A do të pranoj presidenti kerkesën tonë pas ofertës së tij?
Rilindasi
PERGJIGJE PAS KERKESËS PËR TË U FUTUR NË QEVERI, PRESIM PERGJIGJE NGA PRESIDENTI NESE DO E PRANOJ KERKESËN TONË TASHME.
Dua të ju njoftoj që kemi marë kerkesë për të udhehequr zv presidenten në ketë mandat qeverisës nga ana e qeverisë shqiptare ketu dhe e gjitha për ketë muaj të nentorit të shenjtë shqiptar.
Pas konsultimeve të mëdha që kemi pasur kemi vendosur të ofrojmë ketë gjë për ketë muaj:
Rezyme: Në San Marino udheheqet me nga 6 muaj me sistem dualist të qeverisjës, dhe me ruajtjen e pavarësisë dhe konceptit politk.
Partia reformatore është e gatshme me një kusht të vetëm: Kerkon të udheheq e pavarur në keto dikastere:
Në ministrinë e puneve të jashtme; departamentin e diplomatëve.
Në ministrinë e drejtësisë; krijimin e bazës juridike që e patëm filluar me ligjin për shtetesinë, për të vazhduar dhe miratuar plot 10 ligje të reja si bazë e shtetit, ne nuk duam një pozitë kukull andaj do paraqesim se ku mund të japim kontributin tonë.
Në ministrinë e edukimit ; dy tutorë nga plani i administratorëve, dhe të drejtën për të udhehequr me shkollen e tutoreve .
Në ministrinë e puneve të brendshme; dikasterinë e ri të hetimit të puneve të pista që janë berë deri më tani dhe ndarjen e shapit prej sheqerit.
Në ministrinë e ekonomisë; aplikimin e planit tonë për fabrikat shteterore.
Menaxhimin e dy fabrikave shteterore.
E perseris, ne DO TË QEVERISIM në sistem dualist, postet që i permenda do i udheheqim me pergjegjesi të plotë, por të pavarur.
Sepse më i madh është flamuri i Shqipërisë se sa ai i partisë, vendosëm që të e marim në konsideratë ftesën e presidentit, për të berë bashkë Shqipërinë në ketë muaj dhe e vleresojmë se vetëm në ketë menyrë do ruajmë pavarësinë tonë të mendesisë së partisë reformatore.
Andaj ne jemi të gatshëm që deri në zgjedhjet e ardhshme të zbatojmë planin tonë qeverises në dikasteret ku do udheheqim.
Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoftë Shqipëtarët.
Lexoni ketë artikull.
Comments
V!
V ::: punë të mbarë në qeveri !
eMc Dreccy , nuk jemi në qeveri mik, po presim pergjigjen e Jonkastriotit, duam të qeverisim të pavarur me sistem dualist .
V bravo ju qofte ty dhe jonkastriotit. Jepni shembullin e mire qe shqiptaret jane ne gjendje te bashkjetojne njeri me tjetrin.
edhe pse e keni veshtir qe te beni dicka ne ket mandat ju uroj sukses por une ju premtoj qe do te luftoj qe te kemi kongres
Eros mik, po presim se çfarë po thotë Jonkastrioti për iden tonë, besoj që do e pranoj sepse ai i pari kerkoi të bashkohemi dhe pati zera, ne ende nuk jemi në qeveri por kerkojmë sistem dualist, ministrinë e mbrojtës do e udheheq JonKastrioti ne do e mbeshtesim të gjithë, ne kerkojmë të udheheqim pikat që kemi permendur.
Shume ide e mire me ne fund BASHKE
nisma e presidentit eshte shume e mir dhe e pergezoj ndaj po te ftoj ty qer te ulesh ne tryez e te diskutoni per te miren eAlbania prandaj ti leni kushtet po menduat per te miren e te bashkpunoni un kaq kam e kaq ja kisha keshillu jonkastriotit e ty flm
Lilo, ne mendojmë se në keto tema mund të japim kontributin tonë për Shqipërinë, dhe madje besojmë që sistemi i San Marinos duhet të jetë praktikë e çdo qeverisje nese duam unitet për disa tema. Edhe kjo ulje në tryezë është e jo grusht tavolinës.
