[MoE]Rrisni sigurine e llogarise tuaj

Day 2,155, 09:15 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Rrisni sigurine e llogarise tuaj

Perpos lojtareve te ndershem qe e luajne lojen sipas rregullave,dhe tregojne miresjellje ndaj lojtareve te tjere,ekziston edhe pjesa tjeter e lojtareve te cilet “mirren” me vjedhjen e llogarive(akountave) te te tjereve.

Nder metodat qe perdorin jane:
Phishing- ju dergojne linqe qe pasi ti hapni ju shfaqin faqe qe duket si eRepublik dhe nese ne te shkruani te dhenat e llogarise suaj(e-mail dhe fjalekalimi) keto te dhena do shkojne tek ai qe e menagjon ate site,dhe llogaria juaj do vidhet.

Mos shkembeni te dhenat e llogarise tuaj me aske.Raportojini te gjitha mesazhet qe mund tiu vijne nga lojtaret e tjere,se kinse jane stafi i eRepublik dhe te dhenat e llogarise suaj i duhen per te shtuar gold apo premtime te tilla te rrejshme.Mesazhe nga adminat ju vijne vetem nga ky akount- http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/2 - mesazhet qe ju vijne nga ky akount kane prapavije te verdhe.

Perdorni antivirus te mire dhe skanojeni shpesh kompjuterin/laptopin tuaj per ndonje virus apo programe te ngjashme qellim keqija.Veqanarisht kujdes gjate shkarkimit te fileve (.exe),(.dll files),(.bat) etj.

Poashtu kujdes gjate perdorimit te kompjutereve ne internet kafe.Para perdorimit skanojeni kompjuterin dhe pasi te perfundoni punen ne eRepublik sigurohuni qe keni dalur (logout) nga llogaria juaj.Opsioni "Remember Password" nuk ben te jete i aktivizuar,sepse pastaj edhe te tjeret mund te hyjne ne llogarine tuaj.

Per cdo dyshim qe keni se dikush po perpiqet tua vjedh llogarine tuaj,iu dergon mesazhe te dyshimta me linqe te shkurter (bit.ly,goo.gl) dergojini nje tikete adminave ne sektorin “Game support “ ne nenkategorine “Lost Account”



Si te rrisni sigurine e llogarise tuaj?

Vendosni nje fjalekalim “te forte”
Fjalekalimi juaj duhet:
-Te kete se paku 6 karaktere
-Te kete shkronja te medha dhe te vogla
-Te kete se paku nje numer

Mos perdorni emra te thjeshte te cilet mund te gjejne perdorim ne dite te zakonshme apo qe gjenden ne fjalor,gjithashtu mos shkruani shkronjat me rradhe te tastjeres p.sh. ("qwerty" dhe "12345" nuk jane fjalekalime te sigurta)
Poashtu edhe siguria e e-mailit tuaj eshte e nje rendesie te veqante,sepse nese dikush hackon e-mailin tuaj ai mund tia nderroj fjalekalimin llogarise suaj ne eRepublik.



Security code (kodi i sigurise)

Qe nga Dita 1681 adminat e eRepublik kane futur ne perdorim kodin e sigurise per te rritur sigurine e llogarive te lojtareve.Kodi i sigurise mund te vendoset nga faqja “edit profile” dhe duhet te kete 4 karaktere(shkronja ose numra).

Ky kod perdoret kur:
-ulim kualitetin e ndonje kompanie
-ulim kualitetin e qendrave te stervitjes
-ulim kualitetin e fabrikes se raketave
-shesim nje fabrike

Nese e shkruani gabimisht 5 here rradhazi kete kod do te bllokoheni qe te beni qdo transaksion.Per te zhbllokuar transaksionet duhet tu dergoni tikete adminave ne sektorin “Game Support”.
Nese llogaria juaj hackohet dhe ju nuk keni vendosur kodin e sigurise,ne rastet kur fabrikat/qendrat e stervitjes u jane prishur stafi i erepublik nuk merr pergjegjesi dhe juve nuk do ju kthehen florinjt e humbur.

Me respekt: Ministria e Edukimit