e ketij komuniteti, ju jeni Shqipëria, pa juve nuk do ekzistonte shteti, por edhe pushteti në të cilin ne punojmë si zyrtarë shteteror.
Të jesh deputet në parlamentin e Shqipërisë, për mua do jetë nderë i veçantë dhe respekt shumë i madh, respekt ky i pranuar nga ana ime , dje në diten e zgjedhjeve , me anë të së cilës ju më mundësuat që unë të mbartë ketë post të rendesishëm për atdheun.
Për të mbrojtur dinjitetin tuaj.
Dinjiteti , është një nderë nga vlerat themelore të njeriut, dua të jem aty për të ju mbrojtur në menyrën më të mirë të mundshme.
Për të qenë zëri i juaj.
Ju lutëm të nderuar bashkombasë, të më shkruani për çdo problematik, brengë tuajen, personalisht nuk do pertoj të e shfaqë problemin që keni, dhe të luftoj për të mbrojtur të drejtat tuaja, ju premtoj që do jem korekt , shumë transparent, sigurisht për të miren tuaj.
Deputet për interesat tuaja, e jo interesat e mia personale.
Të nderuar miqë, postet shteterore, nenkuptohen nga shumë persona si mundësi e mirë për të perfituar personalisht, dhe për të kenaqur egot e tyre personale. Interesat tuaja do jenë edhe interesat e mia, cenimi i të drejtave tuaja do jetë edhe cenim i të drejtave të mia personale, fyerjet ndaj qytetarit shqiptar, do jenë fyerje edhe ndaj Rilindasi-it që bartë një post të deputetit.
Shtet pa ligje, sikur shtepi pa themele.
Themeluesit e shtetit shqiptarë në ketë komunitet , me hirë ose pa hirë kanë lenë anash një çeshtje mjaftë të rendesishme, të krijojnë bazen e fuqishme juridike të funksionimit të shtetit.Moduli i lojës na mundëson të kemi vetëm ligje për taksat tuaja, për të lidhur alenaca, e për të shkarkuar presidentin e berë mesazhin mirëseardhës për ju.
Ne duhet të krijojmë bazen e fuqishme juridike, bazuar në vendime . Çdo vendim i parlamentit duhet të jetë ligj, sigurisht i inkorporuar brenda sistemit dhe moduleve që loja përcakton.
Transparencë , për efikasitet.
Do të mundohem të paraqes para jush , transparencen e plotë efikase , të çdo vendimi i cili do të nxjeret nga ana e kuvendit të Shqipërisë.
Parlament , qeveri, të pavarura njeri nga tjetri.
Pushteti ekzekutiv duhet të jetë i ndarë nga pushteti legjislativ. Parlamenti duhet të jetë kontrollori më transparent i punës së qeverisë.
Për fund , dua të ju faleminderoj përseri për besimin tuaj, dhe të ju lus pambarimisht, që të mos hezitoni të më shkruani, për çdo brengë tuajen, unë do mundohem të u pergjigjem në kohen sa më të mundur optimale.
Shumë sinqerisht, Rilindasi.
Comments
vote
v
eShqiperia ka nevoje per ide edhe biseda konstruktive. eShqiperia ka nevoje per lojtare te ndershem me ide dhe vizion.
Ju uroj fat ne punen tuaj suksese.
V.