Nuk po e shof qe paske kekru dicka qe mund de deshmohen vlerat e juaja : Un propozoj qe Rilindasit ti jepet Ministria e Mbrojtjes si dhe 2 nga 4 MU-te shtetrore qe te menaxhohen nga ky.
Banken e shtettit dhe Ministrin e Ekonomis pra pasi po i don fabrikat 😃
Keto propozime po i jap duke pas parasysh ankesat me te medha te rilindasit qe i ben me muaj te tere🙂
I juaji festimbeqa
Jo festim, keto di kemi kur të i fitojmë zgjedhjet, tani kemi berë kerkesa të arsyeshme të cilat dhe presidenti mund të i perballoj.
hahahah Ke frig, Te kapi Paniku ? Cfar ndodhi
E ke mundesin te Jesh pjestar i qeveris gabimni jot esht ber ne kerkesa se duhet te kekrosh per ata gjera te cilet vazhdimisht ke kritikiu 🙂
Sidomos Ministrin e ekonomis kam shum deshir ta shof ne duart e tua me gjeth banken e fabrikat e te shofin populli se kush je se un te njoif 😃
Unë nuk kam sulme paniku, unë vetëm kerkova diçka me të cilen do benim punë të mirë për kombin. Kur kerkoni bashkim pse tani filloni me rezerva medyshje? Ne do të mund të kerkonim edhe keto gjera.. Por presidenti është komandant suprem i ushtrisë, keshtu e do rendi apo jo? Mendoj se pasi që vet po keni sulme paniku po mendoni se edhe neve jemi sikurse se juve. Ne do bejmë reformë ne keto që kemi kerkuar. Dhe do kemi një muaj të mirë të pavarësisë së Shqipërisë bashkë. Je duke thenë fjalë pa sens
Ok e qart ne askepktin ushtarak mir e ke po ministrin e ekonomis edhe njeher po e ceki edhe mos i ik pergjigjes se nuk ban me i ik po ballafaqohu🙂
Ministrin e ekonomis duhet ta kesh ti se bashku me fabrikat e shtetit edhe banken edhe per ket gje do e lus jonin qe ta japi 🙂
Njekohsisht besoj se edhe popoulli esht i interesuar te te shofi ty se cfar ke shkruar ne artikujt e mehershem qe i kam ne arhiv e cfar kapaciteti ke ne te vertet apo jo ?
I juaji festimbeqa
Po FestimBeqa, po e presim presidentin të shohim se a do pranoj kerkesat e opozitës dhe më pas do u tregojmë për kapacitetet që i kemi.Faleminderit për interesimin tuaj, në artikull shkruan sakt se çfarë saktesisht ne duam. Ne nuk jemi marionet dhe as kukullë e ndonjë qeverie, ee as fshisë për të u perdorur. Lute presidentin që të jap dohereqje pra, dhe ne do kemi në kontrollë dhe pjesën që ju deklaroni, por duke qenë në opozitë, Nese ne do kemi mandatin në muajtë në vijim, do ju tregojmë ...
...edhe për funksionimin e ekonomisë , menaxhimin e fabrikave (shih artikullin e Visarit se si implementon planet tona, edhe pse nuk i zbaton të gjitha pikat, por ka mendesi të re) , dhe besojmë se ngadalë ne do të bejmë reformë. Ju po na dergoni në revolucion, Joni u bë president, detyrë e tij është të e udheheq shtetin, ne vetëm po e ndihmojmë për hirë të festës kombetare, dhe po e ndjejmë si obligim kombëtar festim. Andaj të lutëm leje çdo inat anash sepse jemi në muajin e pavarësisë.
Ahh ke frik ta marresh ket muaj se do te shkatrrohesh e pastaj populli do e kuptoj se ti nuk ke iden ksaj puna 🙂 Jo vlla jo nuk ka ktu ta provojm. Merre Deshmoje se je i duhuri pastaj populli te voton .
