Dita e pare ne eRepublik

Day 2,175, 01:45 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Dita e pare ne eRepublik

Sapo filluat lojen eRepublik,dhe nuk dini nga tia filloni dhe cfare te eksploroni me pare qe te rriteni ne menyre efikase dhe harmonike?-Doni te filloni dhe te deshifroni sekretet e lojes?

Gjate ketoj mesimi ju do te permbushni misione te caktuara,te cilat mund ti shihni ne kolonen ne anen e majte te monitorit,thjesht duke klikuar ne ate qe doni,dhe do ju shfaqet nje faqe e vogel me detajet dhe kerkesat e misionit.


Misioni i pare quhet “Ditet e trajnimit” dhe kerkesa per ta kryer kete mision eshte te trajnoheni(ushtroni) per here te pare.

Per te shkuar tek ndertesat per te ushtruar kliko “My Places”.Tek menyja e “My Places” perzgjidh kategorine “Training Grounds”

Keshille:Kur shkoni per here te pare ne “My Places” nje mini-tutorial do ju shfaqet,shikojeni ate me kujdes,dhe permbajuni keshillave te tij.

Per tu trajnuar thjesht selekto ndertesat ku do ushtrosh(vetem te paren) dhe kliko “Train”

Menjehere pasi keni ushtruar ,do ju shfaqet nje faqe ku do shihni rezultatet e trajnimit dhe detaje te tjera.

Kujdes:Mund te ushtroni vetem nje here ne dite ne te njejten ndertese me qe rast do te konsumoni 10 energji.

Pasi ti keni permbushur keta hapa,klikoni edhe nje here ne ikonen e misionit dhe klikoni “OK” per te marre shperblimin.
Shperblimi eshte: 5 force dhe 2 arme q6



Misioni i dyte quhet “Hapat e pare ne beteje” kerkesa per kete mision eshte te arrini rankun “Privat” dhe te rimbushni 100 energji brenda dites.

Ranku ushtarak eshte i ngjashem me nivelin e eksperiences,por bazohet vetem ne pervojen tuaj ne fushebeteje,progresi ne piket e rankut shtohet pas cdo vrasjeje.

Posa te keni gjetur nje beteje dhe te keni hyre ne te,ju do shihni foton e fushebetejes.Ne anen e majte gjendet shteti juaj apo aleati i shtetit tuaj per te cilin ju luftoni,ndersa ne te djathte armiku.


Per te sulmuar nje armik klikoni butonin “Fight”

► 1 - Demtimi:kjo tregon sa demtim keni shkaktuar pas cdo vrasjeje per shtetin qe po luftoni.Demtimi qe ju shkaktoni varet nga forca juaj,arma qe perdorni dhe ranku ushtarak.
► 2 -Bonusi ndaj armikut natyror:ky eshte nje demtim ekstra qe i shtohet demtimit tuaj kur ju luftoni per shtetin tuaj ndaj nje armiku natyror(armiku natyror shpallet nga kongresi me shumice votash)
► 3 -Piket e rankut:10% e demtimit tuaj ju shtohen ne rankun ushtarak.
► 4 - Piket e eksperiences😛er cdo goditje qe beni ne beteje ju shtohet 1 pike e eksperiences,me qe rast konsumoni 10 energji.

Sapo te keni vrare mjaftueshem armiq do ju shfaqet nje faqe e vogel qe do ju informoj se keni arrtiur rankun “Privat”.

Por kesaj rradhe sapo arritem edhe nivelin e dyte
Ne te dyja rastet kliko “Get reward” per te marre shperblimin.



Misioni tjeter “Hero i se ardhmes” kerkon vrasjen e 5 kundershtareve ne fushebeteje,gje qe per ju tashme eshte e kryer.

Misioni tjeter te gjeni nje pune dhe te punoni per here te pare.

Per te punuar ne fabrikat tuaja shkoni tek “My Places” dhe selektoni fabrikat ku doni te punoni

Pas kesaj klikoni butonin “Start production” per te filluar prodhimin

Ne cdo fabrike mund te punoni vetem nje here ne dite,dhe per te punuar ne secilen do konsumoni nga 10 energji.


Poashtu ne pjesen e siperme te faqes do te shihni nje foto te tille:

Klikoni “Get a job” dhe do te kaloni tek tregu i punes ku perzgjidhni oferten e pare,sepse do merrni page me te larte.
Pastaj klikoni “Work” dhe do merrni pagen tuaj ne forme te parave.


Misioni tjeter eshte “Detyrat ditore” te cilat veqse i kemi perfunduar.


Detyrat ditore jane nje forme e nje misioni ditor qe gjendet ne kryefaqe,dhe e tera qe duhet bere per ta perfunduar ate eshte te punoni dhe te trajnoheni.

Per te marre shperblimin klikoni “Get reward”


Pastaj do shihni nje faqe te vogel qe do ju jap informacion lidhur me detyrat ditore.
Nga dita 1 deri ne te 4-ten shperblimi eshte 1XP dhe 1 force.
Ne diten e peste do te merrni 5XP dhe 5 force



Misioni tjeter eshte te kaloni nivelin dhe kerkese e ketij misioni eshte te arrini nivelin e peste.

Per te mberri me shpejte nivelin e peste shkoni ne fushebeteje dhe luftoni.
Perderisa luftoni keni mundur te shihni se energjia ka nje limit.Dhe se mund te rimbushni 10 energji cdo 6 minuta,por qe perseri ndalon ne nje limit.
Limiti per energji varet nga niveli juaj,ndersa kur arrini nivelin 20 shiriti i energjise suaj arrin ne 500 dhe aty ndalet edhe nese kaloni ne nivel me te larte.


Misioni tjeter “Bashkoju nje ushtrie” kerkon qe te futeni ne nje njesi ushtarake
per te pare listen e njesive ushtarake mbajeni mausin mbi butonin “Community” dhe ne menyne renese klikoni “Military Unit”.
Aty mund te perzgjidhni ciles njesi ushtarake doni ti bashkoheni.

Misioni tjeter “Anetaresi e plote”
kerkon qe te beheni anetar i njesise ushtarake,jo rekrut.

Per te arrit nje gje te tille duhet qe te:
► te beni 10 vrasje
► te keni rankun ushtarak qe kerkon komandanti i njesise ushtarake.


Pasi te keni plotesuar kerkesat per tu anetaresuar ne njesi ushtarake kthehuni ne kryefaqe dhe klikoni butonin “Become a member”



Urime ju keni permbushur me sukses detyrat e dites se pare ne eRepublik.Mos harroni kthehuni perseri cdo dite ne loje dhe ndihmojeni eShqiperine.

Me respekt: Ministria e Edukimit