Popullii do pun do verpa don ta shofi se kush ne te vertet esht ai Rilindasi ekonomist i shquar ne artikuj le ta tregoj ate ne praktik . Jemi kureshtar te gjith te shofim se cka do ndodhi edhe njehr po e ceki
Merre tash e deshmo veten se meriton muajin e ardhshem me qen president .
Jo festimbeqa e shoh se je injorant nga politika, në politkë behet keshtu: e ke pushtetin, e deshmon se nuk je i aftë dhe rezohesh, e deshmon se ke punuar, përseri populli do të kerkoj, andaj të inkurajoj që të na votoni në të ardhmen për të na parë se si do qeverisim. Ne ishim të dytit në zgjedhje, Joni na ftoi për të u futur në qeveri, ne kemi legjitimitetin për të kerkuar pikat tona. Të sugjeroj të behesh anëtarë i partisë, të fitosh besimin e keshillit të partisë , me keshillat tuaja dhe me
...mendimet tuaja do që do paraqesesh, ne do i diskutojmë dhe më pas do shohim se çfarë thotë shumica dhe do vendosim në bazë të saj. Të inkurajoj pak demokraci në vend të nepotizmit dhe jo meritokracisë.
Asnjeher nuk kam qen aktiv ne politik e as qe jam marr me politik ne loj po gabimi yt si person esht se mendon vetem per politik ndoshta nuk ke mundesi te arrish ne jet reale e beson se ketu od e arrish 🙂
Ndersa ti nese do beshesh pjes e qeveris qe i bie edhe pse ske fitu je ples e koalicionit qe do e ndash pushtetin se bashku.
E pastaj te shofin populli se kush ne te vertet ka qen injorant e kush nuk ka pas lidhje me lojen 😃
Un nuk ka nevoj te fitoj binjen e nje partie prej 4 antaresh se e kam fitu bindjen e 422 qytetarve qe me kan votuar per president 😃
Po ato vota nuk i kam fituar duke ber artikuj e letersi por duke ber pune e strategji se o vlla i dashur nje ta kesh te qart qe nuke din ende as kurr ske per ta kuptu ajo esht :
Kjo loj nuk esht as politik e as letersi por esht STRATEGJI kshtu qe leri pallavrat se mlodhe e futu ne qevere kap e puno 😃
Jo festim, lexo të sugjeroj menyren e qeverisjës në San Marino, do e kuptoni dhe artikullin që kemi shkruar. Ne do kemi sistem dualist të qeverisë , sdo ndajmë pushtet së bashku, unë do qeverisë me keto pika , joni me pikat e tij, por do jemi nën trungun e Shqipërisë për hirë të 28 nentorit. Nuk dua poste virtuale , sepse ato nuk më interesojnë , por dua të jap kontribut për ketë komunitet, po kjo po më intereson. Andaj të prift shneta.
Ok un nuk e di si udhheq san marino as nuke di politiken 🙂
Po ti Prano ministrine ekonomis e tregoje veten qe nuk je injorant ne ekonomi e nese je injorant ne ekonomi ather beje nje artikull e kerkoj falje ish ministrit te ekonomis e presidentit te athershem dhe te kisha propozu titullin tja vesh jam INJORANT.
Nuk dua ta zjas me shum edhe nuk doe kthej komenitne ardhshem .
SHpresoj qe populli i lexon disa nga komentet edhe e shef se sa injorant na paska qenur ki RILINDASHI qe ka frig te merret me ceshjten qe ia ka kushtuar disa mijra shkronja e dhjetra arttikuj.
I juaji festimbeqa
Mirë Festim.
nese opozita eshte e zonja ti udheheqe denjesisht postet qe kerkon...pse jo?🙂
Jepja gishtin ta merr doren..
+1 festimbeqa pajtohna plotsisht me ty. Rilindasi deri tash tu kan koqit gishtat tu shkru per qato ankesa rreth ekonomis tash kur e ke mundesin kerkon "poste" tjera ..
derisa rilindasi fitoi 38 % te votave eshte normale te kerkoj edhe 38 % te posteve nuk eshte kjo qe ne shqipataret kerkojme ne maqedoni? pra te marrim poste ne shtet aq sa perqind te votave marrim? pse ketu ne loje ju dukerka kaq e padrejte qe rilindasi kerkon drejtimin e ketyre ministrive per me teper kur ka qene vete presidenti qe ja ka kerkuar te bashkpunoj ne drejtimin e qeverise?
Për nji shtet të fortë Arius argiri, ai që humb votat nuk ka pushtet, ngelet opozitë, për me i dhanë shtytje pushtetit që mos të ngec shteti. Nëse njana palë fiton 40% e tjetra 38% dhe të dyja marrin pushtet, ekziston rreziku që ai shtet të mos funksionojë, mu për shkak asaj që nuk ka nji opozitë të denjë.
Praellyric, mik i dashur, për hirë të muajit të nëntorit ne do synojmë një pushtet të tipit të San Marinos, me anë të së cilës do qeverisim të pavarur, dhe madje dhe duke qeverisur mund të e bejmë opozitën shumë mirë. Keni ndonjë gjë që nuk e keni të qartë në ketë artikull? Sigurisht presidenti na ofroi bashkpunim, ne i ofrojmë sistem pa cenuar programet tona. Do ndihesha shumë i lumtur të ua sqaroja.
@Rilindasi, nuk jam aspak kundër bashkëpunimit, përkundrazi dhashtë Zoti e të gjithë shqipëtarët bahen bashkë e vazhdon bashkëpunimi. Mundesh me vërejtë në komentim tim që as nuk kam diskutue lidhur me artikullin, ishte vetëm nji kundërshtim ndaj Arius argirit, që kish qejf me i përgjithësue gjanat. Përndryshe artikulli ishte shumë i thjeshtë për tu kuptue. Por, pasi që ndërhyne, pse mos të ta baj ni pyetje. Pse nuk kërkove Ministrinë e Ekonomisë, a nuk ishte pikërisht kjo Ministri ...
...ajo për të cilën villje vrer gjatë tanë kohës?
Presidenti më ofroi vetëm postin e zv presidentit, unë po kerkoj diçka me të cilen mund të kryej punë dhe besoj që mundem . Përndryshe presidenti nuk është pergjigjur. Por mund të e lexoni artikullin në teresi, në aspektin ekonomik ne kerkuam menaxhimin e dy fabrikave shteterore dhe zbatimin e planit tonë për fabrikat shteterore. Mund të ma rikujtosh se perveq diskutimeve për Claudek që ka berë zhvatje të buxhetit dhe menaxhimit të fabrikave shteterore( e cila është në kerkesat tona) ku ...
... ku kemi trumbetuar më shumë? Dhe po kerkesat tona perfshijnë edhe sqarimin për ata që kanë keqperdorur, e që perfshihet pjesa e keqperdorimeve të claudek, dhe kerkesë e jona po ashtu është plani për fabrikat shteterore dhe menyrën se si të menaxhohen, madje ne kerkuam dhe dy fabrika për të vendosur balancin , mua më duket kerkesë e arsyeshme mbi ato që mund të ofrojmë neve. Kam kujtesë me gjasë të dobet, do ndihesha mirë të më rikujtoje aspektet ekonomike tjera që kemi prekur. Faleminderit.
O Karius vlla i dashur rilindasi nuk i fitoi ata vota po ia dham ne edhe njeher po ju them mos u lavdroni me gjera te atilla hahahah sa me qeshet kur mendoni se keni fitu 😃
Nuk fitohen votat duke fol keq per te tjeret e me ngrit veten ne at menyr sepse esht menyra me e keqe qe egziston edhe per at ju nuk mund te ngriheni 🙂
Nga gjith keto poste nuk pash asnje qe mund te kontriboj direkt per shqiperin ose te permirsoj ankesat e juaja qe keni bo me heret.
I juaji festimbeqa
o Arius kerkesa jote esht pa logjike,sepse i bie qe vendi i 2 te marre gjithmone poste ne qeveri..
nejse me aq sa kam par ka pas shum debate e percarje kto koh,mendoj se Joni do perfshije edhe opoziten dhe shpresoj qe percarjet te marrin fund..
Respekte per te gjith : )
"Në ministrinë e puneve të brendshme; dikasterinë e ri të hetimit të puneve të pista që janë berë deri më tani dhe ndarjen e shapit prej sheqerit." a e di Rilindasi qe ky muaji eshte muaji i krenarise eshte 28 nentori nese do me bashkpunu ne te gjitha anet "e jo ti ku do e qka do", eja e puno e nese ke nderment te bejsh hulumtime e ndarje perqarje rri aty ku je sepse jena ngope me hulumtimet perqarjet manipulimet e tua 🙁
flm me respekt Jonkastrioti
jonkastrioti -.. vec pergjigje prej presidenti qe nuk ishte kjo pergjigjja jote
JonKastrioti , pra pergjigja është jo?
JonKastrioti, po të pyes publikisht, jeni pro ose kundër pikave në TERESI TË CILAT i kemi paraqitur? Mareveshje e cila do na bashkonte ketë muaj. Mjafton një pergjigje po ose jo.
Une te afrova postin e VP qe te shofish edhe ti se si shkoje punt te jesh present ne mledhjet e EDEN te japish suplies etj etj e jo ndarjen e qeverise ne dy pjese keshtu qe per pikat e tua une them JO .
Shum po kerkon Rilindasi dhe kjo ti qeverisesh ne menyre te pavarur ca do te thuash me kete?! tani do punoni bashke me Jonin apo vete?! -.-
Mirë Jonkastrioti, fillo kerko zv tjetër . Kerkesat tona ishin legjitime të arsyeshme, por për juve nuk janë kështu andaj po e shoh që Jo e juaja është e prerë, në ketë menyrë ju uroj sukses në qeverisjën tuaj , ne do të jemi ketu për të luftuar për Shqipërinë çdo herë që na kerkohet.
btw sapo me ra ne vesh qe ju Rilindas, nuk hyni kurre ne chat. Si mendoni te drejtoni tere keto poste nese s'futeni ne chat?
sidoqofte duhet te vazhdoj te kembengul qe opozita te perfshihet ne qeveri
Kerkesat e tua nuk ishin as legjitime as te arsyeshme per Shqiperine .
Shqiperise nuk i nevojiten perqarjet as ndarjet ne dyshe por bashkim e ti vazhdo me artiklla hulumtuese ndarje perqarje sepse kjo eshte e vetmja rruge qe ti di !!!
tjetra, mendoj qe kur propozova gjitheperfshirjen ne qeveri, doja te thoja qe opozita dhe pozita te mblidheshin e te diskutonin mbi postet qe do te merrnin, jo qe opozita te jape nje propozim dhe alternativat e vetme te jene PO ose JO. kjo gje s'shkon, te prere jeni te dy palet per mendimin tim. duhet te beni kompromis e jo te jepni urdhera.
Asnjë post nuk kerkon të jemi anëtarë të chatit, ne nuk duam të jemi administratorë të chatit ose moderator ose çfardo tjetër. Cila pozitë që kemi paraqitur ketu ju benë të mendoni se duhet edhe chati për të funksionuar? Ma thoni do isha i lumtur të ua sqaroja. Dhe mendoj se do ishte e kotë sepse presidenti tha fjalen e tij.
Ne nje nga pikat keni kerkuar ministrine e jashtme. Eshte e pamundur te drejtosh kete ministri pa perdorur chatin. Duhet te bisedosh direkt me lideret e shteteve te tjera, ambasadoret, komandantet e huaj etj.
Nuk mund te besh politika te jashtme me mesazhe ingame apo me komente neper artikuj.
Pas se gjithash kjo metode nuk eshte e krijuar nga une, dhe perdoret nga e gjithe eBota sidomos per kete ministri ku duhet te jesh ne gadishmeri.
Dhe me falni qe ju pyes, pse nuk doni te perdorni chatin?